Plas lufta Veliaj-Rama/ Kryebashkiaku emëron vetë pasuesen e tij
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga qelia e burgut në Durrës, ...

Gazetari Klodian Tomorri ka kryer një analizë të lëvizjeve më të fundit që tregojnë luftën që ka plasur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky i fundit ka emëruar besniken e tij, Sara Goxhaj, që të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetares së bashkisë, një detyrë që i ishte ngarkuar Anuela Ristanit nga Rama pas arrestimit të kryebashkiakut.
Pas kësaj Rama ka urdhëruar shkarkimin e Goxhajt për të rivendosur sërish në detyrë Anuela Ristanin.
Gazetari Klodian Tomorri thekson se kjo është një luftë. Sipas gazetarit, Veliajt iu desh një muaj në qeli për të kuptuar se kush ishte koka e komplotit.
“Fushate dhe komplote. Edi Rama caktoi Ristanin si mekembesen e vet per te drejtuar bashkine e Tiranes. Sot Veliaj nga burgu ka shkarkuar mekembesen e Rames dhe ka emeruar te veten. Kjo domethene lufte.
Me sa duket Lalit iu desh nje muaj ne qeli te kuptonte qe nuk ishte Ulsiu koka e “komplotit”. Por dikush tjeter e kishte kuptuar me heret. Dikush me eksperience shume te madhe ne keto gjera, dhe qe e di shume mire se si funksionojne intrigat e pallatit”, shkruan Tomori.
Nga ana tjetër Tomorri analizon dhe tonet e zbutura të kreut të PD-së, Sali Berisha, ndaj Veliajt, duke e quajtur këtë një aleancë të heshtur mes dyshes Berisha-Veliaj.
Berisha prej kohësh duket se është vënë në mbrojtje të Veliajt duke thënë se janë Rama dhe Ulsi Manja ata që e kanë futur në kurth sa u përket përgjimeve të bëra nga SPAK-u.
“Sali Berisha ka kohe qe ka zbutur tonet ndaj Erion Veliajt. Para dy tre ditesh madje tha qe nuk eshte puna qe te bejme Maks Haxhine ketu, por keta Veliajn e futen ne kurth me metodat e peshtira te sigurimit te shtetit.
Por a mund te funksionoje alenaca e heshtur mes Sali Berishes dhe Veliajt? Kjo eshte ende heret te thuhet.
Por per ironi te fatit, aleati i vetem potencial i Erion Veliajt ne majen e politikes sot, eshte Sali Berisha. Kush do ta mendonte?
Tani Veliaj duhet te jete i qarte per shume gjera. Pikesepari per ate se fantazma me emrin Nesti Angoni nuk mund te vinte ne levizje nje ingranazh aq te rende sa ai i drejtesise, pa dijenine e Komandantit Suprem.
Se dyti, qe dikush e perdori goditjen e tij, ose me sakte gabimin fatal te hyrjes ne lufte me prokuroret dhe gjyqtaret, duke ja komplikuar edhe me shume gjerat. Dhe sigurisht ky dikush nuk ishte ne opozite.
Aleancat ne politike jane fluide. Por me interesantet jane gjithmone ato te heshturat, mes armiqve qe dikur kane dashur te ekzekutojne njeri tjetrin”, deklaron Tomorri./ CNA
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga qelia e burgut në Durrës, ...
Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në Sy...
Kryedemokrati Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në Syr...
Kryedemokrati Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në Syr...
Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në Sy...
Luli Bashës i ka dalë gjumi më herët se sa priste kryemini...
Kryeministri Edi Rama vijon të tallë Luli Bashën. Në një v...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është ftuar në reziden...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në em...
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zg...
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zg...
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pro...
Ministri i Mbrojtjs, Pirro Vengu në një dalje televizive k...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka fol...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me UN Women ...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu...
Del nga SPAK miku biznesmen i kryebashkiakut të arrestuar ...
CNA një ditë më parë raportoi se Bashkia Tiranë i ka pagua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...