
Pas shumë debatesh që kanë zgjatur mbi dy orë, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Meta për Parkun Kombëtar të Butrintit.
Lidhur me këtë votim, ka ardhur pak më parë edhe reagimi i Kreut të Shtetit, i cili fton deputetët të lexojnë me më shumë vëmendje arsyet ligjore për kthimin për rishqyrtim.
Ai e cilëson vendimin e komisionit si politik, ndërsa thekson se kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.
Deklarata e plotë e Metës:
Mbroni Parkun e Butrintit dhe vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore kombëtare!
I ftoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara edhe sot në Komisionin e Ekonomisë nga Këshilltari im Ligjor, z.Bledar Dervishaj lidhur me Dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të Marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit, që:
– cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;
– cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;
– cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;
– bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
– praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;
– procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;
– shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;
– për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Europian.
I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi./ B.A. - CNA.al
Gazetari Endri Xhafo ka këshilluar drejtorin e kabinet...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur me tone të...
Pas publikimit të të dhënave personale dhe pagat e shqipta...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga zëdhënësja Flori...
Zbardhet debati në korridoret e Kuvendit, para nisjes ...
Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku p...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë po diskuton sot në l...
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endri...
“Supermeni” i selisë së bravave, Enkelejd Alibeaj, të cili...
“Sudja” e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se vijo...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje mëngjesin e s...
Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur me alternativa të q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte në “Open”...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se ...
Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar sonte në “Open”, mes ...
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur për aferën e incener...
Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se si do ta organizojë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...