
Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj, është shprehur në një intervistë televizive se rreth 90% e Grupit Parlamentar të PD-së nuk e mbështesin idenë e një pjese të kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 29 korrik. Gjatë intervistës deputeti tha se PD nuk mund të mbetet peng i disa personave që e përdorin për interesa personale.
Ndër të tjera ai paralajmëroi se java e ardhshme do të ketë zhvillime të reja dhe shprehu bindjen se mund të shkohet drejt bashkimit të Grupit Parlamentar të PD.
“Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, nuk do të bëhem pjesë e një farse të tillë. Nëse ndodh, do të dal si deputet i pavarur. Besoj që gjatë zgjedhjeve lokale, kam qenë në krye të fushatës. Të gjithë demokratët kanë qenë bashkë dhe kam udhëhequr fushatën për 30 ditë. Duhet të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të punojmë fort për të ardhmen. Edhe Berisha duhet ta lexojë mirë këtë situatë. Besoj se java tjetër do të ketë zhvillime të reja.
Besoj se në zonën tonë elektorale, pjesa më e madhe e demokratëve ishin të bashkuar. Ishin shumë faktorë që ndikuan në këto zgjedhje. Kandidatët e primareve ne i konsideruam si kandidatë të PD-së. Kam bërë gjithçka që të bashkohen demokratët dhe të arrihet në një fitore. Ndërhyrjet e pushtetit me të gjitha mjetet bënë që ne të mos fitonim. Por edhe sigla, demokratët nuk pranojnë të regjistrohen në një sigël tjetër. Jam i vetëdijshëm se ku kanë qenë problemet ku ne kemi çaluar në këtë fushatë. Unë besoj që java tjetër do të ketë reagime të tjera. Nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar të pjesës së Rithemelimit, do të ketë një tjetër dinamikë. Besoj se do të arrihet në bashkimin e grupit. Ne kemi përcaktuar 5 pika, mes të cilave bashkimi i grupit parlamentar dhe i PD", tha deputeti.
"PD nuk mund të rrijë peng i disa personave, pasi demokratët kanë vuajtur për interesat e disa personave. Situata kam bindjen e plotë se do të ndryshojë. Nëse ne themi që të respektojmë statutin e PD-së, por si mundet një kryesi të marrë vendime, a duhet një Këshill Kombëtar që të miratojë të gjitha këto vendime? Jemi 90 % e grupit të PD që nuk e mbështesim këtë rrugëtim dhe këtë ide që e mbështesin një pjesë e vogël e kryesisë. Nëse ti do t'i japësh legjitimitet dhe ta bësh të besueshme një forcë politike si PD, duhet të kalosh vendimet në Këshillin Kombëtar. Ramadan Likaj do rë respektojë elektoratin e Malësisë së Madhe dhe do të jetë pjesë e tyre.” u shpreh më tej ai.
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar draftin e propozuar ...
Gjatë bisedës me moderatorin Ylli Rakipi dhe një panel gaz...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ...
Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth situatës brenda ...
Deputeti Saimir Korreshi ka zbuluar se kërkojnë që t’i...
Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi, është zh...
Një nga njerëzit besnik të Lulzim Bashës e ka pranuar brak...
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së vulës pak ditë më ...
Baton Haxhia, analisti dhe gazetari që ka “superfuqinë” të...
Partia Demokratike e vulës ka vendosur që të mbajë zgjedhj...
Partia Socialiste organizoi sot një festë për 32 vjeto...
Bylykbashi flet për pavlefshmëri të votimit në burgun ...
PS mbajti sot një festë për 32-vjetorin e themelit të ...
Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e Partisë Socialiste, k...
Partia Socialiste po zhvillon sot një festë në Pallati...
PS feston sot 32 vjetorin e themelimit. Socialistët po e k...
Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, gazetar...
Lulzim Basha është viktimizuar për sulmet që i janë bë...
Deputeti Luan Baçi ka analizuar përplasjet brenda Part...
Deputeti Luan Baçi ka folur ditën e sotme lidhur me zg...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...