Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth situatës brenda Partisë Demokratike të vulës duke e quajtur një "kafshë të zbutur" nga qeveria Rama.
Ai është shprehur se Lulzim Basha ka ambicien për të rimarrë sërish në dorë fatin e PD-së së vulës dhe për këtë ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, këto plane janë thurur me kohë nga treshja Basha, Alibeaj dhe Rama, duke përjashtuar Gazment Bardhin.
“Në dhjetor 2021 ka pasur, siç e dimë, 2 mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë gjithmonë problemi se nuk u ballafaquan me shumicën për të ndarë kush është shumica. Një pjesë e tyre nuk kanë qenë me këtë linjë që ndoqën këta dhe u bënë dy pjesët e famshme.
U duk qartazi që shumica ishte ajo e Rithemelimit, së cilës ky grup i ka ikur. Ky është mëkati origjinal. Mëkat ishte dhe përjashtimi i Berishës nga Basha pa zhvilluar një mbledhje. Kur merren ende të tilla vendime, krahu i Bashës kërkon të vendosë kështu. Ky krah ka edhe mbështetjen e kryeministrit. Bardhi është në minorancë.
Gjëja e parë që të shkon në mendje është se ka një ambicie se kush do ta marrë Kryesinë e PD-së, Basha apo dikush tjetër. Basha është shkaktari i kësaj situate dhe është një plan i hartuar më herët në bashkëpunim me Alibeajn në terma afatgjatë. Kam pasur përshtypjen se edhe Bardhi ishte pjesë e këtij plani, por tani më del se jo. Ka qenë dhe një histori e pakëndshme mes tyre, lidhur me dërgimin e një kandidati në Vaun e Dejës, kur ishte vendosur për mosdërgimin e tij. Kjo u mbajt sekret brenda partisë. Ky grup është i pabesueshëm.
Kjo palë si opozitë është vendosur në shërbim nga Edi Rama, është zbutur dhe nuk mund të garojë. I ka futur Rama për të ngrënë minjtë e shtëpisë. Kjo i jep padiskutim mandatin e radhës Ramës.
Në Fier nënkryetari i Këshillit Bashkiak i përket partisë Alibeaj-Basha dhe jo asaj të Berishës dhe Metës. Kjo tregon se këta do kenë një dorë nga qeveria. Ashtu si Rama do të kontrollojë çdo pushtet, ashtu do edhe opozitën. Zgjidhja do ishte një Kuvend i madh, por jo vetëm me zgjedhje sepse do fitonte Berisha prapë, por me një marrëveshje ku mund të mbeten me fraksionet e tyre, por duke dalë dikush që mund ta zgjedhin. Me sa shoh asnjë palë nuk do që të bëjë diçka të tillë”, u shpreh ai./ CNA
Deputeti Saimir Korreshi ka zbuluar se kërkojnë që t’i...
Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi, është zh...
Një nga njerëzit besnik të Lulzim Bashës e ka pranuar brak...
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së vulës pak ditë më ...
Baton Haxhia, analisti dhe gazetari që ka “superfuqinë” të...
Partia Demokratike e vulës ka vendosur që të mbajë zgjedhj...
Partia Socialiste organizoi sot një festë për 32 vjeto...
Bylykbashi flet për pavlefshmëri të votimit në burgun ...
PS mbajti sot një festë për 32-vjetorin e themelit të ...
Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e Partisë Socialiste, k...
Partia Socialiste po zhvillon sot një festë në Pallati...
PS feston sot 32 vjetorin e themelimit. Socialistët po e k...
Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, gazetar...
Lulzim Basha është viktimizuar për sulmet që i janë bë...
Deputeti Luan Baçi ka analizuar përplasjet brenda Part...
Deputeti Luan Baçi ka folur ditën e sotme lidhur me zg...
Disa anëtarë kryesie të PD-së së vulës kanë nisur lëvi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar shqiptarët që të pë...
Në 14 qershor në Gjakovë pritet të zhvillohet mbledhja e p...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë sea...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...