
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi kërkon që SPAK të hetojë procedurat për dhëninen e lejeve për kullat dhe resortet.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, ai shprehet se për një periudhë 2-vjeçare në Shqipëri janë pastruar 1.6 mln euro në sektorin e ndërtimit.
Bardhi hedh akuza ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku shprehet se të dy janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.
"Si një nga deputetët që kam ngritur vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar", nënvizon deputeti.
Postimi i plotë:
Qeveri—bashki-trafikantë, koha që SPAK të hetojë lejet për kullat dhe resortet!
Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit. A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë.
Këtë qendrim kemi mbajtur si grup parlamentar, edhe në korrik, kur u diskutua nisma e koleges Jorida Tabakut për të përmirësuar ligjin kundër pastrimit të parave. Nuk ka asnjë dyshim, se ata që janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk mund të pranojnë veprimin e ligjit kundër tyre. Prandaj, jemi sot vendi ku qeveria, bashkia, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre me leje ndërtimi dhe pastrimi parash.
Si një nga deputetët që kam ngritur vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.
2 vjet më parë, SPAK-u hapi një hetim, pasi në përgjimet e Antimafias italiane u zbulua se lejet e ndërtimit në Tiranë jo vetëm blihen me para të pista, por ndërtimi i kullave, me firmën e Ramës dhe Veliajt, shërben për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë po bëhet me këtë hetim. Heshtja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e SPAK-ut nuk i shërben interesit publik. Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë zë gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës p...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur alarmin për ...
Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, po kryen më së miri de...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ëshë shprehur se akuzat siku...
Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur "shigjet...
Komisioni Rregullator miratoi këtë të hënë me 3 vota pro d...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ripërsëritu...
Prej disa ditësh, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka artiku...
Më 28 korrik u raportua zhvillimi i operacionit “Metamorfo...
Ish-deputeti Lefter Maliqi paralajmëron se do të bëjë ...
Të premten, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencë...
CNA raportoi dy ditë më parë se ish-kandidati për kryetar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Këtë të premte ka filluar të zvogëlohet me 25% të tjera pr...
Këtë të premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbajtur një takim ...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte koncesionin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...