
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish me tone të ashpra lidhur me nismën e Edi Ramës "Ballkani i Hapur".
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson atë si një projekt destabilizues që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.
Duke përmendur deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ish-kryeministri deklaron se "Ballkani i Hapur" është një projekt ruso-serb, anti-NATO dhe anti-BE.
Sipas tij, Aleks Soros ka përfaqësuar të atin në çdo samit, duke filluar nga samiti i themelimit në Novi Sad e në vazhdim, deri sot në Ohër.
“Sergei Lavrov and George Soros së bashku për 'Open Balkan'!
Miq, Minishengeni i themeluar në Novi Sad si Aleancë trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë dhe më vonë për të nderuar George Soros coo-frymëzuesin e tij u quajt 'Ballkani i Hapur'.
Ky projekt destabilizues për rajonin ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.
Këtë e konfirmoi dje haptas Sergei Lavrov, i cili pas anulimit të vizitës së tij në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore për avionin e tij nga disa vende anëtarë të NATO-s deklaroi se:
“Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t'i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e 'Ballkanit të Hapur'. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE-ja duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur 'Ballkani i Mbyllur'.
Me këtë deklaratë ministri i diktatorit gjakatar Putin vetëm sa konfirmon se 'Ballkani i Hapur' është një projekt ruso-serb, anti-NATO dhe anti-BE. Nuk kam pasur asnjë dyshim se 'Ballkani i Hapur' është projekt ruso-serb. Por me këtë rast rikujtoj gjithshtu se mbështetësi më i fuqishëm i 'Ballkanit të Hapur' është George Soros. Trashëgimtari i tij, Aleks Soros, ka përfaqësuar të atin në çdo samit duke filluar nga samiti i themelimit të tij në Novi Sad e në vazhdim deri sot në Ohër. Në këtë nismë gjeostrategjike anti-BE dhe anti-Nato, Lavrov dhe George Soros janë së bashku dhe kanë qëndrime identike! Sb”, shkruan kryetari i PD-së./ B.A. - CNA.al
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot n...
Bojkoti që opozita i bëri procesit të presidentit për ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot ka qenë t...
Partia Agrare Ambientaliste do të dalë e vetme në zgje...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Ohër kryeminist...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo, kom...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka akuz...
Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beye...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar seancën e fundit...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, hedh dyshime të f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas taki...
Anëtari i FRPD-së, Oleg Hanku, ka reaguar në lidhje me...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur sot për marrëdhën...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje biznesit...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi në Shqipëri me p...
Në Tiranë u zhvillua Samiti Rajonal i Transportit për proj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në tryezën e bisedimeve me...
Kryeministri Edi Rama dhe Rilindja vazhdojnë propagand...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...