Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Partia Demokratike e "vulës" ka njoftuar se ka gati konkluzionet që do të paraqesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat sqaroi se dokumenti përmban tri kërkesa ku fokusi vendoset në listat e hapura, ndryshimin e sistemit propocional kombëtar si dhe votën e diasporës.
Këto kërkesa Alibeaj i justifikoi si nevojë për ndryshimin pasi sipas tij, sistemi aktual i jep fuqi të plotë kryetarit të partisë për të përcaktuar se kush do t'i përfaqësojë qytetarët.
“Partia Demokratike është e bindur se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të ndryshojë. Do të duhet të ndryshojë duke konkretizuar dhe mishëruar atë që ka qenë kërkesë e kahershme e publikut shqiptar, e zgjedhësve shqiptarë dhe që konsiston në faktin që Partia Demokratike sot është e bindur dhe ka arritur në një draftim dhe që do t’ia paraqesë këtij komisioni, lidhur me sistemin zgjedhor. Sistemi zgjedhor i propozuar prej nesh bazohet te listat e hapura. Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka udhëzuar kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’u japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari I partisë, i cili përcakton se kush do të jenë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vetë partitë politike. Vetëm sistemi i listave të hapura e garanton këtë gjë.”- tha Alibeaj.
Po ashtu Alibeaj theksoi se sistemi, i cili sot e fragmentarizon Shqipërinë në 12 qarqe ka nxjerrë qartazi manipulimet që u bëhen zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.
“Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi I deritanishëm, i cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerrë të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhen zgjedhjet dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetues barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pesha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy elementë që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore.”- u shpreh Alibeaj.
Edhe diaspora sipas Alibeajt duhet të marrë rolin e saj në vendimmarrje.
“Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore për sa i përket votës së diasporës. Sipas statistikave, lista formale e zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë numëron rreth 3.6 milionë zgjedhës. Efektivisht marrin pjesë në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë, një numër që varion në 1.7 apo 1.8 në rastin më të mirë të zgjedhësve. Dhe përllogariten rreth 2 milionë zgjedhës shqiptarë me të drejtë vote të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak se ndodhen jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë. Kushtetuta garanton barazinë e të drejtave, një prej të cilave është edhe e drejta e votës. Të marrësh një detyrim vetëm prej Kushtetutës, jo vetëm prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por është një detyrim mbi të gjitha moral për të garantuar në mënyrë efektive votën e emigrantëve shqiptarë, të diasporës shqiptare, të shqiptarëve të cilët janë të detyruar të braktisin vendin e tyre për të qenë pjesë në përcaktimin e fatit dhe të qeverisjes së këtij vendi. Vota e diasporës sipas asaj se ç'është pikëpamja jonë, analiza jonë, do të duhet të zbatohet të implementohet dhe të realizohet nëpërmjet votimit elektronik. Votimi elektronik siç bëhet brenda territorit të Republikës, të zbatohet po ashtu edhe për shqiptarët jashtë vendit. Vota e diasporës, përveçse është një detyrim siç e thashë dhe më sipër, është edhe një masë efektive, imediate, që do të duhet t’i garantohet Republikës së Shqipërisë për faktin e dhimbshëm të braktisjes dhe të largimit të shqiptarëve nga ky vend. Do të duhet që edhe nëpërmjet njohjes, garantimit, të së drejtës së tyre, të krijojmë edhe një herë lidhjen e fortë të shqiptarëve me vendin e tyre, me atdheun e tyre.” – tha Alibeaj.
Alibeaj sqaroi se drafti tashmë ka përfunduar dhe do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka hedhu...
Më 2 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Parti...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjasht...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat me...
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me incident...
Alma Kaçi është paraqitur mëngjesin e së premtes në ambien...
Deputeti i PD-së së "vulës" Kreshnik Çollaku ka reagua...
Këtë të premte pati një sherr mes deputetëve Kreshnik ...
Deputetët e opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sul...
Mbledha e Komisionit të Çështjeve Europiane është shoqërua...
Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e...
Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë, te...
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka dhënë një mesazh...
Kryebashkiakja me origjinë shqiptare e Partisë Demokratik...
Shqipëria ka refuzuar kërkesën e vendeve të tjera të BE, p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj pro...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një kampi e...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet nga gaz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...