Provokimi i Ramës/ Xhaferri i kundërpërgjigjet: Të rinjtë e FRPD-së nuk kanë "SKY ECC"
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, i është përgjigjur kryemi...

Kryetari i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, zhvilloi një takim elektoral në Korçë, ku prezantoi programin politik dhe kandidatët e kësaj force politike për qarkun.
Në një intervistë për mediat, ai u shpreh se objektivi kryesor i partisë është të sjellë një alternativë të re për qytetarët, duke u fokusuar në ndryshimin real dhe jo thjesht në një rotacion politik mes forcave tradicionale.
“Ky është një projekt politik afatgjatë, që synon të japë një alternativë që të sjellë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin politik në Shqipëri. Ne synojmë, sipas sondazheve të kompanive të huaja, të na japin mesatarisht 10% të votave në rang kombëtar. Kjo mund të përkthehet në një mandat në qarqet ku ka më shumë se 10 deputetë dhe në Tiranë sigurisht se ka më shumë mandate atje. Ne do të luftojmë gjithandej për t’u paraqitur qytetarëve shqiptarë alternativën tonë, kandidatët tanë si p.sh. Ilirjani këtu që është një qytetar i thjeshtë që ka vendosur t’ia dalë me punë të ndershme dhe jo me pazare apo duke shfrytëzuar lidhjet politike”.
Duke iu referuar sondazheve të kompanive të huaja, Shehaj deklaroi se Partia Mundësia parashikohet të marrë mesatarisht 10% të votave në rang kombëtar, çka do të përkthehej në disa mandate në qarqet me më shumë se 10 deputetë, përfshirë Tiranën.
Në lidhje me garantimin e integritetit të votës, Shehaj theksoi se anëtarësia e partisë është e angazhuar për të mbrojtur votën e qytetarëve dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.
“Meqë po më pyet se kush do ta mbrojë votën, këtu kemi një pjesë të anëtarësisë së Partisë Mundësia që unë të garantoj që do ta mbrojnë votën e qytetarëve shqiptarë”.
Shehaj foli edhe për largimin e disa kandidatëve të Korçës nga gara, duke e konsideruar këtë një sfidë të zakonshme për një parti të re. Ai vuri në dukje se mbështetësit e Partisë Mundësia janë të vetëdijshëm për sakrificat që duhen bërë në një projekt afatgjatë politik dhe se tërheqja e disa individëve nuk ndikon në forcën e lëvizjes.
“Kandidatët e Partisë Mundësia që pretendojnë se do fitojnë që të bëhen deputet, sipas sondazheve gjithmonë, sepse unë mund të them që mund të fitojmë 140 mandate apo edhe 71, të jemi realistë, kandidatët e Partisë Mundësia që janë 10-15, mund të themi dhe 20. Pjesa tjetër, të gjithë kandidatët e tjerë janë shumë të rëndësishëm, unë i falënderoj shumë, por janë mbështetës të kandidatëve që kanë mundësi të zgjidhen. Të jesh mbështetësh i një partie të re, që ka një projekt afatgjatë, ku je i vetëdijshëm që thjesht do japësh dhe sakrifikosh, është shumë e vështirë. Po disa prej tyre kanë vendosur të mos jenë pjesë e listës, por ne kemi me dhjetëra, mijëra mbështetës dhe është më se normale që nga 180 nga ata që janë mbështetës dikush mund të kthejë mendje, nuk është çudi.”
I bindur për suksesin në Qarkun e Korçës, Shehaj prezantoi Ilirian Agollin si deputetin e ardhshëm të Partisë Mundësia. Sipas tij, Agolli përfaqëson modelin e ri të politikanëve që duhet të dominojnë skenën shqiptare.
“Absolutisht po! Hajde të të prezantoj deputetin e ardhshëm të Partisë Mundësia. Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i Partisë Mundësia i Qarkut të Korçës. Nuk ka djalë më të mirë dhe që mund të përfaqësojë më mirë qytetarët korçarë në parlamentin e ardhshëm. Është shembulli që duhet të japim në Shqipëri”.
Fushata e Partisë Mundësia vijon me intensitet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mbështetja e pretenduar do të përkthehet në vota në zgjedhjet e 11 majit./ CNA
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, i është përgjigjur kryemi...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zh...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në Shq...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e njëkohësisht k...
Ekrem Spahiu, një nga përfaqësuesit e koalicionit “Djathta...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka a...
Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tira...
Partia Demokratike është shprehur sot se kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se listat e PS-së në zgjedhj...
Kryeministri Edi Rama u bëri sot një thirrje qytetarëve, e...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar një nga pikat kyç...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...