Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Adriana Kalaja ka njoftuar se do depozitojë ditën e nesërme kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Elton Alushi, Drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Robert Losha, Drejtues i Komisiariatit Nr. 1 Tiranë dhe çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar.
Bazuar në postimin e saj në “Facebook”, Adriana Kalaja ka njoftuar që ky kallëzim penal vjen pasi këta persona përgjegjës, konsumuar veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës përpara Bashkisë Tiranë.
NJOTIM:
Të Nderuar Qendrestarë, Demokratë, Miq dhe Mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Ju njoftoj se nesër më datë 23.12.2024, ora 11.00, me cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike (Gjykata e PDSH-së), do depozitoj një kallëzim penal, kundra:
1. Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm;
2. Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
3. Elton Alushi, Drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
4. Robert Losha, Drejtues i Komisiariatit Nr. 1 Tiranë;
5. Çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar nga ne, që kanë konsumuar veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës sipas shkresës Nr. A- J 97 Prot., datë 19.12.2024, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Më këtë rast, Ju bëj me dije se më datë 18.12.2024, kam depozituar një njoftim pranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në mbështetje dhe zbatim të nenit 47 dhe 48 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 e vijues të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe Vendimi Nr.24 datë 04.05.2021 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me një tubim qytetar që do mbahej më datë 20.12.2024 me këto të dhëna:
Qëllimi i tubimit qytetar është:
Reagim qytetar për situatën e rëndë të krijuar në Bashkinë Tiranë, pas arrestimit dhe procedimit të shumë drejtuesve të kësaj bashkie, për akuzat e ngritura nga SPAK si ajo e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës etj.
Do të kërkohet dorëheqja urgjente e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet sot Bashkia Tiranë dhe Qyteti i Tiranës.
Do i bëhet thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK, marrjen e masave të menjëhershme për arrestimin e Erion Veliajt, si një rrezik serioz dhe potencial për prishjen e provave.
Tubimi do të mbahet më datë 20.12.2024, përpara Bashkisë Tiranë me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në orën 10.00 deri 20.00.
Numri i përafërt i personave që do të marin pjesë në tubim do të jetë 200 deri në 350 qytetarë dhe numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e protestës do të jetë 15.
Të pranishëm do te jenë qytetarë të ndryshëm, politikanë, të rinj, artistë dhe sportistë njohur të cilët mund të flasin me mikrofon sipas dëshirës.
Sipas shkresës me Nr. A J 97 Prot., datë 19.12.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, jemi vënë në dijeni të faktit se kjo drejtori e ka marë njoftimin si dhe shprehet se do merte masa për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në zbatim të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” në oren 10.00 deri në orën 13.00, duke na kujtuar edhe respektimin e orarit të protestës.
E gjej me vend T'Ju kujtoj se sipas Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, në nenin 6 të saj, “Detyrimi i policisë “, ligjvënësi ka sanksionuar se:
“1. Shefi i Komisariatit të Policisë, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 2 të nenit 5 ose brenda 8 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji, me vendim të arsyetuar duhet:
a) t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit ndalimet dhe kufizimet e mundshme ose kushtet e tjera, duke përshirë edhe numrin e personave që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij;
b) t’u japë një kopje të urdhrit zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar e vëzhguar zhvillimin e tubimit.
2. Shefi i Komisariatit të Policisë njofton me shkrim drejtuesin e pushtetit vendor dhe prefektin për zhvillimin e tubimit.”.
Ndërkohë, situata pranë vendit ku ne kishim njoftuar mbajtjen e tubimit, ishte kaotike dhe në rrezik të një konflikti me qytetarët, pasi organet e Policisë së Shtetit, "kishin harruar“ të zbatonin diapozitat ligjore në fuqi, dhe vetë detyrimet që lindin nga shkresa e nxjerrë prej tyre.
Në këto kushte, ne me të drejtë ngremë shqetësimet tona legjitime për këtë situatë absurde që dëmton edhe vetë Policinë e Shtetit.
Po kështu, Ju kujtojmë se asnjë veprim arbitrar i Policisë së Shtetit, kthyer në Policinë e narko pushtetit, nuk na ndal në rrugën tonë legjitime dhe të drejtave tona garantuar nga Kushtetuta.
Në këto kushte, ne kërkojmë fillimin e hetimit penal ndaj të kallëzuarve për të gjithë këtë situatë dhe ku duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme si:
1. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Policia e Shtetit.
2. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Komisiariati Nr. 1 Tiranë.
3. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka marë masa për bllokimin e atij aksi rugor.
4. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka garantuar zhvillimin normal të protestës.
5. Të hetohet e gjithë sjellja me veprime apo mos veprime të Ministrit të Brendshëm dhe gjuthë zinxhirot drejtues në Policinë e Shtetit.
Është e qartë se narco pushteti është në hall dhe për këtë kërkon të krijoj konflikte midis protestuesve dhe policisë e mbi të gjitha midis protestuesve dhe qytetarëve.
Ne nuk ndalemi.
Deri në fund e deri në fitore.
Mbyllja e Tik Tokut nuk e ndal dot Tik Takun e fitores më 11 maj 2025.
Ndaj, bashkohuni me Ne në MOSBINDJE CIVILE, nesër datë 23 Dhjetor, ora 17:00.
O sot, o kurrë.
Është rradha jonë.
PS: Më poshtë keni shkresën datë 19.12.2024 ku Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mer përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Partia Demokratike me në krye, Sali Berishën ka zhvill...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin "X" pas de...
Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e “TikTok” ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka qenë pjesë e aktivitetit "N...
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Izmir...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reagua...
Ditën e nesërme, në orën 17:00, opozita do të zhvillojë pr...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ndodhet në Himarë ku ...
Partia Demokratike denoncon me dokumente ministrin me ...
Lulzim Basha, një kryetar pa parti që as në festat e fundv...
I ftuar në podkastin “Inside Albania” me Alice Taylor,...
Vendimi për mbylljen e rrjetit social “TikTok” erdhi s...
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e gjejnë vendi...
Opozita do të protestojë të hënën më 23 dhjetor, duke ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denon...
Kryeministri Edi Rama zbuloi masat e marra në kuadër t...
Së shpejti do të ndërtohet institucioni i fëmijëve në ...
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj këtë të shtunë...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për vendimin e q...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...