E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi këtë të shtunë se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të Edi Ramës.
Vangjeli tha se vetë familja e Ramës ka një pasuri prej të paktën 4 milionë eurosh të deklaruar.
Ajo renditi pasuritë e anëtarëve të kabinetit dhe kërkoi hetim nga ana e SPAK-ut.
Deklarata e plotë:
Kabineti Edi Rama deri në v. 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro, edhe kjo pa llogaritur disa përjashtime.
Nisim me kryesuesin Edi Rama, i cili nga pasuria e një piktori modest, sot familja Rama rezulton pronare tokash, vilash e apartamentesh, në vlerë të përllogaritur mbi 4 milion euro.

Vetë KM rezulton pronar me 2 shtëpi, studio artistike, koleksion të trashëguar por të pavlerësuar në vlera monetare, të ardhura nga paga dhe krijmtaria artistike për 2023 rreth 90 mijë euro.
Shqiptarët duhet të dinë se KM i tyre, suksesin më të madh e ka në krijmtarinë artistike nga e cila sipas deklarimeve pranë ILDKPI, të ardhurat janë shumë më të larta sesa shkëlqimi i tij në punën si KM.
Në 10 vitet të fundit ai deklaron 250 mijë euro të ardhura vetëm nga libri Kurban dhe krijmtaria artistike.
Ndërkohë padashje ka harruar të deklarojë ekspozitat në Gjermani, Japoni, darkat me MC Gonigal apo biletat e ndeshjeve të NBA dhe veshjet e shtrenjta edhe pse ato tejkalojnë vlerën e lejuar nga ligji.
Zonja Rama deklaron 2 apartamente, një pasuri të blerë në 2023 me vlerë 429 mijë euro në Bllok, dhe për t`u pasur zili nga çdo agjent imobilar deklarohen këto blerje tokash:
1. Në surrel ku banon, ndërsa përpara regjimit martesor me Edi Ramën rezulton pronare me 4.483 m2, deri në 2023 kanë vijuar blerjet në Surrel duke shtuar sipërfaqjen e cila në total shkon në 8.390 m2.

Konkretisht janë kryer këto blerje toke në total 8.390 m2:
– (v.2005) blerë 2528 m2 vlera 500.000 lekë ose 111 lekë m2
– (v.2008) blerë 1955 m2 vlera 586.000 lekë ose 300 lekë m2
– (v.2014) blerë 886.5 m2 vlera 400.000 lekë ose 451 lek m2. Ka shkruar shpjegimin kjo tokë si rikthim i sipërfaqjes së tokës në gjendjen fillestare , tashmë pjesë e tokës ku është ndërtuar godina e banimit .
– (v.2017) blerë 2.240 m2 si zgjerim për arsye funksionale i territorit ku është ndërtuar shtëpia e banimit vlera 6.930.000 leke , dmth 3000 lek m2 .
– (v.2023) blerë 781.30 m2, vlera 39.065 euro ose 50 euro per m2.
Për këto blerje në Surrel, PD nëpërmjet Kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja ka kallëzuar Edi Ramën, Linda Ramën, dhe Artan Lamen.
Altin Dumani në shkelje të ligjit e kalon dosjen për kompetencë nga Spak në Prokuronirë e Tiranës.

2. Truall adresa rr.Vaso Pasha Tiranë (në bllok) me sip 80 m2, vlera 3.000.000 lek, blerë me çmim shumë më të ulët sesa tregu.
3. (v.2022) Tokë arë me sip 500 m2 blerë me 50 euro m2, me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.
4. (v.2022) Tokë arë 600 m2 blerë me 50 euro m2 me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.
Zonja Rama, një drejtuese e organizatave të Soros në Shqipëri, pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet në 2013 zhduk emrin e qendrës së Sorosit nga deklarimet dhe manovron me deklarimet e të ardhurave si eksperte të cilat nga 2013 deri 2023 variojnë nga 10 mijë euro si fillim dhe kapin maksimumin 85 mijë euro në vit, ose 493 mijë euro për 10 vite nga HDPC.
Emisioni investigativ Plug gjithashtu përveç të tjerave, pasqyroi Linda Ramën si hartuese të raporte ndërkombëtare për OKB që orientojnë zhvillimin në Shqipëri, duke shpenzuar para dhe orentuar opinionin në favor të qeverisjes së bashkëshortit të saj Edi Rama në konflikt të hapur interesi.
Pra, KM shpall objektivat , bashkëshortja i vlerëson ato në studime e raporte.

Dhe sigurisht shembullin e KM e ndjek gjithë kabineti i tij, ministrat e të cilit jo vetëm vetë por sidomos bashkëshortët e tyre janë kthyer në biznesmenë të fuqishëm me taksat e shqiptarëve.
Belinda Balluku në 2013 deklaron pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm në vlerën 847 mijë euro, ndërsa për 2014-2023 pasuria e deklaruar e saj kap vlerën 1.6 milion euro.
Ogerta Manastirliu, në detyrë shtetërore lulëzon të ardhmen si biznesmen të bashkëshortit në kompaninë Instant.al prej të cilës edhe pse hoqi dorë me letra rezulton se subjekti ka përfituar 430 mijë euro nga institucione publike për konsulenca ku ndër klientët e vetëdeklaruar në faqen e kompanisë dallon emri i SPAK apo edhe BKH-së.
Kompania e themeluar nga bashkëshorti i Manastirliut gjatë 2023 ka përfituar 3 kontrata nga institucionet në varësi të MSH që drejtohej nga bashkëshortja Manastirliu.
Arbjan Mazniku prurje nga oganizatat e Soros, në 2013 deklaruar rreth 200 mijë euro pasuri, në 2023 deklaruar 513 mijë euro pasuri.
Edhe ky padashje ka harruar të deklarojë në kohën e blerjes (v.2013) një tokë tokë ullishte me sip 11.700m2 me vlerë 3.9 milion lekë për të cilën memoria ju kthye në vitin 2023.
Bashkëshortja e cila punon në qeveri lulëzon biznesin The Home, restoranti ku vartësit dhe kolegët e bashkëshortit kalonin kohë për shplodhje nga ngarkesa e punëve të korrupsionit.
Emrat e stafit të restorantit dhe familjarët e tyre kanë përfituar 1.6 milion euro nga bashkia Tiranë dhe Tirana DC e Veliajt dhe Maznikut.

Blendi Gonxhja në 2015 deklaron 564 mijë euro pasuri ndërsa 2015-2023 deklaron 2.5 milion euro pasuri ose rreth 5 herë më shumë se deklarimi fillestar.
Rreth 2 milion euro janë të ardhurat e lulëzuara nga biznesi, në të cilin Blendi Gonxhe ka qëndruar me arrogancë dhe në kundërshtim me ligjin si pronar direkt deri 3 javë pasi mori detyrën aktuale të ministrit.
Ky biznes ka marrë para nga institucionet shtetërore për marrjen e automjeteve më qira.
Ulsi Manja, i dosjes 184 të vjedhjes së votave në qarkun Dibër, u shpërblye me detyrën e ministrit për këtë qëllim. Në 2013 ka deklaruar 100 mijë euro pasuri , në 2023 vlera rritet në 470 mijë euro.
Për t`u pasur zili aftësia në shitjen e shumë më shtrenjtë të apartamenteve të vjetra e të vogla që kish në pronësi dhe blerjes së apartamentit të tij të ri shumë më të madh e me çmim më të lirë.
Gjithashtu, lidhur me tokën e deklaruar të blerë në 2021 me çmim 3 herë më lirë se tregu, ministri dhe bashkëshortja kanë aplikuar për leje ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë.
Delina Ibrahimaj në 2015 deklaron pasuri 150 mijë euro ndërsa në 2016-2023 deklaron 1.2 milion euro.
Bashkëshorti me nuhatje biznesi, deklaron disa paga, biznese, toka, dhe qershia mbi tortë hoteli në Himarë (Atlantid Hopitality shpk) me letra administrator dhe pronar babain.
1 milion euro pasuri të deklaruara shoqëruan detyrën e Ibrahimaj si ministre.
Ervin Hoxha, në 2013 deklaron 59 mijë euro pasuri , në 2019 rreth 173 mijë euro.
Pirro Vëngu, në 2013 deklaron 60 mijë euro pasuri , në 2020 rreth 127 mijë euro.
Anila Denaj në 2013 deklaron 642 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.2 milion euro.

Mirela Kumbaro në 2013 deklaron 617 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.7 milion euro.
Taulant Balla në 2004 deklaron 20 milion lekë pasuri , në 2004-2022 rreth 2.2 milion euro në depozita bankare e pasuri të paluajtshme.
Familja Balla ndryshe nga të gjithë të sipërcituarit mbante dhe para CASH në shtëpi në euro dhe pound në shuma 40-50 mijë euro në vit, të cilat nuk u deklaruan më pas 2013 kur socialistët erdhën në pushtet.
Taulant Balla është shembulli ekselent i përdorjes së politikës për tu pasuruar.
Politika për Ballën ka sjellë një qarkullim prej 3.5 milion euro të ardhura duke e rritur pasurinë e tij 175 fish më shumë….
Partia Demoktratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për këto pasuri të deklaruara të KM dhe kabinetit të tij derisa ne t`i dërgojmë gati si gjithmonë kallzimet respektive edhe për pasuritë e padeklaruara të tyre./ CNA
Kryeministri Edi Rama zbuloi masat e marra në kuadër t...
Së shpejti do të ndërtohet institucioni i fëmijëve në ...
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj këtë të shtunë...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për vendimin e q...
Kryeministri Edi Rama foli për vrasjen e nxënësit 14-v...
Rasti i Parashqevi Simakut është një nga çështjet e de...
Kryeministri Edi Rama foli dje në Prishtinë për Gjykat...
Këtë të shtunë po zhvillohet dita e dytë e trajnimit p...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Teksa po afrojnë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, zv...
Diaspora në mbështetje të PD-së ka organizuar një prot...
Drejtuesi Politik i degës 7 të Partisë Demokratike, Gr...
Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezu...
Argita Malltezi, në një konferencë me gazetarët, ka deklar...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thu...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar dokumentin e Kësh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...