
Asgjë e re nga Brukseli!
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte të gjithë vrerin e mundshëm kundër Brukselit dhe mënyrës se si funksionon Bashkimi Europian. Për shumëkënd shpërthimi i kryeministrit të një vendi që i mbyllin prej tetë vitesh derën në fytyrë, një herë prej Francës apo Holandës, një herë prej 15 kushteve të pazbatuara dhe së fundi, prej një sherri absurd mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, me të cilën na e kanë lidhur pazgjidhshmërisht fatin, mund të konsiderohej mëse legjitim.
Edhe ata që fajësojnë qeverinë e Tiranës për instalimin e një demokracie liberale dhe prishjen e regullave të ekonomisë së tregut edhe të tjerët që nuk i vënë asaj asnjë faj, në ngecjen e procesit të integrimit, bien të gjithë dakord në një pikë: BE-ja po tregohet hipokrite.
Prandaj shigjetat e kryeministrit të Shqipërisë, menjëherë pas përfundimit të samitit të vendeve anëtare me Ballkanin perendimor, talljet e tij me Bullgarinë, cinizmi me Maqedoninë që e detyruan të ndryshonte dhe emrin, denoncimi i zhbërjes së “frymës së zgjerimit të shndërruar në një pengmarrje”, veç e veç, ose së toku, mund të kishin kuptim.
Por, në të gjithë këtë sjellje të Ramës, një gjë është e pashpjegueshme deri në absurditet: Pse ky sulm ndaj Brukselit u bë në një koordinim të plotë me presidentin Serb? Pse ata duhet të shantazhonin, së bashku, në fillim me bojkotin e samitit dhe pse këtë të enjte duhet të shfaqeshin krah për krah, në një konferencë shtypi për t'u ankuar për vendimarrjen e 27-shes?
Vështirë të ketë një shpjegim racional se përse ndodhi kështu.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas mund të dilnin të dy në një konferencë shtypi, për të komentuar lajmin e keq të moshapjes për të disatën herë të negociatave. Por ama përfaqësuesi i Serbisë nuk kishte asnjë lidhje me këtë hall, sepse vendi i tij është tashmë shumë më para nesh, në fazën e negociimit të kapitujve për t'u antarësuar në BE.
Një format tjetër mund të qe ai ku kryeministri shqiptar të renditej në një konferencë të përbashkët, tok me të gjithë liderët e tjerë të gjashtë vendeve të rajonit (duke përfshirë edhe Kosovën).
Por as njëra as tjetra nuk ndodhi.
Dhe çudia më e madhe qe se në një ditë kur Shqipëria dhe Maqedonia kishin marrë sërish lajmin e hidhur të refuzimit të radhës, Edi Rama gjeti rastin të bëhet avokati i Serbisë para liderëve të BE-së, disa prej të cilëve ishin shumë të ashpër për refuzimin e Beogradit për t'i vënë sanksione Rusisë.
Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë Vuçiçi duhe e falënderuar mikun e tij nga Tirana për mbrojtjen.
Ndërsa Rama vetë spjegoi për gazetarët atë që u kishte thënë në fytyrë udhëheqësve të kontinentit. Sipas tij një vendi ku 80% e popullsisë pëlqejnë Putinin, ku jo të gjithë e duan integrimin në BE, nuk i duhet vënë litari në fyt. Pasi lartësoi “sakrificat” që Beogradi kishte bërë kundër Moskës, kryeministri ynë kërcënoi se, nëse ndaj Serbisë do të ushtrohej një trysni maksimaliste, kjo rrezikonte t'i vinte sërish flakën fuçisë me barut të Ballkanit.
Pse e bëri Rama këtë? Pse vendosi të ketë në krah Vuçiçin kur foli për hallin tonë dhe pse i doli në mbrojtje atij, përballë udhëheqësve të Europës, që ishin tejet të ashpër me refuzimin e Serbisë për t'iu bashkuar sanksioneve?
Këto pyetje bëhen edhe më legjitime atëherë kur dihet se vendi që sipas vetë fjalëve të tij admiron Putinin dhe nuk është i bindur për rrugën europiane, s’mund të përbëjë atë që të ndihmon shumë për të përshpejtuar rrugën drejt Brukselit.
Të gjitha këto dilema, sado absurde që të duken e kanë në thelb një shpjegim racional.
Rama nuk u rreshtua as vetëm përkrah Maqedonisë, as tok me gjithë liderët e tjerë të rajonit, sepse qëlllimi i tij ishte të shfrytëzonte samitin me BE-në, si një tribunë për "Ballkanin e Hapur". Për ditë e më shumë po bëhet e qartë se këtë nismë, që edhe diplomatët amerikanë të cilët e mbështesin, e kanë kushtëzuar si vetëm ekonomike, Rama dhe Vuçiçi po e shohin si një trampolinë politike për forcimin e pushtetit të tyre autokratik.
Për autokratët është më e mirë lodra e tyre ku luajnë pa kontroll, sesa kostumi i ngushtë dhe plot llogaridhënie i BE-së. Prandaj, përditë e më shumë “Open Balkan” po ravijëzohet si një alternativë ndaj integrimit europian. Prandaj Vuçiçi kritikon Brukselin se s’hap negociatat me Shqipërinë, ndërsa Rama udhëheqësit europianë se pse i bëjnë trysni Serbisë.
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Ka ndërruar jetë në spital 40 vjeçari i aksidentuar pa...
Një vatër zjarri është shfaqur në zonë e mbrojtur të p...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se ...
Grejdi Meta, ka bërë krenarë shumëkënd, duke fituar me...
Sipas MeteoAlb, vijojnë prezente masat ajrore me origj...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e sotme në një...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi në ligj legji...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e so...
Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëta...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj ka komentuar projekt...
Sezoni turistik ka goditur vlerën e monedhës së përbas...
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë, krahas...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...