Një histori me ikje!/ Vetëm Enveri e gjeti “zgjidhjen”
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...

Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, rritje galopante e çmimeve, braktisje masive e Shqipërisë! Një sekt në pushtet që vetëm vjedh djersën, pasurinë, të ardhmen e shqiptarëve, që bëhet zëdhënës i Beogradit e i Vuçiçit e luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë me “Open Balkan”.
Kundër një sekti që keqqeveris, pa përgjegjshmëri, transparencë e llogaridhënie, janë vetëm disa nga arsyet se përse shqiptarët duhet të ngrihen në protesta.
Një nga drejtuesit e rinj të PD-së hodhi idenë e rifillimit të protestave, të cilat i kërkojnë qytetarët në muajin shtator!
Por përse duhet të humbasim kohë? Përse protestat duhen shtyrë për në vjeshtë? E njëjta gjendje do të jetë, e njëjta varfëri, e njëjta krizë, ndoshta edhe më keq se ç’është tani... Qytetarët janë të gatshëm qysh sot!
Ndodhën procese shumë të rëndësishme e radikale këta muaj në Partinë Demokratike, në jetën e saj të brendshme, në mënyrën e organizimit e të funksionimit. Kryesia e re e PDSH u zgjodh, u zgjodh Këshilli Kombëtar, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm, sekretarët funksionalë...
Organizimi në bazë i partisë është shumë i rëndësishëm!
Çfarë presin të zgjedhurit e rinj dhe deputetët për të zbritur në bazë, të takohen me strukturat, me demokratët e thjeshtë, të forcojnë strukturat, të shmangen mbledhjet formale në seksione e grupseksione dhe të preket fryma e ndryshimit? Foltoret e zhvilluara gjatë gjithë këtyre muajve ishin të nevojshme, por jo të mjaftueshme për t’u organizuar PD.
Këtu duhet të fillonte një analizë e thellë për shkaqet që çuan në humbjen e 25 prillit 2021. Dhe një analizë e tillë do të dëshmonte për masakrën zgjedhore të sektit Rama që vodhi e deformoi vullnetin e lirë të shqiptarëve, por do të ndihmonte edhe në organizimin e partisë.
Shumë të mira janë tryezat e debatit me grupet e ndryshme të interesit me tematika të ndryshme që po organizon kryetari i PD, Sali Berisha, por drejtuesit e tjerë të PD nuk duhet të mjaftohen vetëm me to.
Sot është koha për veprim, për një aksion politik të Partisë Demokratike, për kauzat që janë të demokratëve e të shqiptarëve dhe të luftojmë për to. PD duhet të përdorë të gjitha mjetet e metodat e ligjshme politike, të cilat do të kenë kryefjalë mendimin politik dhe aksionin politik - protestat popullore kundër sektit Rama.
Mosveprimi nuk është zgjidhja. Shtyrja për…, më pas, nuk është zgjidhje. Nuk ka fitore magjike dhe të lehta. Duhet kurajo, gjakftohtësi, guxim dhe aksion qytetar që të fitojmë për e me qytetarët e demokratët!
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...