21 qershor 2022: Dita e vërtetë e rithemelimit të opozitës shqiptare
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...

Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analizat e tyre kanë nxjerrë në pah servilizmin dhe natyrën prej argati të pështirë të Ramës në shërbim të serbosllavizmit, të përfaqësuar nga krimineli me damkë i Dardanisë, Aleksandër Vuçiç. Nuk ka asgjë për t’u habitur nga qëndrimi i Ramës, i cili është i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal dhe, për pasojë, nga dinjiteti kombëtar, si shegert dhe puthador shembullor i Beogradit.
Kjo për arsyen e thjeshtë se ai është produkt i partisë socialiste, bijës besnike të partisë komuniste, e cila, që prej 8 nëntorit të vitit 1941, u vu krejtësisht në shërbim të titizmit, si agjenturë e serbosllavizmit. Në vitin 1948 u krijua përshtypja sikur kryetradhtari i Shqipërisë dhe kryeargati i titizmit, Enver Hoxha, i shkëputi “përfundimisht” urat me serbosllavizmin. Vitet në vijim nxorën në pah më së miri se ai pati shkëputur me të vetëm urat në dukje. Por për vazhdimin e lidhjeve sa më të ngushta me titizmin, Enver Hoxha ndërtoi ura të nëndheshme.
Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Sepse fara e tradhtisë brendashqiptare, me në krye Enver Hoxhën, farë që Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi e patën mbjellë me shumë kujdes në Tiranë në atë 8 nëntor, kishte një imunitet të jashtëzakonshëm për mbijetesë. Dhe “bima” që mbiu nga ajo farë tradhtarësh në Shqipëri, ka dhënë dhe vazhdon të japë “prodhim” të bollshëm, me të cilin janë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqehen breza të tërë drejtuesish në partinë socialiste, deri te Rama. Si trashëgimtar besnik i tradhtisë enverhoxhiste, Rama, për të sfiduar ballas Dardaninë, ka dalë me letra të hapura në shërbin të serbosllavizmit, çka e ka dëshmuar jo vetëm me puthadorësinë e tij origjinale ndaj Vuçiçit, por edhe me përkrahjen e gjithanshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë kryeargatit të Vuçiçit, kryetradhtarit të Dardanisë Hashim Thaçi, duke kryer vizita jo vetëm në qelinë e tij në Hagë, por edhe në familjen e tij në Skënderaj.
Për t’i bindur lexuesit e nderuar me dinjitet kombëtar për besnikërinë e kryeargatit Enver Hoxha ndaj serbosllavizmit edhe shumë kohë pas vitit 1948, një besnikëri kjo e trashëguar nga Rama me një zell të patreguar, në vijim po iu përcjell dy fragmente, të shkëputura nga libri im me titull “Përkthimi, një histori pasioni”, botim i Shtëpisë Botuese “OMSCA-1”, 2015, f. 293-294). Është fjala për kohën kur drejtoja Redaksinë e përkthimeve në tetë gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”.
“Pas shpërthimit të demonstratave të studentëve të Univeritetit të Prishtinës në pranverën e vitit 1981 dhe shtypjes së tyre të përgjakshme nga ana e makinës ushtarake të shovinizmit serbomadh, në muajin shtator të po atij viti, në redaksi na dërguan* për përkthim Përkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Përkujtesë ai kishte hartuar projektin për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.
Porosia na u dha që materiali të përkthehej sa më shpejt se situata vazhdonte të mbetej e ndezur në Kosovë. Materiali u përkthye dhe u bë gati për në shtypshkronjë, ku do të botohej në format broshure. Por para se ta zbrisnim në shtypshkronjë, në Redaksi erdhi porosia e prerë që, në kapakun dhe në ballinën e broshurës, nuk duhej të figuronte as autorësia e botimit, as enti botues, as viti i botimit. Kjo porosi tingëlloi në Redaksi si paradoksale, por përkthyesit dhe redaktorët bisedonin me njëri-tjetrin vetëm në intimitet. Me një fjalë, broshura në gjuhë të huaja duhej të dilte “kaçake” dhe e tillë duhej të qarkullonte në vendet përkatëse. Ishte me të vërtetë një porosi absurde.
Me mikun tim, përkthyesin Edmond Tupja, bisedonim me zë të ulët: me sa duket, dashuria zhuritëse për Jugosllavinë dhe për Titon që pati shpërthyer më 8 nëntor 1941, edhe pas prishjes në dukje të marrëdhënieve me Beogradin në vitin 1948, vazhdonte ta rrezatonte afshin e nxehtë në fshehtësi edhe pas 33 viteve që kishin kaluar. Pra, që të mos i mbetej qejfi Beogradit, broshura, me Përkujtesën e Çubrilloviçit, do të bridhte “kaçakçe” nëpër botë, si “jetime” hesapi, por askush s’mund ta akuzonte Tiranën komuniste se e paskej hedhur ajo në qarkullim, se ajo mund të ishte botuar, fjala vjen, edhe në Burkina Faso, edhe në Zanzibar apo edhe në Guinea Bisao! Ky ishte jo vetëm një qëndrim prej servili të pështirë i udhëheqësit komunist shqiptar Enver Hoxha ndaj Beogradit shovinist, por edhe një qëndrim prej tradhtari të kulluar nga ana e tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
-------------------------
*Përkujtesën e Çubrilloviçit na e dërgoi për përkthim Instituti i studimeve marksiste-leniniste, të cilin e drejtonte Nexhmije Hoxha. Nga ai institut na vinin për përkthim edhe “vepra” të Enver Hoxhës.
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...