Asgjësimi i pushtetit lokal dhe rrëmbimi i ujësjellësve nga Rama!
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata që flasin për një marrëdhënie gati armiqësore mes tij dhe Albin Kurtit. “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, -tha ai, duke iu përgjigjur lajmit të përhapur në mediat e dy vendeve, sipas të cilit shefi i qeverisë së Tiranës, po komploton për të rrëzuar nga pushteti homologun e tij në Prishtinë.
Personalisht nuk e vë dot dorën në zjarr, se 'scoop'-i i zbuluar nga "Nacionale.com", e cila pretendon se ekzistojnë edhe përgjime, është i vërtetë. Madje, më duket çudi që një shtetar të lërë gjurmë kaq të dukshme në një samit ndërkombëtar si ai i Ohrit apo që një manipulator i sofistikuar, t'i bëjë gjërat kaq trashë.
Por, historia e Ramës, që do t'i presë kokën Kurtit edhe nëse rezulton e pavërtetë është e shpikur mirë. Ajo u pa haptasi në takimin bilateral mes dy qeverive, ku tensioni dhe mëria dukej sheshit, pavarësisht hipokrizisë së protagonistëve për ta fshehur atë.
Fjalorin e mbingarkuar me përbetime vllazërore, projekte strategjike dhe shifra nga shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, e zeronin aktet në terren të kryeministrit shqiptar.
Ndryshe nga ç’raportuan mediat e Prishtinës, këtë herë, provokimi nuk ishte vetëm simbolik. Karshillëku ndaj Albin Kurtit nuk qëndronte, as në faktin se kryeministri shqiptar, shtroi një darkë për kritikët e qeverisë në Prishtinë, as se ai vizitoi familjen e kundërshtarit më të madh të Vetëvendosjes, Hashim Thaçit.
Akte të tilla simbolike ka bërë në të shkuarën edhe Kurti në Shqipëri, duke shkaktuar bezdi, por jo tronditje në marëdhëniet mes dy vendeve.
Ajo çka Rama duket se synon këtë herë, është më perfide, më e rrezikshme dhe më afatgjatë. Duke u nisur nga modeli i këtushëm, ku përdor oligarkinë për të sunduar, ai po tenton të njëjtën skemë në Kosovë, për të destabilizuar qeverinë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp u duk qartë se dy kryeministrat kishin një mosmarrëveshje të thellë, lidhur me heqjen e taksave të ndërsjellta doganore. E meqenëse nuk kanë rënë dakord, pala shqiptare ka propozuar që t'i heqë ato në mënyrë të njëanshme, duke i lejuar biznesit të Kosovës të kalojë me kosto zero kufirin e përbashkët.
Kështu për shembull, me vendimin unilateral të Ramës, dyshekët e Devollit dhe pajisjet shtëpiake “Comodita” do të zhvishen nga detyrimet doganore kur të mbërrijnë në Tiranë.
Shembulli i mësipërm nuk është marrë rastësisht. Sepse Devolli është një nga oligarkët më të anatemuar nga Vetëvendosja, si i mbështetur nga regjimi i vjetër, pasi i vinte në shërbim të kapjes së shtetit, fuqinë e vet mediatike.
Për të kuptuar se gjithçka është e paramenduar duhet parë në You Yoube, vizita e Ramës në “Devolli Company”, një ditë përpara sesa ai të shtrëngonte duart me kryeministrin Kurti. Nuk ka imazhe më të neveritshme, pamje më përçmuese sesa të shikosh një biznesmen, që vë në rresht të gjithë ata që paguan si skllevër, për të duartrokitur dhe brohoritur politikanin që inspekton fabrikat e tij.
Por këto sekuenca të ngjashme me turpin e vizitave të dikurshme të marshallit Tito në Kosovë (shiko këtu), ishin larg të qenit thjeshtë propagandistike. Po të dëgjoje fjalorin e takimit me “biznesin”, aty shquheshin thirrjet kundër qasjes se Albinit ndaj 'Ballkanit të Hapur' dhe pro qëndrimeve të dyshes Rama-Vuçiç. Një tjetër klient i diktatorëve lindorë, Behgjet Pacolli (shiko këtu, minuta e parë), Mabetex i të cilit po ndërton koncesionin e aeroportit të Vlorës, jo vetëm që e shpalli në mes të publikut fondlëvruesin e tij, si “kryeministri më i mirë në botë”, por mori dhe mikrofonin në duar për të bërë apel pro “Open Balkan”.
Të vëna në sfondin e thirrjeve që një sërë shoqatash biznesi bënë ditët e fundit për t'iu bashkuar “Open Balkan”, këto lëvizje e kanë shumë të vështirë ta fshehin prapavijën e frymëzimit nga Tirana.
Rama e ka vënë tashmë bastin për krijimin e një aleance me kastën e kamur të Prishtinës. Ai e ka filluar procesin e joshjes.
Ai po u ofron lehtësira doganore dhe fiskale, për t'i kthyer – ashtu sikurse ka bërë me oligarkët shqiptarë -, në ushtarë financiarë kundër rivalëve të tij. Ai po e krijon tashmë karvanin e luftës ndaj Albin Kurtit, prandaj shqetësohet gjithnjë e më pak për “lehjen” e kritikëve në media dhe atë të kundërshtarëve politikë./CNA.al
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose...
Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk ...
Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qever...
1.'Bordi i Çmimeve’ u ngrit për të ndihmuar njerëzit e...
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...