Kjo qeveri, me fakte dhe prova, e ka të humbur betejën me korrupsionin
Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qever...

Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk të irritojnë, as nuk të bëjnë më për të qeshur. Kështu ka ndodhur edhe me prezencën e saj, këtë fillim jave, në spektaklin e qeverisë për antikorrupsionin, ku ajo jo vetëm u bë pjesë e shfaqjes së hajdutëve që thërrisnin “kapeni hajdutin”, por guxoi të shqiptojë edhe gjëra që duken të paimagjinueshme për një mendje normale.
Në hyrje të fjalës së saj, ambasadorja e SHBA-së konstatoi se kjo qeveri është shumë më e përkushtuar se më parë kundër korrupsionit. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo e konsideroi këtë përpjekje si të “stërmadhe”.
Nëse qëndrimet e saj do ia vlente të merreshin seriozisht, pra sikur ato t’i nënshtroheshin një analize teksti, do të kuptohej se znj. Kim kishte mbërritur në këtë përfundim nga një element, sipas saj shumë domethënës, nga fakti se qeveria kishte arritur ta mbushte plot sallën e pallatit të kongreseve.
Duke u nisur nga premisa se fjalët e thëna në atë sallë me pjestarë të një piramide shtetërore të prekur, sipas raportit të Dash, në çdo hallkë të saj nga korrupsioni, duke pasur parasysh se “Transparence Internacional” e ka zbritur Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama çdo vit e më poshtë në klasifikimin e luftës kundër korrupsionit, në një analizë të redaksisë, Lapsi.al e ka krahasuar qëndrimin me atë të paraardhësit të saj Donald Lu, në 2015.
Atëherë ish ambasadori amerikan, mori pjesë një një tjetër konferencë spektakël për luftën kundër drogës, të cilën qeveria e organizoi menjëherë pas akuzave të para që u bënë për lidhjen e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës të klanit Habilaj. Aty ai tha ato fjalë, që do t’i përmendeshin dendur pas daljes së përgjimeve italiane për ish ministrin e Brendshëm. Sipas Donald Lu, policia e Sajes kishte bërë hapa të stërmëdha përpara në luftën kundër kanabisit.
Pra nuk duhet shumë mundim për të kuptuar se sa seriozisht duhen marrë deklarata të tilla. Ato janë thjeshtë elementë të asamblit propagandistik që organizon qeveria dhe prej kohësh e kanë humbur peshën e fjalës të një arbitri që u thotë shqiptarëve në sy të vërtetën. Prandaj ato e lënë shumëkënd indiferent.
Por, nëse një pjesë e mirë e njerëzve i lë ato pas me mospërfillje, ky lloj qëndrimi ngre shumë pikpyetje, për një fraksion të opozitës.Po të lundroje në rrjetet e tyre sociale, në të njëjtën kohë që Rama po organizonte shfaqjen anti korrupsion, gjeje plot shifra, argumenta racionale dhe citime raportesh ndërkombëtare që e nxirnin bllof këtë paradë për shplarje truri.
Pra qëndrimet e kësaj pjesës “pro amerikane” të opozitës ishin totalisht të kundërta, jo vetëm me ato që thoshte kryeministri, por edhe me ison që ambasadorja i mbante atij.
Prandaj pyetja që shtrohet për ta është e thjeshtë: A u besojnë ata qëndrimeve që vinë nga rruga e Elbasanit? A janë dakord me “angazhimin e stërmadh” të rilindjes për të luftuar hajdutët? A vazhdojnë të mendojnë se Uashingtoni është aq i preokupuar për korrupsionin, sa e shpalli Berishën “non grata” dhe po mbështet Edi Ramën që i ka shpallur luftë kësaj sëmundjeje?
Këto pikpyetje janë të sikletshme për këdo opozitar, që vazhdon ta mbajë të përçarë frontin e luftës kundër regjimit me pretekstin se njërën palë nuk e do Amerika, apo se kështu u thanë kur i thirrën në ambasadë. Sa herë vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, duken edhe më qesharakë edhe më të pabesueshëm.
Natyrisht, që grupi i kundërshtarëve të “foltores” është në të drejtën e tij të kritikojë abuzimet dhe korrupsionin e madh të qeverisjeve të PD-së në të shkuarën. Madje do ishte në nderin e tyre të distancoheshin, qoftë nga Berisha, qoftë nga familja e tij. Për të realizuar këtë duhet betejë, guxim dhe një angazhim i fortë politik. Por ata nuk mund t’ ia dalin përmes kauzave fallco të “pro amerikanizmit”.
Qëndrimi i amerikanëve për Berishën nuk është shumë larg të vërtetës, ama ai humbet kuptimin, bëhet i pabesueshëm dhe me dy standarte, kur krahasohet me qasjen duartrokitëse që kanë ndaj Ramës.
Prandaj kush i thotë vetes opozitar me regjimin, duhet të denoncojë së pari këtë të vërtetë, sepse beteja reale me këtë qeveri të diskredituar kokë e këmbë nuk bëhet pa treguar me gisht hipokrizinë e aradhës së ambasadorëve amerikanë në sjelljen ndaj saj.
Në të kundërtën të gjithë ata që që bëjnë sikur i kanë hapur luftë Saliut se kështu i ka udhëzuar Yuri, nuk janë asgjë më shumë sesa lolot e regjimit. Fabula e tyre rrëzohet përtokë sapo tentojnë të shpjegojnë se janë kundër Ramës dhe pro ambasadores Kim.
Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qever...
1.'Bordi i Çmimeve’ u ngrit për të ndihmuar njerëzit e...
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
Janë njëqind, njëmijë, ndoshta shumë më shumë teori të...
Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fa...
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne ...
Nuk para preferoj të përdor hapësirën që ofrojnë rrjetet s...
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? ...
Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e t...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Ange...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...