Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes të një llollollolloje si diahre viçash?
U mbajt ai takimi për Open Ballkan!
E mirë! E pastaj?
Në mediat tona vetëm propagandë, ideologji, diahre llafesh kot, fjalish që copy paste kalojnë nga një televizion te tjetri, nga buzët e një spikereje te buzët e asaj tjetrës, nga një portal te tjetri!
Asgjë nuk kupton! Hiç!
Uaaa Lavrovi na paska thënë që sa keq që nuki aterroi në Beograd se do të kishte përshëndetur Open Ballkan. Dolën analistët dhe menjëherë nxorrën përfundimin: Rrofsh Lavro se na e zbulove krimin!
Mirë mo mirë po e përshëndetën edhe nga Departamentit dhe nga BE!
A ka ndonjë rrush që na shpjegon çfarë bëhet? Nejse muhabet i gjatë i këtyre përshëndetjeve! Por, më raftë pika për analistat gjeopolitikë që na mbushin kokën me budallalliqe!
Propagandë, ideologji, metafizikë, hiç raportim në gazetari! Gazetarët e rinj dinë ta bëjnë por nuk i lënë drejtuesit e mediave, pronarët jo e jo! Ik ore ti! Do raportosh ti! Ku do t'i fusësh hundët moooooj?
Mblidhet- Serbi, shqiptari, maqedonci dhe thuhet se janë katër marrëveshje që kaluan për njehsim diplomash, jo reeeeeeee?, për heqja disa tarifash për mallra, mos reeeeeee?, si edhe për turizmin dhe kulturën, uaaaaaaaa, vërteeeeeeeet?
Kaq! Ikni o qytetarë, o publik, shkoni përmiruni tani!
Kush thotë se çfarë janë këto marrëveshje? Sa klauzola kanë? Sa janë në përputhje me marrëveshjet dhe standardet europiane? Për cfarë bëhet fjalë konkretisht? Lëre të botohen tekstet e tyre!!! Pse marrin specialistë të pavarur që të debatojnë për to? As bëhet fjalë!
Merren me budalliqe! Uaaaa, si mo do bëjnë dhe xhiro me varkë në liqenin e Pogradecit, më fal të Ohrit, të horrit. Mirë mo, ndonjë peshk koran, a tarzan, të pjekur e tymosur mirë ashtu si dinë peshkatarët, nuk do hanë? Ndonjë supë peshku more aman!!!
Asnjë informacion. Se mos bëhet fjalë që mediat shqiptare të dërgojnë korrespondentë atje, ta mbulojnë live eventin që luan me fatet e Ballkanit dhe të Shqipërisë!!! Hiç o fare!
Nëpër studio kemi muhabete të tjera! E pe atë nusen që e filmoi vjehrri pa sytjena! Ore, ishte gjetur një si kasetë në Sazan që nuk dihet çfarë ishte! Hahahahaha! Ku e nëshkroi Meta në Stamboll atë heqjen e gradave të gjeneralmajorit - president? Ku? Në ëc e stacionit të trenit? Në ashensor? O pika që më raftë? Ore një maqinë sekrete të mat shpejtësinë kur je me 2000 km në sekondë dhe të heq patentën!
Cfarë terri informativ i tmerrshëm! Cfarë shoqërie jemi bërë ku askush nga ne nuk di asgjë, asnjë fakt të rëndësishëm. Ku ka vetëm propagandë, deklarata, budallëqe.
Cfarë nevoje ka për censurë, ne jemi të gjithë të cen-shuruar . Tollovi llafosjesh, korr e mos lidh! Dhe të mendosh që i paguajmë mediat sa frëngu pulën! Thjesht që lidershipi i establishmentit të na hedhë trutë e gomarit!
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...