Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit firmosës.
Nëse ka pasur probleme të natyrës politike, kjo është tjetër gjë, kurse debati nëse Presidenti aktual që firmosi shkarkimin nga funksionet dhe gradat ushtarake të Presidentit të ardhshëm ndodhej në Stamboll, kishte apo jo të drejtë të firmosë, ky ishte një debat i tepërt.
Teza dhe antiteza ishin në kufijt e krijimit të një atmosfere komike, dhe në histori ashtu do të hyjë!
Teza: Meqë Presidenti aktual ndodhej në Stamboll, në takime me kryetarin e bashkisë atje, firmosja e dekretit të tij jashtë territorit të vendit është nul, sepse Presidenti kur del jashtë territorit nuk kryen më detyrat e Presidentit!
Me një fjalë firmosja e tij e dokumentit është: Hyp këtu të shoç Stambollin!
Ta shoç Stambollin nga Ura e Gallatës!
Problemi nëse funksionari i shtetit a e bart legjitimitetin e tij kushtetues në trupin e tij, pra e humbet atë në lëvizje jashtë territorit është i vjetër në filozofinë politike.
Por, dihet që është zgjidhur që edhe kur ndodhet jashtë territorit të shtetit, mbreti, presidenti, kryeministri, e kanë statusin e tyre edhe kur lëvizin jashtë! E kanë statusin e tyre ligjor. Nuk është çështje e doktrinave postmoderne, por kështu ka qenë!
Imagjinoni Aleksandrin e Madh në fushatat e tij në krahinat e largëta deri andej nga India, ushtarët t'i thoshin: Ik o tutje, je perandor në Maqedoni, por jo këtu! Nuk ke vulë me vete.
Imagjinoni Napoleonin duke u folur ushtarëve të tij përpara piramidave egjiptiane duke folur fjalët monumentale që ndriçojnë shekujt, dhe ushtarët, duke u zgërdhirë përpara tij: Hahahahah, ik o budalla, perandor je në Paris, jo këtu!
Imagjinoni Stalinin, Ruzveltin dhe Curçillin në Jaltë duke firmosur, kur asnjëri prej dy këtyre të fundit duke mos qenë në territorin e vet, kanë firmosur një dokument: Hyp këtu të shoç Stambollin. Gallatë tek Ura e gallatës!!!
Imagjinoni presidenten Osmani që vjen në Shqipëri dhe askush nuk e pret sikurse edhe ndodh, dhe t'i thonë: Presidente je atje në Prishtinë se këtu je turiste!!!
Antiteza: Jo, jo, tha mazhoranca, Presidenti aktual e paska firmosur në tokë shqiptare dekretin sepse e ka firmosur në territorin e konsullatës shqiptare në Stamboll!
Hajde gallatë hajde! Do të mbetet si qesharake në analet e retorikës parlamentare shqiptare në shekuj!
Hyp te ura e Gallatës të shoç Tiranën! Shko në Stamboll të shoc Parlamentin e Tiranës te ura e Gallatës!
Bën gallatë parlamenti, tallet mileti!
Po kur presidenti shkon në nevojtore, në halé pra, a si thonë turqit, në hamam, a është ende president?
Është president edhe kur përmjerr, kur bën k*kën, pra kur dh*t?
Po kur bën not, seks, del për gjah! Por jashtë orarit të punës është President!
Qenka territor shqiptar oborri i konsullatës. Sigurisht gëzon të drejtën e ekstraterritorialitetit oborri i ambasadës, por a mund të thuhet se është territor shqiptar?
Uroj që presidenti Erdogan nuk e ka dëgjuar se na dërgonte nja dy anije ushtarake që i ka këtu afër në ishujt e Jonit dhe na bombardonte sallën e parlamentit!!!
Atëhere duhet një vërtetim që presidenti Meta e ka firmosur dokumentin në oborrin e konsullatës, jo në hotel, në ndonjë kafe në stamboll, ose tek ura e Gallatës!
Ose te kamarja e turpit ku vunë kokën e Ali pashës kur ia prenë në shkallaret e kështjellës në Janinë!
Ore po kur Murati vinte të rrethonte Skënderbeun në Krujë ishte më sulltan?
Pra, e paska firmosur tek oborri i konsullatës? Në çfarë vendi ekzaktësisht? Po çatia, tjegullat e ndërtesës të konsullatës a janë territor shqiptar?
I duhet kërkuar konsullit një vërtetim: Vërtetoj që presidenti Meta e ka firmosur dekretin me vullnetin dhe dëshirën e tij, në gjendje të ndërgjegjshme, pa asnjë detyrim, dhunë ose shantazh, këtu para syve të mi!
Po mirë, po si ta besojmë që vërtetimi i konsullit është legjitim. Ai duhet ta noterizojë! Por sapo del nga muret e konsullatës, për të shkuar te noteri, ai nuk është më konsull sepse ndodhet në tokën e Anadollit! As ambasadori nuk është më ambasador po shkoi të pijë kafe te qoshka e rrugës!
Hajde urë e gallatës hajde!
Hyp te parmakët e urës së Gallatës në Stamboll apo në majë të lagjes të Gallatasarajit dhe shih Tiranën!
Gallatë Tiranë-Stamboll me emërimin e Presidentit të ri! Mangët këtë kishte historia!/CNA.al
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...