“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presidentin e ri Edi Rama shqiptarëve, më kujtoi atë dialogun e filmit "14 vjeç dhëndër" të Dhimitër Anagnostit.
Gruaja donte në shtëpi një nuse për punët e dorës pasi nuk po ia dilte dot e vetme, një nuse për ta punësuar. Kështu i bie. Dhe bashkë me Vangjelin (Ramën) po seleksionionin kandidaturat.
Gruaja thoshte Viton e Kozmait, kurse Vangjeli ngulte këmbë, Marigon e zotit Kore/ dhe e bukur dhe punëtore.
Si përfundim, si e dini edhe ju tashmë, ca prej Çajupit, ca prej filmit, fitoi kandidatura e Vangjelit, pra Marigoja. Pa iu dridhur syri fare, por brenda një gjendjeje tepër të lodhur, se kështu u paraqitet shqiptarëve Edi Rama, me demek po këputet për Shqipërinë, gjeti një gjeneral, i cili nuk dinte asgjë, por e pranoi menjëherë kandidaturën për postin e Presidentit.
Nga ana tjetër të mendosh tri raundet e djegura pa gajle, ku të gjithë u përfshinë aty me përjashtim të Edit.
Të kujtosh atë vrullin e grupeve shoqërore në ato nismat intelektuale me pretendimin se po i ofronin Kuvendit figurat e duhura, ku të gjithë ishin të përfshirë aty, vetëm Edi jo. Të gjithë donin të ishin presidenti i radhës. Dhe pse jo deri sa Kushtetuta ua lejon.
Deri intelektualë që nuk kishin teserën as majtas e as dhjathtas, por me peshë në jetën e vendit. Dhe në një qasje normale t'i ofrohesh vendit tënd është vepra më fisnike. Derisa këtë mbrëmje një ironi therëse u ka ngërthyer shtrembër një buzëqeshje të hidhët në pamjen e tyre.
Ngado që ta kthesh sot Edi Rama ka plotësuar kubaturën e peshës së madhe të pushtetit të tij, pikërisht atë që nuk u duhet shqiptarëve. Madje, shoh në shtyp plot të marrosur që nisin e kumtojnë mbi integritetin e këtij gjenerali ashtu siç edhe bënë pesë vite më parë me Ilir Metën. Shqiptarët kurrë nuk e kuptuan se nuk kanë nevojë për një burrë të mirë, por për një president të zotin.
Se ndofta pas një viti ky burrë i mirë, mund të jetë në të njëjtat pozita që është edhe Ilir Meta sot. Aktualisht një pjesë e madhe kanë bindjen absolute se Presidenti Meta është kryekriminel, krye i korruptuar dhe nuk ngopen së godituri atë. Por kurrë nuk goditën atë që ua ofroi Ilir Metën si President.
E poshtëruan Ilir Metën me kamera të fshehta, e përdhosën me 21 janarin e 2011-ës, por në 2013-ën e pranuan kur Edi Rama ua ofroi si President. Më pas mbështetën Edin në luftën e ashpër për ta hequr duke u bënë po palë të një beteje që i shërbeu vetëm Edi Ramës dhe aspak Shqipërisë.
Kësisoj mund të ndodhë edhe me këtë burrin e mirë, megjithëse në një seks të kundërt është totalisht pamja e Marigos së përrallës sa komike, por aq dhe tragjike nga bagazhi tradicional shqiptar. Sonte ju nuk keni një President, as Shqipëria, as shqiptarët.
Derisa nuk e votoni, nuk e keni. Sot ka Edi Rama një Marigo për punët e shtëpisë. Ju mbetët rishtas spektatorë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga p...
Për Gledis Nanon I nderuar drejtues madhor Mik Shok...
Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 4...
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...