Ti mundesh, bashkohu me ne
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...

Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqiptare në Mal të Zi, Omer Bajraktari, kandidat i Lëvizjes qytetare URA. Kjo zgjedhje shënon fillimin e qeverisjes URA në nivel lokal pas udhëheqjes së qeverisë prej Dritan Abazovic.
Ardhja e Omer Bajraktarit në krye të Ulqinit, njëkohësisht me Abazovic në Mal të Zi shënon një ngjarje epokale për shqiptarët në Republikën fqinje, por dhe për të gjithë qytetarët malazezë. Merr fund dominimi shumëvjeçar i partisë së Presidentit në ketë komunë - DPS, e cila kalon në opozitë bashkë me një parti shqiptare.
Pse e quaj zhvillim epokal?
Kryeministri dhe kreu i komunës do të jenë të një partie. Plani ambicioz i parashtruar gjatë fushatës, pritet ta shndërrojë komunën më të madhe bregdetare, por dhe më të varfrën, në pol zhvillimi për të gjithë Republikën. Brande të mëdha hoteliere, rikthim i traditës së mikpritjes si në vitet 80, plan i integruar urbanistik me konkurim ndërkombëtar, Bunë e lundrueshme dhe e lidhur me urë me Shqipërinë janë disa prej drejtimeve të një udhëheqjeje ndryshe.
Me Omer Bajraktarin në nivel lokal, ashtu si dhe me udheheqës të rinj në nivel qendror, po afirmohet në qeverisjen e punëve te Malit të Zi, një klasë e re drejtuesish: teknokratë, manaxherë, dhe çka dallon, të rinj në moshë.
Ishte pikërisht ky dallim nga qeverisja e mëparshme, apo tipar që qeverisë ende në Rajon, që më nxiti të shkruaj mbi Lëvizjen Qytetare URA.
URA ka arritur objektiva të paimagjinueshme për një forcë të vogël politike që po rritet vazhdimisht: ka bashkuar pakicat në nivel qeverisjeje qendrore, si dhe së fundmi po bën bashkë shqiptarët në Ulqin dhe në krejt Malin e Zi. Kjo është një arritje e madhe për Dritan Abazovic, një politikan i sulmuar në mbarë botën shqiptare vetëm dy vjet më parë.
Sot, si një zgjim post-shock, shqiptarët anembanë botës po shohin ndryshe: kuotat e Dritan Abazovic në botën shqiptare janë më të lartat. Fushata për komunën ku garonte Omer Bajraktari në krye të një Koalicioni multietnik dhe mbarëshqiptar, ishte fushatë e qetë, përbashkuese, pas dekadash betejash partiake të egra dhe ndarëse.
Ulqini synon të rikthehet në një pol investimesh turistike dhe që tani vende të Gjirit, Kosova, Italia kanë shprehur interes për Plazhin e Madh apo objekte të tjera. Dje qeveria vendosi t’i jepte fund situatës në lidhje me hotel Galebin, hotel flamur dikur i këtij qyteti, objekt i rrënuar tashmë, duke e rikthyer pronësinë e tokës tek shteti. Ky zhvillim mundëson ardhjen e investitorëve te mëdhenj në qendër të qytetit. Këto, janë veprime të para, për të dhënë besimin e një stine të re politike.
Me ardhjen e Bajraktarit dhe Abazovicit në krye të punëve, respektivisht në Ulqin dhe Podgoricë, qeveria e Shqipërisë fiton adresa të qarta në një marrdhënie që duhet të riformulojë rolin e Shqipërisë tek shqiptarët në Mal të Zi.
Cilët duhet të jenë partnerët e një Shqipërie që pretendon rritjen e ndikimit të saj rajonal?
Dyzina e partive kuazinacionale deri më tani nuk e ka ndalur getoizimin e shqiptarëve, shkombëtarizimin e tyre, emigrimin, madje e ka nxitur. Andaj, duhen lojtarë të rinj, pajtues në një një realitet multietnik e plot vizion për të ardhmen. Për shqiptarët në Mal të Zi ngjan se po fillon një epokë e re që një gazetar serb e ka quajtur Dritanizacija - një filozofi dhe aksion i ri politik ku pakicat ndihen të respektuara - kanë kryeministrin – dhe ku konfliktualiteti ndëretnik, ndërajonal është në nivelet më të ulta. Pritet të shihen politikat zhvillimore të kësaj epoke në filllimet e saj, që të flasim për diçka të konsoliduar që mund të ndikojë në krejt rajonin. Emri Dritan, po përdoret për modelin dritanka të flokëve; si emër për fëmijët e porsalindur dhe tek popullsia sllave. Dritanizacija pritet të shihet në veprim. Evropianët, perëndimorët duhet të mbajnë vesh: cilin model duhet të propozojnë?
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga p...
Për Gledis Nanon I nderuar drejtues madhor Mik Shok...
Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 4...
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...
Sarandjotët nuk duan dhe nuk besojnë më te kauzat. Nga at...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...