Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha se Greqia ka të drejtë të shtrihet 12 milje, pasi ka arritur marrëveshjen me Shqipërinë dhe se me t'u larguar Presidenti Meta që është pengesa kryesore, gjithçka do të mbyllet shpejt, nuk ka pasur asnjë reagim nga shteti shqiptar.
Përpos që nuk ka pasur asnjë reagim nga shteti shqiptar, i cili nuk ekziston prej kohësh, sepse shtet shqiptar sot do të thotë vetëm kryeministër, por nuk ka pasur asnjë reagim as nga Parlamenti dhe as nga Opozita përveç Deputetit dhe Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, a thua se deti ynë nuk u përket të gjithë shqiptarëve…!?
Nuk ka pasur reagim as edhe nga inteligjenca, por edhe nga shoqëria civile të cilat si duket asnjëherë nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, sepse ato duken si kërpudhat pas shiut dhe komandohen sikur me telekomandë nga partitë politike në pushtet.
Nuk kanë reaguar dhe u ka ikur tërësisht goja edhe disa “atdhetarëve të papërmbajtur” dhe “patriotëve të mëdhenj”, të cilët ndoshta nuk njiheshin më parë, por sovrani i bëri të njohur kur partia në opozitë “mbronte” me “fanatizëm” tërësinë territoriale, të cilën e nxjerr në shitje ditën kur vjen në pushtet.
Nuk di ku hanë miza kjo racë patriotësh të shëmtuar me dyfytyrësi dhe maska partiake që vokacionin e kurajës civile nuk e kanë aspak më të gjatë se ajo e militantit më të përdhunuar partiak.
Nuk ka reaguar as inteligjenca që na përfaqëson me dinjitet në institucionet ndërkombëtare.
Nuk kanë reaguar as artistët e pashembullt, ambasadorët e kulturës sonë, madje nuk kanë reaguar as ata që kërkojnë prej kohësh çmimin “Nobel”, të cilin në këtë çështje do të kishin rastin më të përshtatshëm për ta marrë dhe për të bërë ëndrrën e vjetër realitet.
Nuk kanë reaguar as shqiptarët e thjeshtë, ata që e kanë pronë territorin, madje as ata që rrojnë me produktet e atyre ujërave si ekskluzivi i peshkut Luca, që pas kësaj firme do të gllabërohen një herë e mirë nga grabitqari grek, sepse në këto kohë të vështira shteti shtypës që kemi krijuar ka qenë dhe do të mbetet përherë 'primus movens', që krijon gjithçka, si lirinë, por edhe të kundërtën e saj. Në rastin tonë shteti autoritar e ka tharë deri në rrënjë ndjenjën e shpirtin e patriotizmit, të mbojtjes së tërësisë territoriale, të asaj që quajmë atdhe.
Nuk ka reaguar as Diaspora e shpërndarë anembanë botës që “lëngon” karshi çdo lloj padrejtësie, proteston edhe për ngritjen më të vogël të çmimeve dhe nuk ka pasur kurajën të reagojë për atë që nuk ka çmim dhe është “malli” që nuk mund të prodhohet asnjëherë dhe që quhet tokë, vend, det, territor i sovranit, atdhe.
Nuk kanë reaguar as shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Çamërisë, a thua se nuk e dinë që kjo hapësirë, perlë detare, që do të shkëputet me vullnetin e atij që kemi zgjedhur të menaxhojë dhe ruajë territorin tonë, nuk u përket po njësoj edhe vetë atyre?!
Nuk kanë reaguar as edhe një pjesë e tyre që i konsiderojmë elitë, të urtë, që sensibilizohen dhe reagojnë edhe për padrejtësitë më të vogla të zgjedhjes së strukturave partiake dhe për reagime përtej etikës normale të politikanëve në politikëbërjen e përditshme.
Nuk kanë reaguar as ndërkombëtarët, ata që na monitorojnë me kujdes, ata që llogaritin drejt me mënyra, vetting edhe qindarkat e zyrtarëve të korruptuar, ata që nuk lejojnë asnjë shkelje të të drejtave të njeriut dhe që reagojnë deri te strukturat më të larta të organizmave ndërkombëtare.
Rasti i shkëputjes së territorit tonë me anë të një marrëveshjeje sekrete me palën greke, e konsiderojne sekrete, sepse ajo është e pakuptueshme në tërësinë e saj, nuk është bërë asnjëlloj trasparence dhe interpretimi për publikun për të mësuar se cilat do të jenë efektet e saj, deri ku dëmtohen interesat e publikut shqiptar dhe cili është territori që humb Shqipëria, cili është territori që humb sovrani, sepse deri tani rekuizitat e kësaj marrëveshjeje nuk kuptohen as nga specialistët më të mirë të fushës.
Sepse çështja e kësaj marrëveshjeje nuk është sikurse rasti i PPP-së me të cilat pushteti ka dhënë me koncesion tërë pasuritë publike të shqiptarëve, nuk është as sikur Butrinti i grabitur me “ligj” këto ditë, të cilat kanë një afat; kur përfundon koncesioni dhe më në fund pas një shfrytëzimi barbar do t’i kthehen përsëri publikut.
Rasti i detit që lëshohet me kaq lehtësi e ka çmimin sa një karrige pushteti, sa një karrige kryeministri, sa mbushjet e xhepave vetëm të një personi, sa egoja, deliri dhe makutëria e një individi që akoma nuk e ka kuptuar që: “Ajo që shkakton më shumë zili, është pasuria pa pushtet, pra, pasuria intelektuale”, sikur thotë me shumë të drejtë Hanna Arend.
Rasti i shkëputjes së këtij territori është shkelja më e rëndë e kushtetutës dhe do të duhej të bëhej çështja më e rëndësishme që preokupon shqiptarët edhe sikur kjo marrëveshje të ishte bërë në favor të shqiptarëve, por duke marrë në konsideratë faktin që është bërë pa asnjë lloj trasparence tregon qartazi që është bërë në dëm tërësisht të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rasti i shkëputjes, vjedhjes dhe grabitjes së këtij tërritori është po aq i rëndë sa agresioni Rus në Ukrainë dhe në këto kohë të vështira që jetojmë do të provokojë kriza të mëdha në zemër të Ballkanit dhe të Europës të cilat do të kënaqin vetëm një grusht ekstremistësh grekë që nuk janë ngopur me territoret dhe pasuritë shqiptare që kanë grabitur dhe shfrytëzojnë prej vitesh në Çamëri.
Rasti i grabitjes dhe shkëputjes së këtij territori u provoi shqiptarëve, përpos gjithë kësaj drame dhe tradhtie kaq të madhe, se i vetmi që i paska ruajtur, sikurse është betuar në kushtetutën e tyre, është Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që po i numërohen me padurim ditët nga tradhtia shqiptare dhe dinakëria e vjetër greke.
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...
Sarandjotët nuk duan dhe nuk besojnë më te kauzat. Nga at...
Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Kësh...
Ka mot-mot që bëj një detyrë fisnike. Çdo sabah marr n...
Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, ...
Blendi. Beqar i lashtë. Më thotë: -U bëra 33. Si Xhux...
Unë e kam presidentin tim pavarësisht se kë do të zgje...
PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur pr...
Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndr...
Një parti e mirëfilltë demokratike, trashëgimtare e dr...
Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e...
Numrat janë të krijuar nga njeriu që nga lashtësia për...
Një nga gjërat që bëri Princ Vidi menjëherë pas arritjes n...
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...
Policia shqiptare paralajmëron tifozët holandezë dhe i...
Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave R...
Nga Mentor Kikia Këto foto janë të dy hoteleve, një në Antal...
Këlliçi: “Ç’vlera trashëgojnë te fëmijët këta soj krim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...