Kur futbolli bëhet një idhujtari dhe pushon së qeni sport?
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...

Një nga gjërat që bëri Princ Vidi menjëherë pas arritjes në Shqipëri ishte formimi i kabinetit.
Më 18 mars 1914, qeveria e re bëri betimin në studion e Princ Vidit, në katin e dytë të Konakut (Pallatit), ndërtesa më e madhe e Durrësit që nuk ekziston më, pikërisht në vendin ku sot ngrihet Veliera.
Turhan pasha do të mbante edhe postin e ministrit të Jashtëm, përveç Kryeministrit. Mendohej se ai ishte zgjedhur për kulturën e tij perëndimore dhe si njeri i palidhur me klikat e vendit.
Në kabinetin e ri Esat pasha u emërua ministër i luftës. Meqenëse ministri nuk do të kishte ndonjë ushtri për të komanduar, Esati kishte kërkuar që portofolit të tij t’i shtohej edhe ministria e Brendshme.
Autoriteti i pashait ishte i padiskutueshëm, ai e njihte mirë popullin dhe vendin. Megjithatë, disa njerëz mendonin se kjo fuqi e tij ishte më tepër rrjedhojë e frikës sesa e dashurisë, prandaj, sipas tyre, akti i parë i Princit duhet të kishte qenë largimi i Esatit, si një element i rrezikshëm që mund ta ndërlikonte gjendjen.

Mirëpo Princi ose nuk mendonte kështu, ose nuk guxonte.
Anëtarët e tjerë të kabinetit ishin: Azis pashë Vrioni, ministër i Bujqësisë dhe i Minierave, Myfit bej Libohova - i Drejtësisë, Hasan bej Prishtina - i Postave, Preng Bib Doda - i Punëve Publike, Gjergj Adamidi-Frashëri - i Financave dhe Dr. Mihal Turtulli - i Arsimit dhe i Shëndetësisë.
Në emërimin e kabinetit ishte pasur kujdes që të përfaqësoheshin të tria besimet: pesë myslimanë, dy ortodoksë dhe një katolik.
Ministrat ishin njerëz që kishin jetuar kryesisht jashtë vendit, duke filluar nga Turhan pasha, i cili nuk kishte qenë në Shqipëri prej pesë dekadash.
Disa prej tyre kishin praktikuar gati gjithë jetën gjuhën turke, prandaj komunikimi për punët e qeverisë nuk mund të bëhej veçse në turqisht.
Esati do të ishte më i fuqishmi në qeverinë e re, sepse nuk kishte gjasa që Turhan pasha, ky “i jashtëm”, t’ia kalonte për nga ndikimi. Esati kishte në anën e tij të lëkundurin Myfit Libohova dhe Hasan Prishtinën e Dr. Turtullin.
Azis Vrioni me origjinë nga Berati, ndonëse ishte i afërt me Esatin, e shihte ministrin e Brendshëm si kundërshtar personal, por pa guxuar t’i dilte hapur.
Vrioni kishte qenë ministër i Financave në qeverinë e Ismail Qemalit, por pas disa muajsh kishte dhënë dorëheqjen, për të mos u ngatërruar me parregullsitë financiare të qeverisë.
Ndoshta njeriu me emrin më të pastër në kabinet ishte Dr. Adamidi, mjek me origjinë nga Frashëri, i cili kishte jetuar prej tri dekadash në Egjipt.

Kapiteni Duncan Heaton-Armstrong, që shërbente si sekretar privat i Princit, tregon se me t’u formuar kabineti, ministrat nisën të shpërblejnë me poste miqtë e tyre.
Anëtarët e kabinetit ndonjëherë e fillonin punën vonë pasdite dhe uleshin bashkë në shtëpinë e Esatit deri pas mesnate, duke pirë kafe dhe duhan pa fund. Shtëpia ndodhej pikërisht nën kullën veneciane, që sot shërben si pikë vrojtimi për turistët.
Në fakt, pjesa më e madhe e tyre nuk kishin zyra dhe banonin në konakun e Esatit si mysafirë.
Ministrat nuk prisnin shumë nga vetja. Turhan pashës, për shembull, i pëlqente ta krahasonte veten me një mami dhe Shqipërinë me një bebe.
Kur e kritikonin për diçka, ai përgjigjej: Ju prisni nga unë që fëmijën e porsalindur ta përgatis jo vetëm për gjimnaz, por edhe për universitet. Do të isha i kënaqur nëse fëmija mëson të ecë!
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...
Policia shqiptare paralajmëron tifozët holandezë dhe i...
Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave R...
Nga Mentor Kikia Këto foto janë të dy hoteleve, një në Antal...
Këlliçi: “Ç’vlera trashëgojnë te fëmijët këta soj krim...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 m...
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një...
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez ësh...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakor...
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm b...
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Nga Mentor KikiaVetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky ...
Nga Mentor KikiaUnë kam numëruar deri në 50 familje të afërm...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...