Nga Gjeneral Piro Ahmetaj/ Strategjia për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare të RSh
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Nga Mentor Kikia
Unë kam numëruar deri në 50 familje të afërmish dhe të njohurish të ngushtë, nga të cilët vetë 5-6 e kanë të varur jetesën plotësisht nga punët që bëjnë në Shqipëri. Të tjerët, ose kanë fëmijët jashtë që u sjellin rregullisht para, ose shkojnë dhe punojnë vetë, në mënyrë sezonale.
Një pjesë e mirë prej tyre jetojnë në fshat. Këtë vit plehrat kimike u rritën me 150%. Ndërsa inputet e tjera pësuan sërish një rrite me gati dyfish. Fshatarët ?reaguan? ndaj këtij realiteti. Ata nuk i blenë plehrat kimike dhe tregtarët e shumicës, që kishin magazinat plot, i rieksportuan ato në Kosovë e Serbi. Pra këtë vit do të kemi më pak toka të mbjella dhe rendimente më të ulëta.
Por si jetojnë ata?
Një pjesë i lanë tokat e tyre pa mbjellë apo pa shërbim dhe ikën të punojnë në Greqi. Me 3-4 muaj punë atje sigurojnë të ardhurat sa për të jetuar një vit. Ndërsa të tjerët mbjellin ca perime sa për nevojat familjare dhe presin fundin e muajit tu sjellin para fëmijët nga Italia, Gjermania, Anglia?.
Padyshim që ka dhe një kategori që rropatet duke mbijetuar nga shitja e ndonjë bidoni me qumësht, ndonjë prodhimi tjetër bujqësor e blegtoral, ndihmuar edhe nga ndihma ekonomike që u jep shteti.
Disa familje të tjera, nga ata që unë listova më lart, jetojnë në qytet. Kush në ndonjë punjë në administratë, kush duke shitur ç?të mundë, e kush tjetër duke iu falur ndihmës ekonomike. Por gati të gjithë presin në fund të muajit një ndihmë nga fëmijët emigrantë.
Ka nga ata që jetojnë mirë, siç ka nga ata që jetojnë keq. Ka nga ata në fshat që nuk u hyn fare në punë toka, e nuk marrin as ndihmën ekonomike, pasi fëmijët punojnë prej kohësh në emigracion dhe i sigurojnë të ardhuara të bollshme, sikurse ka nga ata që presin paratë e fëmijëve të paguajnë borxhet tek dyqani i ushqimeve. Por në fund, të gjithë sigurojnë nga emigracioni aq para sa u mjaftojnë që të kenë në tryezë bukë, djathë e domate dhe një kafe e një dopio raki në mëngjes, tek kafeneja e lagjes.
Kjo në fakt është fotografia e shoqërisë shqiptare sot. Emigracioni, në vitet e para postkomuniste e shpëtoi këtë popull nga uria. Por 30 vjet më pas, ai është shndërruar në skllavërim për shoqërinë tonë.
Shumica e shoqërisë shqiptare mjaftohet modestisht me standardin bukë, djathë e domate. Dhe ky standard arrihet, më së shumti me ndihmën e emigrantëve. Dhe, një shoqëri që ende lumturohet me faktin se ka bukë, djathë e domate, nuk kërkon standade demokracie dhe lirie.
Një familjeje, të cilës fëmijët i kanë ndërtuar shtëpinë, i kanë sjellë makinën, i sjellin para për tu veshtur, ushqyer, për të bërë pushime etj, nuk rebelohet kundër qeverisë as për çmimin e karburantit, as për vjedhjen e votës.
Një familje e varfër, që në fund të muajit energjinë e paguan më paratë që i sjell djali nga jashtë, sërish është e kënquar që elektricisti nuk vjen tia fikë dritat.
Një fshatar që braktis tokën sepse u rritën çmimet e plehrave dhe pesticideve, nuk del në rrugë të protestojë, derisa mund të ikë të punojë në fermat e grekëve për të siguruar bukën që nuk e siguron dot në tokën e tij.
Një burrë që mjaftohet me 300 euro në muaj që i sjell i biri, për bukë, kafe dhe raki, sërish nuk mund të rebelohet kur mëson sesi qeveria abuzon me buxhetin, tenderat, pasuritë publike, PPP-të.
Emigrantët, me paratë që sjellin në Shqipëri, kontribuan për të ndryshuar këtë vend, pasi mijëra shtëpi të reja janë pasojë e drejtës së tyre. Por ata kontribuan edhe për të kultivuar një gjeneratë dembele këtu. Dhe, nëse nuk do të pajtoheni me këtë përcaktim, po them se kanë kontribuar në kultivimin e një shoqërie indiferente. Një shoqërie indiferente për fatin e saj. Me këtë siguri, se çfarëdo që të ndodhë, për bukë nuk do të vdesim, ka bërë që ne të kultivojmë një klasë politike gjithnjë e më hajdute.
Kjo justifikon edhe një fakt tjetër: Megjithëse një shoqëri me probleme të mëdha ekonomike, kafenetë qëndrojnë të mbushura plot, natë e ditë.
Sepse ky është i vetmi vend ku njeriu shpenzon më shumë nga sa fiton.
Ndaj dhe sot qeveria nuk ia mundëson votën emigrantëve. Asaj i mjaftojnë paratë që ata sjellin, për të mbajtur gjallë dhe pa pretendime, popullin votues këtu.
Foto 1: Emigrantet ne radhe per te kaluar kufirin me Greqine
Foto 2: Emigrantet duke punuar ne fushet e Greqise
Foto 3: Kafene ne Tirane, qe gelojne nate e dite
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Nga Çim PekaTakimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit...
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij pol...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...