Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Nga Armand Shkullaku
Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peizazhin mediatik ishte ai i ?mërzisë? së liderit suprem me punën e SPAK-ut. Kryeministri i vendit, në rolin e viktimës, u ankua për selektivitetin e SPAK-ut, por dhe kërcënoi se mund t?i sosej durimi. Madje, nuk u përmbajt të jepte direktiva se në duart e kujt ish-ë duhet të drejtohen prangat e prokurorisë speciale.
Kaq mjaftoi që e gjithë vëmendja e publikut të kurthohet në debatet se kryeministri nuk e kontrolloka drejtësinë e re, se ndonjë i penduar mund të rrezikojë vetë liderin, se ndoshta po përgatitet arrestimi i Berishës, etj etj. Këtë vorbull të re, të krijuar nga Rama, e trazoi më shumë edhe reagimi i SPAK, duke i dhënë kështu trajtën e një konflikti latent mes pushtetit dhe drejtësisë së re.
Në fakt, fjalimi alla Fidel Kastro i Edi Ramës, nuk kishte asnjë shtysë të ngjashme nga këto më sipër. Nuk ka asnjë dyshim që ai e kontrollon SPAK se deri ku duhet ta shtrijë hapin. Dosjet e mbyllura të vjedhjeve të zgjedhjeve, sulmi mbi gazetarët në skandalin e patronazhistëve, largimi në drejtim të panjohur i bosëve të inceneratorëve, distanca higjenike ndaj korrupsionit në nivelet më të larta, etj, janë dëshmitë e devotshmërisë së spakistëve ndaj të plotfuqishmit.
Edi Rama mbledh asamblenë, kur në fakt duhet të mbledhë bordin e transparencës e borde të tjera që ka sajuar, për të marrë në dorë situatën që po rrëshket drejt një krize ekonomike të qartë. Nuk gjen shembull të ngjashëm kur organi më i lartë i një partie në pushtet, nuk mblidhet për të kërkuar e dhënë llogari, por për të dëgjuar pallavrat e liderit dhe refrenin ezaurues me Berishë e Ilir Metë. Në vitin e nëntë të qeverisjes, kryeministri dhe ministrat do duhej të përgjigjeshin për punën e tyre dhe jo për punët e të tjerëve. Por përveç kronikave të montuara bukur, ku shfaqen ministret si kukulla e ministrat llërëpërveshur që i shpjegojnë liderit se si do të ndryshojë Shqipëria, partia në pushtet nuk i ofron asnjë mundësi analize apo llogaridhënie publikut.
Në pamundësi për të patur një bilanc qeverisje dhe për të debatuar mbi të, kryeministri po shpik tani fabulën me SPAK. Pas nëntë vitesh në pushtet, doli përsëri me tezën se fajin e ka Berisha dhe ata që nuk e marrin të pandehur atë. Në mandatin e parë sajoi betejën me prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, në mandatin e dytë armiku ishte Ilir Meta, në këtë të tretin shënjestra është SPAK, që nuk arreston armiqtë e mandatit të parë dhe të dytë.
Nuk kishte pamje më të mjerë se ajo e dhjetra burra e grave, që bëhen bashkë me orë të tëra për të dëgjuar liderin që u flet përsëri për Sali Berishën e Ilir Metën. Ndërkohë që logjika e forumeve të tilla është që partia t?u kërkojë llogari të mandatuarve se si kanë punuar, në rastin e PS i tregohet pushteteve të tjera se si duhet të punojnë.
Në një forum normal, kryeministri do të duhej të demonstronte se çfarë është bërë gjatë këtij viti të parë të mandatit të tretë. Pse është rritur borxhi, pse vazhdojmë të paguajmë një litër naftë 2 euro, si do të veprohet me rritjen e çmimeve, po me krizën në bujqësi, çfarë do të ndodhë me koncensionin e inceneratorëve? Përpata metaforave me Berishën non grata, kryeminsitri duhet të përgjigjej përpara atyre që e kanë zgjedhur se përse Departamenti i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë me një korrupsion të shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Dhe përpara se t?i tregojë SPAK çfarë grepash të përdorë për të kapur Berishën dhe Metën, të shpjegojë pse ai ka peshkuar individë që u dha pushtet, në bashki, kuvend e qeveri, që sot gjenden prapa hekurave.
Mbi këto çështje është jo vetëm interesi i socialistëve dhe publikut të gjerë, por edhe detyrimi i një kryeministri që të japë llogari. Mirëpo, i mbërthyer deri në grykë nga dështimi dhe abuzimi, Edi Rama në hyrje të vitit të dytë të mandatit të tretë, po na servir fabulën e radhës: Fajin e ka SPAK që nuk merret me Saliun dhe Ilirin. Në 9 vjet në krye të vendin vetëm këtë histori të kthyer e stërkthyer ka edhe si bilanc qeverisje edhe si mbulesë të aferave korruptive. Për këto, është e kotë të presësh që një ditë do të marrë përgjegjësi, prandaj përralla si kjo me SPAK do të vazhdojnë.
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...