Nga Spartak Ngjela/ Shkatërrimi përfundimtar i Rusisë do të hapë një etapë të re për njerëzimin
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Dr.Arben Ramkaj
Mustafa Nano është një polemist i njohur në këtë vend. Atij të cilit i pëlqen shpesh të provokojë opinionin publik me idetë e tij kontroverse mbi politikën, kulturën, historinë e Shqipërisë.
Por monologu në fillimin e emisionit të tij të fundit në televizionin MCN me emrin e diskutueshëm ?Arnautistan? (një referencë e Shqipërisë në gjuhën turke, plus një paragjykim ndaj disa vendeve të tjera myslimane), shkoi përtej provokimit.
Ai ishte një sulm i padenjë ndaj komunitet më të madh fetar në vend, që u shoqërua me një thirrje skandaloze ndaj publikut, që të ngrihet dhe të reagojë për ?Shqipërinë që ai ka humbur?. Siç e pranoi edhe vetë, Nano u frymëzua në këtë sulm të pakuptimtë nga fotoja e qindra grave myslimane që falën Namazin në qendrën e qytetit të Elbasanit ditën e Fiter Bajramit, pas mbarimit të Muajit të Ramazanit.
?Kjo foto me jep trishtim. Më duket sikur Shqipërinë ma kanë vjedhur. Shqipëria që unë njoh nuk ekziston më. Kjo nuk është një foto tipike shqiptare. Lutja në sheshe duhet ndaluar me ligj. Ajo fyen pjesën tjetër të shoqërisë?!?- u shpreh ndër të tjera gazetari i njohur.
Po çfarë Shqipërie i kanë vjedhur zotit Nano? Shqipërinë e komunizmit, si të vetmin shtet ateist në botë pas vitit 1967? Një rekord, që mjerisht e mbajmë ende sot në analet e historisë botërore?
Pas shembjes së atij regjimi brutal, Shqipëria ka nënshkruar një aktmarrëveshje të shprehur edhe në nenin 3 të Kushtetutës, ku njerëzit dhe grupet e interesit janë të lirë të shprehin vullnet e tyre lirshëm dhe pa frikë.
Dhe këtu përfshihet edhe e drejta dhe liria e ushtrimit të besimit. Fiter Bajrami është një feste fetare. Pas agjërimit 1-mujor besimtarët kryejnë lutjet e përbashkëta drejtuar Zotit për paqe, mirësi dhe begati, jo vetëm për vete për të gjithë shoqërinë në përgjithësi.
Në lutje marrin pjesë burra dhe gra, dhe gjatë ritit gratë duhej të jenë të mbuluara. Lutja në sheshe apo ambiente publike nuk është një betejë për dominancë. Beteja jonë e vetme ka të bëjë me lutjen ndaj Zotit për veten dhe gjithë shoqërinë.
Praktika e lutjes masive buron nga një tradite fetare e lashtë, ku në rastet kur xhamitë nuk i akomodojnë dot të gjithë besimtarët, mund të përdorin ambiente publike, ashtu si në tubimet publike. Në raste festash edhe komunitetet e tjera përdorin ambientet publike.
Kështu, meshat në raste festash në shumë vende të botës, shoqërohen me një procesion që përshkruan pjesën kryesore të qytetit. Njerëzit janë të lirë t?i bashkohen ose jo, por nuk mund të konceptohen sulme verbale apo fizike ndaj meshtarëve dhe pjesëmarrësve në ceremoni.
Ç?është më e rëndë, Nano e degradon më tej diskursin e tij me tone të ashpra islamofobie, me një deklaratë që cenon shumë rëndë dinjitetin e vajzave dhe grave myslimane. Ai arrin deri aty sa i cilëson ato si ?skllavet e vitit 2022?!
Po ku e gjen kurajën ai të diskriminojë një komunitet të tërë me një term të tillë kaq pezhorativ? Një fyerje që për më tepër gjen jehonë në valët e një televizioni në kryeqytet? Një fyerje që fton dhe nxit urrejtjen dhe jo harmoninë ndërfetare?
Unë shpresoj dhe besoj se që AMA dhe Komisioneri i Diskriminimit do të reagojnë
dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur ndaj këtij rasti flagrant. Nano akuzon më tej pjesëtarët e komunitetit mysliman se me aktin e lutjes në një shesh publik, ?janë duke mbjellë farën e përçarjes në shoqërinë tonë?.
Një akuzë tërësisht e pabazë dhe shumë e rrezikshme. Në fakt, me një deklaratë të tillë ai rrezikon të bëhet vetë mbjellësi i përçarjes. Nëse gazetari kërkon me të drejtë të ndihet i respektuar si qytetar në një vend demokratik, atëherë ai duhet të njohë dhe respektojë edhe të drejtat dhe liritë njerëzore dhe shpirtërore të të tjerëve.
Aq më tepër kur anëtarë të familjes së tij janë pjesë e komunitetit të besimtarëve mysliman. Mosdakordësia e tij me zgjedhjen e tyre, nuk duhet që t?ia errësojë gjykimin si një zë i njohur dhe me peshë në media.
Ndër të tjera, gazetari tha se ?ata po e shndërrojnë Shqipërinë në një El Dorado për të gjithë besimtarët fanatikë të botës?. Edhe ky, një spekulim i ulët. Pasi dihet shumë mirë se vendi ynë vazhdon që të mbetet një model i harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar. Kjo edhe sipas raporteve ndërkombëtare më prestigjioze.
Nga ana tjetër, polemikat që provokoi Nano me monologun e tij, dëshmojnë edhe njëherë rëndësinë e që ka debati mbi lirinë e besimit. Në 3 dekadat e fundit Shqipëria ka firmosur shumë konventa ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.
Më e rëndësishmja ka qenë ajo e firmosur në kohën e administratës së Donald Trumpit, që promovon lirinë e besimit fetar në çdo cep të botës. Për shkak të rritjes së ndjeshme të antisemitizmit, por edhe islamofobisë në kontinentin tonë, OSBE ka vendosur ambasador të posaçëm që raporton periodikisht mbi qasjet islamofobe në vende të ndryshme të Evropës.
Nisma si Platforma për Lirinë për Paqe me seli në Norvegji, Klerikët për Ndërtimin e Paqes në Finlande etj, janë të angazhuara në luftën ndaj çdo lloj kufizimi apo diskriminimi ndaj lirisë së besimit dhe besimtarëve.
Diskurse si ai i Mustafa Nanos mbi besimtarët myslimanë janë kudo të dënueshme. Mjerisht, ato janë shtuar për shkak të debateve mbi emigracionin, që është tentuar dhe tentohet të shfrytëzohet nga partitë populiste të ekstremit të djathtë dhe të majtë në shumë vende të Evropës.
Unë dua t?i them miqësisht zotit Nano se Shqipëria nuk rrezikohet nga feja dhe besimet fetare. Ato jo vetëm në raste festash, por çdo ditë përhapin mesazhin e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin.
Kjo është fatkeqësisht në kontrast të plotë me tubimet politike, që mbahen në të njëjtat sheshe publike, nga ku derdhet gjuha e shpifjeve, urrejtjes dhe demonizimit të kundërshtarit politik.
Si një analist që si fokus kryesor ka politikën, nuk e kemi dëgjuar zotin Nano të kërkojë ndalimin me ligj të tubimeve të tilla, të cilat në 30 vite demokraci kanë prodhuar trazira, vrasje dhe shkatërrime masive. Modestisht, gjykoj se gazetari duhet të korrigjojë shënjestrën, dhe ta kërkojë dhe gjejë diku tjetër burimin e të këqijave të mëdha që vazhdojnë të pllakosin vendin tonë./CNA.al
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...