Ilir Levonja/ Unë amerikani antiamerikan
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo serioz dhe jo i dobishëm. Megjithëkëtë, ai nuk pritet të ketë ndonjë efekt, pasi një ambasador i huaj largohet nga një vend me të tjera procedura, me akte të posaçme qeveritare. Edhe pse ka një numër modest njerëzish që e kanë firmosur atë, shija e një ngjarjeje të rrallë si kjo, është gjithësesi e hidhur, pasi në fund të fundit po kërkohet largimi i ambasadorit të një vendi jo thjeshtë mik, si SHBA.
Nuk është nevoja të rikthehet arkivi i historisë për të kuptuar rëndësinë e marrëdhenieve mes dy vendeve. Por, referuar vetëm faktit se Shqipëria është vendi me forcat e armatosura dhe armatimet më modeste në rajon, atëherë këto raporte shndërrohen në domosdoshmëri dhe jo thjeshtë në nevojë.
Por a janë cënuar marrëdhëniet mes dy vendeve nga të tilla lëvizje? Unë mendoj se shqetësimi i disa zërave se, ?këta? po na prishin me Amerikën, nuk është aspak real. Sepse marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen nga politikat zyrtare dhe jo nga lëvizje ?të një grushti njerëzish?. Dhe, në aspektin zyrtar, këto marrëdhënie janë dhe do të jenë në pikën e tyre kulmore.
Ka disa, mes atyre që mbështesin këtë ngjarje(peticionin), që thonë se qëndrimet e ambasadores Kim kanë nxitur një frymë anti-amerikane, pasi ajo po sillet si guvernatore. Madje ky përcaktim është bërë tashmë zyrtar nga ana e z.Berisha dhe eksponentëve të PD-së që mbështet atë.
Në fakt Shqipëria ka vite që ?vuan? nga tutela e institucioneve dhe diplomatëve të huaj. Dhe këtë e ka kërkuar vetë, pasi çdo marrëveshje është arritur vetëm nga negocimi, ndërmjetësimin dhe presioni i tyre, në kushtet kur palët politike nuk binin dot në ujdi. Për vite e vite më radhe, ambasadat e huaja kanë gëzuar më shumë besueshmëri sesa vetë institucionet e vendit, duke filluar nga qeveria, parlamenti e gjykatat.
Gjithkush do të surprizohej nëse Ambasada e SHBA në Tiranë do të bënte publike ankesat e qytetarëve shqiptare për problemet që nuk marrin zgjidhje nga institucionet e shtetit të tyre.
Në vitin 2003, ambasadori Xhejms Xhefri, u detyrua të dilte publikisht me një deklaratë të fortë, pasi kishte marrë denoncime për një bandë kriminale që shantazhonte ndërtues duke u marrë prona me dhunë. ?Ne e dimë kush jeni dhe ku fshiheni. Ne nuk do lejojmë më që ju të vazhdoni?. Pas kësaj deklarate, policia ndërhyri dhe i dha fund një prej bandave kriminale më famëkeqe në Tiranë.
Për çdo parregullsi në zgjedhje, pala e humbur i është drejtuar në një mijë mënyra dhe kanale pikërish ambasadave të huaja në Tiranë.
Ne i kemi drejtuar sytë nga ambasadat e huaja, sepse nuk kemi bërë dot shtetin tonë funksional, drejtësinë tonë. Dhe sot, në mënyrë paradoksale, akuzojmë ambasadoren Kim se mbështet Ramën, ?një kryeministër i korruptuar dhe që ka kapur drejtësinë?. Por, në vend që të ngrihemi, të zemërohemi dhe të dëbojmë kryeministrin tonë nga zyra, duam të dëbojmë ambasadoren.
A nuk kemi qenë ne, që në mënyrë masive kemi besuar, shpresuar dhe kërkuar që të huajt ?të vënë dorë dhe ta na e heqin qafe kastën e vjetër politike, që është e korruptuar dhe që nuk i lëshon livadhet që ka pushtuar?? Pra, atë që ne nuk e kemi bërë dot me votë, e kemi kërkuar vazhdimisht të na e bëjnë të huajt.
Do të ishte shumë më e dobishme, më dinjitoze, më serioze, sikur ne të zemëroheshim me qeverinë dhe njerëzit e korruptuar, të zemëroheshim me kastën politike 30 vjeçare, me oligarkinë politiko-financiare që ka pushtuar tokën, detin dhe ajrin.
Zonja Kim një ditë do të ikë, dhe do të na lërë sërish këtu dhe kështu siç jemi, ashtu siç na kanë gjetur e na kanë lënë të tjerë para saj.
Sa më shumë Berisha dhe njerëzit e tij të sulmojnë ambasadën e SHBA, aq më shumë qeveria do të fshihet pas flamurit amerikan.
Është histori e vjetër kjo.
Në Prill 1924, plot 98 vjet më parë, në Mamurras u vranë dy shtetas amerikanë, turistë. Qeveria e kohës, me kryeministër Ahmet Zogun, shkoi në litar disa njerëz dhe shtroi në dru e mbylli në burgje gjysmën e opozitës së peshkopit Fan Noli, se kanë vrarë amerikanët që të na prishin me Amerikën. Ndërsa opozita, nga ana e saj, akuzonte se qeveria i ka vrarë vetë amerikanët, që të na akuzojnë neve, që të na quajë anti-amerikanë, e të na prishë me Amerikën. Ndërsa të dyja palët, çdo mëngjes, shkonin për ngushëllime tek Rruga e Elbasanit, derisa një ditë nëpunësit, të mërzitur, u thanë se nuk presin më ngushëllime…
Zogu u përmbys nga Noli. Pastaj Zogu erdhi sërish dhe Noli iku për të mos ardhur më. Pastaj iku edhe Zogu për të mos ardhur më. Pak më vonë ikën edhe amerikanët, se erdhi Enveri me komunistët. Komunistët ikën dhe amerikanët erdhën sërish.
Ndërsa ne jemi po këtu, vidh, akuzo, vrit e shaj njëri-tjetrin dhe tund flamurin amerikan./CNA.al
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë...
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...