Nga Ditmir Bushati/ Tre mësime nga Franca
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Nga Lutfi Dervishi
Stalini thoshte se nuk ka rëndësi kush voton, por kush i numëron votat! Kjo thënie vlente për diktaturat! Në shekullin e 21, në epokën digjitale kjo thënie është vjetëruar!
1. Bëje ligjin si të duash vetë! Mehmet Shehu dikur bënte një pyetje retorike: pse ligjet tona do të na pengojnë ne për të dënuar armiqtë?! Sot pyetja është: ligji do të na pengojë ne të fitojmë? Elena Çaushesku me të drejtë pyeste: E kemi shkruar ne Kushtetutën apo Kushtetuta na ka shkruar ne? Shembull: ndryshimet në kodin zgjedhor korrik 2021!
2. Investo: Paratë janë për t’u vënë në punë! A ka investim më fitimprures se fitorja e zgjedhjeve? Shembull: VKM e qeverisë datë 25 Mars 2021 dhe vendimet Keshillit bashkiak të Durrësit 12-24 prill ?ekzekutuan? me shpejtësi marramendëse 6.1 milionë euro ((shih https://ndiqparate.al/?p=14560
)! Individët, kuptohet votues, morën nga 1 deri në 5 milionë lekë! Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para!
3. Diversifiko investimin: Paratë nuk janë ekskluzivitet vetëm i qeverisë. Ka individ që duan të bëhen deputet vetë, apo duan të bëjnë përfaqësues të popullit familjarët, miqtë apo dashamirësit: bujrum! Por t’a kenë të qartë se përgjegjësia është individuale! Të dalin në popull, të thyejnë lekët, më falni herësin dhe hallall! Shembull: mandatet non grata!
4. Punësimet! Puna është vetë jeta! Ka njeri të gjallë që është kundër jetës? Shembull: në 2014 në administratë punonin 85 mijë vetë. Në 2020 punonin 182.5 mijë! Vetëm 3 muajt e fundit të 2020 u punësuan 10.572 persona! Fatura financiare e punësimeve në institucionet qendrore, vendore dhe shoqëritë tregtare për janar ? prill 2021, është 63 milionë Euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Po kjo nuk ka lidhje me faktin që 2021 është vit zgjedhor! Kush e mendon këtë është armik i demokracisë!
5. Tenderat! Në vitin zgjedhor rrit tenderat dhe mundësisht tenderat të jenë me një operator në garë! Më shumë tendera, me shumë punë, me shumë para dhe më shumë gaz e hare!
6. Kujdes nga aksidentet në zgjedhje: Zgjedhjet janë si dasmat! Gjithmonë bëhet shkak diçka për të prishur syrin e keq! Për dreq në zgjedhje merr pjesë dhe opozita dhe nuk mjaftohet që merr pjesë por do edhe të fitojë! Opozita mund të prish dasmën! Shembull: Elbasan/Dibër! Sherri zgjedhjeve. Imagjino po të mos shkonte në vengjarje dora vetë drejtori i përgjithshëm i policisë dhe prokurori i çështjes. Kishte shumë mundesi që media të raportonte se në vendngjarje ishin gjetur para, lista zgjedhjesh dhe karta identiteti! Por zyrtarët më të lartë thanë që ?Në vend ngjarje nuk u gjetën karta identiteti dhe materiale zgjedhore?. E kundërta ishte e vërtetë! Po kjo nuk ka pikë rëndësie! Policia për një ditë të zezë duhet! Me pas është e thjeshtë sepse punët i merr në dorë Drejtesia!
7. Problemet që mund të dalin në zgjedhje (dasëm pa mish nuk ka) lërjani në dorë drejtësisë! Pas zgjedhjeve opozita dhe ndonjë gazetar që i ka marrë koka erë mund të ngrenë lloj- lloj akuzash! Mos u merrni me humbësit! Mjafton të thoni: ?këtë punë e ka në dorë Drejtësia? Rast ilustrues: nga 290 padi për zgjedhet e 2021, pas një viti, vetëm një rast ka përfunduar në gjykatë!
8. Vazhdo me reformat: kurrë mos hiq dorë nga reformat, dhe sidomos nga reforma zgjedhore, sigurisht bazuar në rekomandimet e OSBE-ODHIR-it!
9. Problemet pas zgjedhjeve i kanë rrënjët jashtë Shqipërisë! Krizat duhen parë në një kontekst më të gjerë! Jetojmë një një botë të globalizuar ku një mizë që ngrihet në buzë të Adriatikut mund të shkaktojë stuhi në brigjet e Atlantikut! Problemet që mund t’i bien në kurriz votuesit mund të vijnë për shkak të fatkeqësive natyrore (tërmet, uragane, vullkane) ose për shkak të marrëzive si luftërat, terrorizmi, ngrohja globale! Nëse ka ndonjë shkak të brendshëm, shkaku i brendshëm më potencial është se opozita nuk po qeveris mirë!
10. Kujdes! Duke respektuar pikat e mësipërme, fitorja është e garantuar, por rrezikon që në fjalimin e fitores të falenderosh votuesit për mandatin e 5-të ndërkohë që sapo ke marrë të katërtin!
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë...
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon ...
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...