Akuzat ndaj Bashës që denoncojnë Berishën
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Nga Erion Dasho
Në dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane.
Fiks një vit para këtij incidenti, policia e Boratit dilte rrugëve të Tiranës dhe gjobiste me 3 mijë lek çdo qytetar që nuk mbante maskë në rrugë. Maskë artizanale, ose siç e kam quajtur, maskë prej lecke.
Në atë kohë, kërkimet rreth përhapjes së koronavirusit kishin provuar se as maska prej lecke dhe as mbajtja e maskës në rrugë nuk kishin ndonjë efekt në parandalimin e transmetimit të virusit.
Personalisht, e kam quajtur masën e gjobës, thjesht një mjet rrjepjeje për të zhvatur nga qytetarët gjoba absurde. Në kulmin e zbatimit të “masës” mund të hyje në supermarket me një maskë që e mbaje në mjekër dhe quheshe “në rregull” me ligjin e Boratit dhe të ndëshkoheshe kur bëje i vetmuar shëtitje nga liqeni, por pa maskë.
Lufthansa dhe Gjermania janë tjetër gjë.
Këtu nuk komandojnë boratët me tekat e tyre, por shkencëtarët e RKI, Helmholz dhe Charité. Pas disa muajsh pandemi, ata grumbulluan dhe publikuan evidenca dhe, që nga dhjetori 2020, të vetmet maska që u rekomanduan për përdorim në mjedise të mbyllura ishin ato FFP2 dhe kirurgjikale.
Gjermanët u bindën. Kjo edhe sepse maskat FFP2 dhe kirurgjikale nisën të shiten me çmime të subvencionuara apo edhe të falen. Sidomos punëdhënësit dhe njësi të ndryshme tregëtimi i ofruan dhe vazhdojnë t’i ofrojnë këto maska falas. Kompanitë ajrore sigurisht ja ofronin këto maska falas çdo pasagjeri.
I përballuar me një kërkesë që për secilin nga miliona udhëtarët e Lufthansa-s ishte e qartë, e kuptueshme dhe e thjeshtë për t’u zbatuar, Borati me sa duket ka ngritur krye me arrogancën e vet të zakonshme.
Duke menduar se ka përpara nëpunësit e vet bashibozukë që tremben edhe nga hija e një kryeplaku dhe që zbatojnë përçartjet e komitetit të vet qesharak, Borati u mundua t’i frikësonte ata me staturën e një “burri shteti”.
Përfundimi dihet. Borati u zbua me policë nga avioni dhe priti avionin e radhës ku ju desh të hipte duke zbatuar politikën dhe rregullat e Lufthansa-s.
Borat!
Ndonëse ke 30 e kusur vite në politikë dhe e quan Gjermaninë partner strategjik, akoma nuk ke marrë vesh ndryshimin midis një shteti real dhe fals.
Shteti që ti dhe boratët e tu keni krijuar në Shqipëri është shtet “me gjasme”. Është shtet që ka gjasme spitale, që gjasme e lufton pandeminë, që gjen dhe aplikon gjasme vaksina dhe e bazon politikën e vet tek gjasme shkencëtarë.
Fals Borat! Fals si ti dhe si gjithë enturazhi yt!
Uroj vetëm që mësime si ky i Lufthansa-s të të mësojnë diçka dhe të të bindin se ti nuk e luftove pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania!
Se përndryshe Shqipëria nuk do të kishte 6.5 vdekje për 1,000 banorë, kurse Gjermania vetëm 1.5 të tilla.
Nëse nuk ke mësuar gjë nga ky incident, atëherë aq më keq për ty dhe shumë herë më keq për ata që akoma të votojnë ty!
Mjerë të dytët?/CNA.al
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...