Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Nga Oerd Bylykbashi
Industria e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve është sot në gjunjë nga gripi i shpendëve.
Zona zgjedhore, Qarku Durrës, ku shërbej si deputet është qendra e krizës.
Këtu ndodhet 60% e kësaj industrie të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, me 400 të punësuar që rrezikojnë vendet e punës, pra 400 familje që rrezikojnë varfëri edhe me të thellë nga papunësia dhe rroga e munguar. Por mbi të gjitha pasojat rëndojnë shumë mbi konsumatorët familjarë.
754.000 krerë kanë ngordhur apo janë asgjësuar për shkak të epidemisë. Ky është një dëm me pasoja të mëdha për ekonominë e zonës, por edhe më gjerë në Shqipëri.
Por po aq, është me pasoja të rënda tek konsumatorët, për shkak të shtrenjtimit të çmimit.
Veza është produkt bazë i shqiptarëve, e sa më shumë varfërohet xhepi, aq më shumë familjet përdorin ushqimet bazë.
Kriza që ka shkaktuar epidemia e ka çuar në qiell çmimin e vezëve. Në janar e shkurt, kur epidemia nuk kishte goditur ende, një kokërr vezë me shumicë ishte 11 lekë/kokërr ndërsa sot është 22 lekë/kokërr, pra është rritur 100%.
Me pakicë një kokërr vezë më parë kushtonte 15-17 lekë, ndërsa sot kushton 26-35 lekë, pra është dyfishuar.
Por, ndërkohë, që e gjithë shporta e ushqimeve bazë është shtrenjtuar drastikisht brenda një muaji, çmimi i vezëve nuk është rritur sepse plasin bombat në Kiev siç i pëlqen Ramës të thotë, por sepse ka plasur gripi i shpendëve.
Qeveria u përpoq ta fshihte fillimisht epideminë e gripit të shpendëve. Në fillim e quajti ?laringo-trakeit infektiv?. Vetëm më pas u detyrua të pranonte që ishte grip shpendësh H5N8.
Arsyeja e shmangies është shumë e thjeshtë: qeveria është e detyruar nga ligji dhe aktet normative të Këshillit të Ministrave që të dëmshpërblejë industrinë e prodhimit të vezëve për humbjet nga gripi i shpendëve.
Sa më vonë të cilësohej natyra e vërtetë e ngordhjes nga gripi i shpendëve, aq me pak krerë të ngordhura apo asgjësuara duhen dëmshpërblyer. Ligji për shërbimin veterinar i vitit 2011, VKM 408/2013 dhe Plani i Kontigjencës i viti 2021 detyrojnë shtetin të përballojë nga buxheti shpenzimet për çrrënjosjen e sëmundjes dhe dëmshpërblimin e bizneseve për krerët e ngordhur apo asgjësuar.
Urdhërat e ministrit për këtë qëllim janë nxjerrë dhe janë në fuqi.
Por fakti është që shteti nuk ka kryer asnjë qindarkë kompensim.
Dëmi që kanë pësuar bizneset e zonës së Durrësit që kam nderin dhe detyrën të përfaqësoj, llogariten me miliona Euro. Po të llogariten edhe bizneset në zona të tjera të prekura, shifra rritet.
Shteti e di detyrimin e vet por hesht dhe zvarritet.
Pasoja është e drejtpërdrejtë tek konsumatorët që nuk përballojnë dot dietën bazë ushqimore. Jo çdo çmim rritet nga bombat në Ukrainë. Në rastin konkret, shteti shkel ligjin.
Në fillim të marsit u pagoi 10 milion Euro personave në kërkim për kontratën korruptive të inceneratorëve, por asgjë nuk bëri të dëmshpërblejë sipas deyrimit ligjor që industria shqiptare e prodhimit të ushqimit bazë të rimëkëmbet sa më shpejt dhe çmimi i një produkti bazë të ulet e të jetë i përballueshëm për hallexhinjtë, pensionistët, nënat për fëmijët e tyre.
Për qeverinë mundet që pulat janë trembur nga bombat ruse, për prokurorinë, ky skandal duhet të jetë së paku shpërdorim detyre, por për konsumatorët e zakonshëm ky është një çmim që ua bën jetën të papërballueshme./CNA.al
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Nga Artan HoxhaËshtë i madh për Zotin…Ka 7 muaj rresht, e te...
Nga Ermal MulosmaniUnë e kuptoj shumë drejtë përpjekjen e Al...
Nga Rexhep POLISIJonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin ...
Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikt...
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Nga Ekrem Spahiu Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm...
Nga Sherefedin ShehuMegjithëse “Luli na la” ende vazhdon të...
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë von...
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...