Nga Lorenc Vangjeli/ Mandati i katërt, fati i jep gjithmonë kundërshtarët e duhur Ramës
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikthye aty, duke ?marrë? paqësisht atë që kishte humbur me dhunë në 8 janar. Për herë të parë ai shtrëngoi duart me dy nga kundërshtarët e tij të mëdhej, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, pasi gjykata e Tiranës i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën për të udhëhequr nga sot e tutje partinë.
Të gjitha këto, të vendosura në sfondin ë rezultatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe largimit me turp të Lulzim Bashës, flasin për një fitore dërrmuesi të liderit historik brenda partisë së tij. Në diçka më shumë se gjysëm viti, ai u shndërrua nga një ?lebroz? i goditur pas shpine dhe i tradhëtuar nga të tijët, në një politikan të ringjallur, për shkak se padrejtësia që iu bë, i la në hije shumë nga mëkatet e së shkuarës.
Pra, duam apo s?duam, na pëlqen apo jo, Sali Berisha është fitimtari i një krize, të ciliën e planifikoi dhe e loboi Edi Rama, e nënshkroi sekretari Blinken me peshën e rëndë të SHBA-së dhe e bastardoi deri në parodi ambasadorja e këtij vendi në Tiranë.
Por një pjesë e deputetëve dhe hierarkëve të dikurshëm po tregojnë një miopi proverbiale për ta lexuar këtë tablo. Ndonëse të mbetur pa anëtarë, ndonëse të zhveshur edhe nga vula, ata po i kërkojnë Sali Berishës atë që askush nuk imagjinon ta pretendojë nga secili politikan në glob: që ta shndërrojë fitoren e tij në një humbje, duke u tërhequr nga gara.
Ata vazhdojnë me avazin e vjetër të partisë që ka aleate të madhe SHBA-në dhe e cila e nuk mund të mbajë në gjirin e saj një ?non grata?, sepse pa Amerikën është e pamundur që të fitohen zgjedhjet.
Në një farë kuptimi ata mund të kenë të drejtë. Nuk është shumë e thjeshtë dhe komode ti bësh karshillëk hiperfuqisë edhe kur ajo ka zgjedhur për aleat pushtetin. Nuk është as e logjikshme që zgjidhjet për të ardhmen ti kërkosh tek nostalgjia për të shkuarën.
Si dikush që ka qenë kundër Sali Berishës deri në 2013 dhe që nuk e shoh me shpresë drejtimin e opzitës prej tij, personalisht e mirëkuptoj këtë lloj refuzimi që i bëhet ish presidentit dhe ish kryeministrit nga një pakicë brenda familjes së tij politike.
Por thënë këtë, më duket qesharak pretendimi për të zbrapsur me negociatë dikë që fiton me votë.
Këtu përfaqësuesit e pakicës që deri dje mbanin vulën, po vijojnë me qëndrime që më shumë sesa opozitën shkatërrojnë karierat e tyre personale. Ata nuk po shërohen dot nga virusi i politikanëve burokratë që duan të marrin vendime pa mbështetje të antarësisë. Ata nuk po e kuptojnë se militantët e PD-së u rreshtuan kundër tyre, pasi nuk besuan në fabulën e ngrënjes së barit, pasi e konsideruan të pa drejtë hipokrizinë e një Berishe minues të demokracisë dhe hajdut të fondeve publike, ndërkohë që, banditët në pushtet, apo Rama dhe Veliaj, qenkeshin kampionët e mëdhej të vlerave atlantike.
Demokratët u rebeluan dhe votuesit e 6 marsit e ekzekutuan këtë lloj mentaliteti prej zari ambasadash. Prandaj, të kërkosh të arrish suksesin duke përdorur të njëjtat mjete me të cilat më parë ke dështuar, nuk bën gjë tjetër veçse rolin e atij që Ajnshtajni ia ka përcaktuar më së miri epitetin.
Ky është kurthi ku kanë rënë ata pak hierarkë dhe deputetë që duan ta mbajnë Berishën larg PD-së.
Ndonëse bindja e tyre se Berisha i bën dëm PD-së mund të jetë e respektueshme, ndonëse mosbesimi se ai është në gjendje të ringrejë një forcë fituese ka baza, rruga që kanë zgjedhur për ta penguar atë, me pretekstin se nuk e do Amerika, është qesharake.
Ajo flet për një medësi aparatçiku që prefereon demokracinë e dirigjuar para asaj të votuar. Ajo tregon se ndonëse kanë ç?blinduar zyrat ata nuk e kanë bërë këtë në kokat e tyre.
Një rrugë më racionale do të qe që ata të bëheshin partizanë të një bashkimi duke përfshirë edhe Berishën, ti propogandonin idetë, qoftë dhe si fraksion brenda PD-së dhe nëse njeriu i anatemuar prej tyre humbtte në zgjedhjet e radhës, ata të bëheshin alternativa reale për drejtimin e opozitës. Vetëm kështu mund të ishin kandidat për liderë realë dhe jo marjoneta që e kuptojnë politikën si katapultim nga ambasada. Ata duhet të ndërgjegjësohen se kjo shfaqe e shëmtuar u gropos në 6 mars.
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Nga Ekrem Spahiu Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm...
Nga Sherefedin ShehuMegjithëse “Luli na la” ende vazhdon të...
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë von...
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Nga Luçiano BoçiËshtë një lloj kufiri monetar midis jetës dh...
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...