Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Nga Ermal Mulosmani
Pas numërimit të kutisë së fundit të Dibrës edhe entuziasti më i thekur ndër mbështetësit e Kryetarit të Partisë Demokratike e kuptoi fundin politik të Lulzim Bashës. Përveç atij vetë.
Logoja e Partisë Demokratike, Partisë që shembi komunizmin, kishte përfunduar e treta në bilancin e numrave përfundimtarë. Dhe jo vetëm kaq. Ajo kishte marrë dy herë më pak vota sesa një logo e panjohur, një kombinim i çuditshëm i një Partie thellësisht të majtë si LSI dhe një Partie krejt të parëndësishme e me sfond fetar si Partia Demokristiane.
Ky kombinim logosh, aspak frikësues në nisje, u mor hua nga Sali Berisha për t?i treguar të gjithë kundërshtarëve se emri i tij peshonte edhe më shumë se logo e Partisë që ai vetë themeloi dikur.
Berisha, në një fushatë thellësisht personale, mjaft energjike e me kundërshtarë mjaft të fuqishëm, arriti të grumbullonte 31% të votës së zgjedhësve shqiptarë që votuan në këto zgjedhje.
Me siguri që po t?ia ofronin një rezultat të tillë përpara zgjedhjeve Berisha do ta kishte pranuar me kënaqësi. Rezultati i tij nuk ka pse analizohet si shumatore votash. Ai bëri punën e vet që Opozita të bëhej shumicë. Mbetej që edhe Basha të kapte të paktën 20% dhe ja, u bë?E kkujt ia merrte mendja që PD do të katandisej në 13% sa edhe Berisha të jepte llogari për rezultatin e saj?!
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike u përpoqën të krijonin në këto 6 muaj imazhin e një Partie pro amerikane, me një ligjërim demokratik që i kundërvihej berishizmit si frymë dhe si mendësi, që udhëhiqej nga konstruktivizmi politik, kultura e debatit dhe diversiteti i zërave. Supozohej që kjo frymë e re politike që entuziasmoi ndërkombëtarët dhe krijoi kamikazët anti Berishë do të thithte mjaft prej elektoratit gri që refuzonte Partinë Demokratike pikërisht prej Berishës dhe berishizmit. Atje edhe shihej hambari i ri i votave demokrate.
Por rezultati i 6 Marsit vërtetoi krejt të kundërtën. Jo vetëm elektorati gri që nuk ishte afruar por ishte tretur edhe ai blu. 13,7% ishte një shifër e frikshme, shenjë e asgjësimit të çdo iluzioni.
Mbështetësit e djeshëm të Bashës e gjetën menjëherë fajin te Kryetari. Ky deklaroi se ?nuk ka humbur kurrë zgjedhje? duke e kthyer situatën në qesharake. Menjëherë pas kësaj deklarate, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dy nënkryetarët e Partisë Demokratike dhanë dorëheqjen. Japin dorëheqje anëtarë Kryesie, nënkryetarë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, sekretarë. Por Kryetari jo.
Ai premton se do të bëjë çdo gjë që Partia Demokratike të mbetet e bashkuar. Por ikën me vrap kur pyetet se si do bëjë të mundur këtë. Fjalitë e lëna përgjysmë të tij janë kthyer tashmë në emblematike. Ato përsëriten me një frekuencë njëvjeçare dhe askush nuk i merr seriozisht. Procedurat dhe vula e Partisë janë kthyer në levën e Arkimedit të tij.
Nga ana tjetër Sali Berisha përmend votën e lirë si kryekushtin e të gjitha negociatave. Kjo është praktikisht një betejë e fituar prej tij akoma pa nisur. Është si të garojë Mbape në vrap me një futbollist të Peqinit. Aty nuk ka vend për negociata. Mbetet vetëm formalitet.
Po a është zgjedhja e Berishës zgjidhja më e mirë e përplasjeve në Parti? A mund ta ruajë unitetin e Partisë dhe si do të jetë e ardhmja e një Partie që ka Kryetar një person ?nongrata??
Kjo duket zgjidhje edhe edhe më pesimiste në kushtet e një vendi të vogël e lehtësisht të shantazhueshëm. Nëse flitet për negociata parakushti nuk duhet të jetë vota por ndershmëria dhe dashuria për krijesën tënde. Sali Berisha mund t?i fitonte zgjedhjet brenda partisë edhe në 2013-ën por zgjodhi të mos konkuronte. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe tani. Fitorja e tij e fundit duhet të mbesë këtu.
Si shenjë e tolerancës dhe e dashurisë për atë Parti./CNA.al
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen...
Nga Mentor KikiaMesaduket, çmimi i karburanteve nuk do të je...
Nga Adriana Kalaja Po mirë moj Sude Duma.Kur e kuptove ti që...
Nga Lorenc VangjeliNjeriu i fundit në Partinë Demokratike që...
Kam ndjekur me vëmendje, përgjegjësi dhe përkushtim shtesë d...
Nga Mentor Kikia Padyshim që 8 Marsi është një ditë, kur gra...
Nga Arsen RustaDemokracia ka dy forca. Shkatërruesen kur keq...
John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikim...
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të ha...
Nga Ditmir BushatiViti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje t...
Nga Prof. Dr. Pandi ZdruliInstituti Agronomik Mesdhetar i Ba...
Nga Akil KrajaNjë konference ndërqeveritare mbi sovranitetin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...