Nga Andi Bushati/ Ballkanin e hapur e vranë në Kiev
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të ha...
John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjinë të duket shkencë e respektueshme. Ndoshta nesër kur të hapen bursat, çmimi i naftës mund të ulet në 70 dollarë. Por e gjithë bota është e sigurtë për të kundërtën. Çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet edhe më shumë nga sa është tani.
Ajo që ka ndodhur dy javët e fundit është vetëm aspekti psikologjik i luftës mbi çmimin e naftës. Eksportet ruse të naftës nuk janë prekur nga sanksionet dhe vazhdojnë njësoj si më parë. Pra sot bota nuk ka dizbalancë më të madhe të kërkesë-ofertës për naftë se sa kishte para datës 24 shkurt kur Rusia sulmoi Ukrainën. Por tregjet janë duke faktorizuar rrezikun se herët a vonë kanali rus do të mbyllet. Dhe kanë të drejtë të mendojnë ashtu.
Në paketën e paprecedentë të sanksioneve që vendosi mbi Rusinë, Perëndimi i përjashtoi eksportet e naftës dhe gazit për shkak të pasojave që do të kishte në tregjet globale. Kjo ka krijuar një situatë gati absurde, ku ndonëse nën sanksione, Moska ka një kanal që i siguron 1 miliardë dollarë të ardhura në ditë.
Presionet për ta korrigjuar këtë absurditet po shtohen. SHBA-të dhe Britania kanë filluar sakaq të kërkojnë bllokimin e eksporteve të naftës dhe gazit rus. Me gjasa së shpejti do të dorëzohen edhe Gjermania me Italinë. Siç Winston Churchill e pati thënë dikur; ?në raste përplasjesh qeveritë duhet të zgjedhin mes luftës dhe turpit. Por ato që zgjedhin turpin, pak më vonë marrin edhe luftën.?
Bllokimi i i naftës ruse do t?i bëjë gjërat edhe shumë më të vështira nga sa janë aktualisht. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë me 4.6 milionë fuçi në ditë. Pjesa tjetër e prodhuesve edhe me kapacitetin maksimal mund të kompesojnë vetëm 3 milionë fuçi shtesë në ditë. Pjesa tjetër do të akomodohet nga rritja e çmimit. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Ngjarjet e një dite më parë, kur çmimi i naftës u rrit me 40 lekë brenda një minute, tregojnë se tashmë nafta në tregun vendas nuk ka më një tavan, as psikologjik. Ndërsa deri një muaj më parë çmimi 200 lekë për litër dukej tabu, tashmë çmimi 300 lekë për litër është shumë i mundshëm. Pyetja shtrohet, a mundet ekonomia shqiptare ta absorbojë një goditje të tillë?
Momentalisht aktori i vetëm që fiton nga rritja e çmimit të naftës është qeveria. Vetëm prej tatimit mbi vlerën e shtuar, sot qeveria mbledh 16 lekë më shumë taksë për çdo litër naftë që shitet në treg krahasuar me disa muaj më parë. Por ky është një përfitim që qeveria e merr në kurrizin e gjithë të tjerëve dhe ç?është më e rëndësishme në kurriz të ekonomisë. Qeveria mund të vazhdojë të fërojë duart dhe të kënaqet me të ardhurat që mbledh më shumë nga rritja e çmimit të naftës. Por për çdo lek që ajo mbledh shtesë, dëmi që i bëhet ekonomisë është disafish më i madh.
Me inflacionin sakaq në kufijtë e sipërm të objektivit ligjor, rritja e çmimit të naftës në këto përmasa është ?coup de grâce.? Përtej efekteve të menjëhershme në rëndimin e buxheteve familjare, spiralja inflacioniste do të godasë konsumin, do të frenojë rritjen ekonomike si dhe do të rrisë varfërinë. Por rreziku më i madh i saj është ai i rritjes së shpejtë i interesave të borxhit. Në fund do të humbasin të gjithë; qytetarët, biznesi dhe vet buxheti.
Ndaj opsioni më i mirë që qeveria ka në dorë për të zbutur pasojat e asaj që po vjen është të kthejë mbrapsht ato të ardhura që mbledh më shumë nga rritja e çmimit të naftës. Dhe një zgjidhje do të ishte ngrirja përkohësisht e taksës së qarkullimit. Të paktën derisa dallga të kalojë dhe tregjet të stabilizohen.
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të ha...
Nga Ditmir BushatiViti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje t...
Nga Prof. Dr. Pandi ZdruliInstituti Agronomik Mesdhetar i Ba...
Nga Akil KrajaNjë konference ndërqeveritare mbi sovranitetin...
Nga Kreshnik SpahiuPardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 ...
Nga Grigels MuçollariKoha për rithemelim!✌? janë simboli i f...
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...