web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Miron Çako/ Xhelozia e Zotit dhe xhelozia e njerëzve

22 Shkurt 2022, 19:02, Opinione CNA

Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një një ndjesi të ndërlikuar një përzierje mes dashurisë, zemërimit, tradhëtisë, humbjes, pasigurisë që na shqetëson mendjen, na hidhëron zemrën na pështjellon logjikën dhe na vështirëson komunikimin me të tjerët, që mund të na drejtojë në veprime të padëshirueshme si në armiqësi, divorce, madje deri në krim mes dy njerëzve që para pak kohësh kishin një bashkëjetësë paqësore ose të dashuruar mes tyre.

Shumë vërtetësisht e ka trajtuar këtë ndjenë të hidhur, manipuluese me përfundime të paparashikushme edhe shkrimtari i njohur i romanticizmit, i shekullit të XV William Shakespeare, në tragjedinë e Otellos. Shekspiri me një mjeshtëri artistke na rrëfen historinë tragjike të Otellos, një arab i zi e mbyti Desdemonën, gruan e tij të bardhë dhe të pafajshme, vetëm nga xhelozia. Prandaj Shekspiri e quan xhelozinë: “Një përbindësh me sy të gjelbër, që tallet me ushqimin që ha. Ky ushqim është zemra dhe shpirti i atyre që vuajnë?.

Duket paradoks, por xhelozia lind nga dashuria. Sipas disa psikologëve: ?Nëse nuk ndjen ndopak xhelozi atëhere as lidhja nuk është lidhje dashurore dhe mungesa e plotë e xhelozisë mund të mos tregojë gjë tjetër veçse marrjen fund të ndjenjave dhe se është krejt normale dhe e llogjikshme që njeriu do t’a mbajë pranë vetes atë që dashuron dhe kjo lind xhelozinë”.

Por përsëri sipas psikologëve, nqs xhelozia është e paarsyshme dhe e pa menaxhueshme, e quajtur “sindromi i Otellos”, është një shkatërrim i vetë dashurisë ashtu siç na e thonë shumë tragjedi deri më sot.

Për xhelozinë ka folur edhe Shkrimi i Shenjtë, por në dy kuptime, për xhelozi të mirë, pa pasion të Zotit dhe xhelozi të keqe me pasion atë të njerëzve.

Konkretisht na thuhet për xhelozinë e Zotit: “Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijëve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë? (Eksodi 20-5) “Unë do të jem xheloz për emrin tim të shenjtë”( Ezekieli. 39:25) .”Unë jam xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin” ( Zakaria. 1:14)

Kurse për xhelozinë e njerëzve na thuhet: “Xhelozia është tërbim i njeriut” (Fjalët e urta6:32?35) “Zhvishuni nga xhelozitë dhe frika.” ( Debora 67:10)

Atëhere si do t?i kuptojmë këto kundërthënie të Shkrimit të Shenjtë për xhelozinë e Zotit dhe xhelozinë e njeriut.

E para duhet të dimë se fjala xheloz në hebraisht dhe greqisht, në të cilat u shkruajt Shkrimi i Shenjtë, ka konotacione të ndryshme me ngjyrime pozitive dhe negative sipas vendit dhe konteksit ku dhe si përdoren.

Për shembull, fjala hebraike (????) e përkthyer «xhelozi» mund të nënkuptojë: “mos tolerim të një rivali, një përkushtim dhe dashuri të veçantë, si një pasion i drejtë, ose mëkatar në smirë”.

Kurse në greqisht (?????)- dhe në atë mesjetare (??????) do të thotë “Ndjenja që ndjen dikush kur dëshiron ekskluzivitetin e dashurisë së një personi të dashur për të ose ka frikë se mos e humb atë ose “Ndjesia që ndjen dikush kur dëshiron të marrë sendet ose dhuntitë ose marrëdhëniet shoqërore të një personi tjetër dhe konkurron me të”. Këto fjalë mund t?i referohen një emocioni të shtrembëruar, jo të ekuilibruar ndaj një rivali të supozuar ose ndaj dikujt që besohet se po gëzon një avantazh, psh: “Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?? (Fjalët e Urta 27:4)

Por le të shqyrtojmë në fillim xhelozinë e Perëndisë: “Unë, Zoti, jam një Perëndi xheloz.” (Eksodi 20:5 )

Duhet të dimë se Shkrimi i Shenjtë është fjala e pakushtëzuar e Zotit që u fol dhe shkrua në gjuhë të kushtëzuar njerëzore: “Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.”  (2 Petros 1-21) që njeriu të mund ta kuptojë atë.

Sipas Shën Joan Gojarti (shekulli i IV) kur në Shkrimin e Shenjtë flitet për xhelozinë e shenjtë të Zotit nuk bëhet fjalë për pasion. Dmthn xhelozia e Perëndisë nuk është pasion, por duke dashur që të tregojë dashurinë e tij të papërshkruar shumë herë përdor emrin ?xheloz?.

Po ashtu interpretuesi i Shkrimeve Theodhoriti i Kirit na thotë se: ?Xhelozia tregon dashurinë e Perëndisë? (PG 80, 264).

Patjetër që xhelozia e Perëndisë, që është pa pasion, ka domethënien e vet dhe fjala që është përdorur kërkon të thotë edhe arsyen pas saj. Pse është xheloz Perëndia? Ai thotë vetë: ?Unë jam Perëndia yt, perëndi tjetër nuk do të kesh që ta adhurosh?. (Eksodi 20-2)

Zoti, që është vetëm një Zot në qiell dhe në tokë, kërkon që Izraeli ta adhurojë, ta dojë, t?i bindet dhe të jetë besnik në të gjitha aspektet e jetës dhe porosive vetëm të Zotit Perëndi dhe jo përëndive të tjera pagane, ashtu siç vazhdon porosia: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë, mos u përkul para atyre.?(Eksodi 20:4-5)

Pse? – ?Sepse unë jam i vetmi Perëndi i joti. Vetëm unë jam Zoti yt, Perëndia yt, Perëndi xheloz. Kështu duhet ta kuptojmë kontekstin e fjalës xhelozi për Zotin.

Marrëdhënia e Zotit me Izraelin është parë si një marrëdhënie besnikërie burrë-grua, këtë na e kanë thënë profetët: “Atë ditë do të ndodhë, thotë Zoti, që ti do të më quash: “Burri im”,(Osea 2-16) “Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri. Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin” (Osea 2: 19-20).

Kjo lidhje kaq e ngushtë dashurie martesore e Zotit me Izrealin, shprehet në xheolzinë pa pasion të Zotit: “Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të.? (Zakaria 8:2)

Por Izraeli si një grua tradhëtare e nxiste xhelozinë e Zotit në zemërim, sepse kurvëronte me idhujt e popujve pagan, ashtu siç na thotë profeti Jeremia: “Ti ke kurvëruar me shumë dashnorë, por a do dëshiroje të ktheheshe tek unë?”, thotë Zoti:  “Ço sytë në drejtim të lartësive dhe shiko: ku nuk ke rënë në shtrat me ta? Ti je ulur pranë rrugëve për t’i pritur si një arab në shkretëtirë, dhe ke ndotur vendin me kurvërimet e tua dhe me ligësitë e tua.? (Jeremia  3: 1-3) ?Por ashtu si një grua nuk është besnike ndaj burrit të saj, kështu ju keni qenë jobesnikë ndaj meje, o shtëpia e Izraelit” (Jeremia 3-20)

Kërkohej pendim nga Izraeli edhe një kthim te Zoti, që Ai ta fali dhe ndalojë zemërimin e xhelozisë së tij të drejtë: ?Kështu do ta fashit zemërimin tim mbi dhe, xhelozia ime do t? largohet nga ti.? (Jezekeli: 16-42)

Por kjo kërkesë është edhe për të krishterët, që e kanë Krishtin dhëndër dhe Kisha edhe ata janë nusja e tij. (Zbulesa 19-7) ashtu siç apostull Pavli na tregon për misterin e martesës mes burrit dhe gruas një ikonë e misterit të madh se: “Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.”(Efesianëve: 5-31)

Ka të krishterë që nuk i kushtojnë rëndësi fejesës që kanë bërë me Zotin me anën e Misterit të Pagëzimit dhe Misterit të Mirosjes dhe ripëtëritjes së këtij bashkimi unik me Kungatën Hyjnore, por në pakujdesi dhe në tradhëti të ndërgjegjëshme apo të pandërgjeshme e tradhëtojnë Zotin edhe në mendim, fjalë dhe veprim dhe bashkohen në frymën e botës, dëshirimit të mishit, lakmisë së syve dhe krenarisë së jetës (1Joani 2 -16) dhe kurvërojnë me perënditë e kësaj bote, si fetë okulte, horoskopin, idhujt fatsjellës, paranë, epshin, pushtetin, modën, luksin, lakminë, që është idhujtari. ( Kolosianëve  3:5)

Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ”Fryma që rri në ne a lakmon deri në xhelozi”? (Jakobit 4:5)

Madje dashuria e Zotit Krisht nuk pranon rivalitetin edhe për dashuritë familjare: ?Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.”(Matheu :10 -37)

Krishti na do me xhelozi pa pasion, sepse  na do më shumë se prindërit, bashkëshortët, fëmijët, të afërmit dhe miqtë tanë, ashtu siç na thotë psalmisti: “A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut? Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj.? (Isaia 49 -15): “Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte” (Psalmi 27 -10) Prandaj : “Zotit i detyrojmë dashuri më të nxetë se ajo që ka njeriu nënën e tij” (Antifone T IV).

Për këtë arsye, duke shkruar për ndjenjat e tij të xhelozisë për bashkëbesimtarët në enorinë e Korintit, Shën Pavli tha: “Jam xheloz për ju me një xhelozi hyjnore, pasi ju fejova personalisht me një burrë të vetëm, që t?ju paraqes para Krishtit si një virgjëreshë të dëlirë.” (2 Korintasve 11:2)

Perëndia na shikon çdo ditë dhe çdo natë ku do që të jemi, në kishë, në rrugë, në zyrë, në shtëpi, në familjen tonë, në gjumin tonë dhe në zgjimin tonë, ai ndjen edhe lëvizjet më të vogla të shpirtit dhe mendjes sonë. Na shikon dhe na qëndron afër me anën e hirit të kudondodhur të  Shpirtit të Shenjtë, me engjëjt, shenjtorët, engjëllin rojtar, sepse na do me xhelozi pa pasion.

Është bekim i madh që kemi një Perëndi xheloz, sepse që jo vetëm na do, por edhe na fal. Dhe nqs do t?i qëndrojmë besnik deri në fund dhe do ta presim si virgjëreshat e mençura Dhëndrin Krisht, që vjen në mes të natës ” (Matheu 25-6) Ai do martohet me shpirtin e besimtarit në një bashkim të përjetshëm lumturie, ku nuk do ketë më xhelozi, por vetëm dashuri, ashtu siç na thotë Zbulesa: “Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t?i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve dhe më tha: ?Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.?? (Zbulesa 19 : 7-9)

Ndryshe nga Perëndia që është pa pasion njeriu xhelozon me pasion, sepse që kur ra në mëkatin fillestar (Zanafilla 3 6-7) nga krenaria, egoizmi dhe lakmia të nxitura nga djalli, ky xheloz i keq i lavdisë së Perëndisë dhe i njeriut të krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1-26), tek njeriu hyri dhe xhelozia pasionante e djallit.

Xhelozia nuk mbeti vetëm kundër Zotit, por djalli xheloz si e nxiti Evën të xhelozojë lavdinë e Perëndisë duke ngrënë frytin e ndaluar se do të bëhej e pavdekshme si Zoti (Zanafilla 3-5), por i nxiti edhe xhelozinë për burrin që ishte i krijuar i pari dhe kishte vendin e parë të nderit në hierarkinë familjare (Zanafilla 2-21), prandaj ajo e hëngri frutin që të bëhej e pavdekshme para burrit dhe ta sundonte atë. Vetëm kur pa që nuk ndryshoi pastaj: “..i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.” (Zanafilla 3-6)

Xhelozia si pasion u transmetua si nga mëkati fillestar edhe tek fëmijët e Adamit edhe Evës, ku Kaini vrau nga xhelozia Abelin (Zanafilla 4 4-5;8). Shën Gojarti i shenjtë na thotë, ?se ashtu si djalli, i shtyrë nga xhelozia, nxitoi drejt mashtrimit, ashtu edhe Kaini nga xhelozia, në pamundësi për t?u matur me Perëndinë, u bë vëllavrasës dhe kreu vrasjen e parë të regjistruar në histori”.

Kurse Shën Vasili i madh e quan xhelozinë: “kundra Zotit si mësuese të Theomahisë (Luftës kundër Perëndisë), nënë të njerivrasjes dhe përmbysëse të natyrës”.

Shkrimi i Shenjtë na tregon shumë raste për xhelozinë dhe pasojat kriminale të saj si kundër vëllazërisë, si xhelozia e vëllëzërve të Josifit” (Zanafilla 37-11) ose për pushtet e Saulit kundër Davidit (1 Samuelit 18-9) ose e cmirës për lavdi kur kulmon me xhelozinë vrastarëve të farisijve kundër Zotit Jisu Krishtit. (Joani 12-19)

Shën Joan Gojartit na thotë se: “xhelozia është arma e djallit, për shkak të së cilës ai ra nga rreshtat e engjëjve dhe me të njëjtën armë, me pasionin e xhelozisë, dëshiron që të shkatërrojë të gjithë njerëzit. Kushdo që është i pushtuar prej xhelozisë bëhet ortak në veprat e djallit dhe do të dënohet me të me të njëjtin dënim.?

Kështu xhelozia pasionante është një sëmundje dhe ndikim demoniak që infekton të gjithë sferat e jetës dhe sipas Oshënar Anthimi i Kios: “Madje edhe kafshët kanë xhelozi”.

Prandaj kemi disa lloj xhelozish, që klasifikohen nga psikologjia si:

Xhelozia vitale, që do të thotë xhelozi për ato benefite, si pamje apo aftësi jetike apo rezultatet e të tjerëve që na mungojnë ose që ne mendojmë se nuk i kemi sipas imazhit që kemi për veten.

Xhelozia e punës kur shihet si një padrejtësi sa herë që dikush merr punën e dëshiruar për personin, ngritjen në detyrë që po dëshironte, kjo lloj xhelozie mund të shkaktojë një qëndrim pasiv-agresiv në marrëdhëniet e punës dhe është penguese për vetë punën e përbashkët.

Xhelozia e vetë-realizimit. Njerëzit me këtë lloj xhelozie besojnë se të tjerët e jetojnë jetën më intensivisht se vetja dhe më të realizuar se ata, në arritje të ndryshme të jetës dhe kjo krijon si keqardhje për veten, por edhe xhelozi dhe armiqësi për tjetrin.

Xhelozia e marrëdhënies konkrete që krijohet në marrëdhënie dhe rrethana me të tjerët në situata konkrete.

Xhelozia fëminore që futet midis fëmijëve në familje, kur lind një tjetër fëmijë vëlla ose motër, në preferencat prindërore.

Xhelozia si çift, kur një nga partnerët ka frikë dhe dyshon se tjetri mund ta tradhëtojë, sepse ndihet më inferior nga pamja ose cilësitë e partnerit. Kjo xhelozi në fillim mund të ketë fakte episodike, por pastaj kur ajo nuk menaxhohet me arsye mund të kthehet në hamendësi dhe mund të ndikojë seriozisht marrëdhënien në çift, si në ndarje apo fatkeqësisht madje edhe në krim, kjo xhelozi quhet në psikologji “sindromi i Otellos.?

Xhelozitë patologjike, nqs nuk mirë menaxhohen apo kurohen, të gjitha xhelozitë që përmendëm më sipër, mund të degjenerojnë në serioze, sëmundje patologjike. Sipas psikologëve nqs mendojmë një orë në ditë me xhelozi për tjetrin, për të mirat e tija ose me dyshimin e tradhëtisë atëhere problemi është serioz dhe kemi një varësi që do shkatërrojnë jo vetëm personin që vuan tmerrësisht, por edhe mardhëniet me të tjerët.

Ata që fatkeqësisht vuajnë nga kjo lloj xhelozie   kërkojnë një trajtim të specializuar psikologjik dhe klinik. Kjo ndodh kur xhelozia tolerohet të lëshojë metastazat e veta në psiqikën dhe në zemrën tonë që pastaj të manipulojë ndjenjat, emocionet dhe veprimet, prandaj duhet të trajtohet me seriozitet dhe racionalitet kur shfaqet, sepse shumë thjesht mund të kalohet kufiri ndarës nga një zhelozi normale dhe racionale, që mund ta quajmë një tregues të dashurisë, në një anormale dhe patologjike.

Xhelozia në çift është edhe më serioze për t?u përballuar, sepse personat janë shumë të bashkuar me njëri-tjetrin, shumë afër në jetën familjare dhe shumë kohë janë bashkë dhe kur xhelozia hyn në mes të çiftit bëhët një pengese serioze që do të nxitet për çdo aspsekt sporadik edhe për një shikim, një veprim apo një fjalë simpatie për persona periferik, në moment personit xheloz mund t?i ndizet zjarri i xhelozisë deri në patologji, që përfshin: dyshime, akuza dhe këto të ndihmuara nga pasioni mund të degjenerojnë edhe në dhunë dhe deri në krim. Kemi shumë raste në kronikën e zezë për krime në familje për motive të dobta xhelozie edhe mes çifteve të moshuar.

Shën Paisi Agjoritit për pasionin e xhelozisë na thotë: “Pasioni i xhelozisë ekziston në një masë më të madhe tek gratë sesa tek burrat, pasi duke qenë se gruaja nga natyra e saj ka shumë dashuri dhe mirësi, djalli e lufton shumë atë. I hedh xhelozinë e hidhur dhe i helmon dashurinë. Dhe kur dashuria e saj helmohet dhe bëhet diçka e keqe, atëherë gruaja nga bletë bëhet grerëz dhe tejkalon ashpërsinë e burrit… Gruaja duhet të ketë shumë kujdes për xhelozinë. Ajo duhet të nxjerrë veten e saj prej dashurisë së saj, që dashuria e shumtë që ka të mbetet e pastër. Dhe kjo do të ndodhë nëse i kapërcen gjërat e vogla dhe kultivon trimërinë shpirtërore dhe fisnikërinë shpirtërore, sakrificën. Fisnikëria është antidoti i xhelozisë. Por fatkeqësisht pak kanë fisnikëri.”

Xhelozia kap të gjithë edhe gratë edhe burrat, por e shafqin në forma dhe reagime të ndryshme, burrat janë më të drejtpërdrejt në shafqjen e xhelozisë, sepse e ndjejnë veten superior në marrëdhënie dhe janë më kurajozë dhe arrogantë në përballje, kurse gratë si natyrë e brishtë edhe pse duket sikur e përjashtojnë xhelozinë, por brenda e vuajnë më shumë dhe manipulohen nga ndjenja negative si nga dyshime, dëshpërim, që kalon edhe në hakmarrje në prapaskena, tradhëti ose deri në depresion dhe në sëmundje psikologjike e fizike.

Xhelozia e pajustifikuar vjen se personi do me egoizëm dhe ndjehet inferior ndaj tjetrit, parnerit që është bashkuar dhe ka frikë se dikush kush tjetër do ta rivalizojë dhe do t?ja zërë vendin në marrëdhënie shoqërore ose në çift, pra kemi një krizë identiteti dhe një botë shumë të vogël, meskine dhe egoiste. Për të mos pranuar tundimin e xhelozisë i atribuohet faji tjetrit, sikur ai është shkaktari i xhelozisë për një person të tretë që mendohet se po futet në mes, por realisht është frika që kemi brenda se ne nuk e meritojmë vëmendjen, lidhjen dhe dashurinë e tjetrit, partnerit, sepse ndoshta jemi koshientë, që ai është më lartë se ne dhe nuk jemi të barabartë në këtë lidhje shoqërore.

Mos të çuditemi se xhelozia mund të prek edhe prindërit për fëmijët sidoemos kur fëmijët martohen. Ka raste që nënat bëhen xheloze që djali që bashkëjeton me nusen, madje kjo xhelozi patologjike kërkon ta monitorojë çiftin në gjërat më intime sa edhe dera e dhomës së gjumit duhet të qëndrojë hapur. Nqs nuk i vihet kufi kësaj xhelozie prindërore bëhet një shkak primar që çifti të ketë kriza të mëdha dhe mundësi të mëdha për divorc.

Prandaj gruaja si nënë, bashkëshorte duhet të ketë shumë kujdes për xhelozinë që e prek më shpejtë, sepse ka trashëgiminë mëkatare të Evës, që xhelozoi burrin e saj dhe e shkatërroi atë dhe fëmijët më pas. Ajo duhet të nxjerrë veten e saj prej xhelozisë me trimëri dhe fisnikëri, sepse fisnikëria është antidoti i xhelozisë.

Shën Nektari i Pentapolit na thotë për xhelozinë pasionante: ?Xhelozi, ti je rrënja e vdekjes, një sëmundje komplekse, një gozhdë shumë e mprehtë e zemrës; asgjë nuk shpon aq fort sa ti; ti shpon çdo zemër që të mban brenda. Xhelozia është një e keqe e madhe. I errëson sytë e shpirtit dhe e rrethon atë me errësirë ??të thellë.”

Nqs një person kapet nga xhelozia e para duhet të ndalojë dhe të arsyetojë pse është xheloz, nqs këtë xhelozi e ka të arsyshme apo paranojë. Ai nuk duhet ta mbajë këtë ndjesi torturuese brenda vetes, por duhet të dialogojë me partnerin-en dhe t?i rrëfejë xhelozinë e tij/saj me qetësi, me argumenta ose si pasion: “Më fal jam bërë ose më ke bërë xheloz”. Ky veprim do të ndihmonte shumë, sepse e para jo vetëm rrëfimi i sinqertë ndihmon që problemi të dali në sipërfaqe dhe të mund të kurohet, por edhe të diskutohen shkaqet dhe argumentat, nqs janë të arsyshme atëherë duhet ndjesa dhe angazhimi për t?u korrigjuar dhe parandaluar shkaqet e xhelozisë ndaj tjetrit në çift apo edhe shoqëri ose nqs xhelozia është e paarsyshme deri në një patologji, atëhere duhet marrë seriozisht dhe ka nevojë për trajtim të specializuar, por mbi të gjitha për Zotin i cili tha: “sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë”(Joani 15-5)

Duhet rrëfyer si mëkat dhe pasion tek Zoti dhe ati shpirtëror dhe jo thjesht tek psikologu, sepse psikologu konstaton, por nuk shëron pasionet, që i shëron vetëm Zoti në Misterin e Pendim-Rëfimit, ashtu siç na thuhet tek psalmi. “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!, “Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.? ?Ndërsa po të heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: “Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit”, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim”. (Psalmi 32 1-4)

Rrëfimi si tek njeri-tjetri (Jakovi 5 -16), por në mënyrë sakramentale tek ati rrëfyes (Joani 20-23) nxit përulësinë e kundërta e krenarisë që është nëna e xhelozisë. Dhe njeriu i përulur kurrë nuk dominohet nga xhelozia.

Oshënar Anthimi i Kios na thotë: “Ky pasion mund ta drejtojë dikë drejt të këqijave të mëdha. Xhelozia të detyron që t?i bësh keq tjetrit, ta gjykosh dhe ta akuzosh, si edhe ta tradhtosh. Sa më shumë rritet njeriu aq më shumë zhvillohet edhe pasioni. Xhelozia mund të eliminohet vetëm me lutje drejtuar Perëndisë, me rrëfim të pastër dhe me përbuzje të këtij pasioni. Asnjëherë nuk përparon ai që ndjen xhelozi, të gjithë e kemi këtë të keqe, por dikush e lufton atë dhe dikush tjetër e pakëson. Kur e lufton, nuk të dëmton. Ky pasion të bën ziliqar, të bën të urresh vëllain tënd, të zemëron dhe të mbush me të këqija. Nëse dikush nuk kujdeset të eliminojë xhelozinë nga brenda, ajo do ta hajë atë.”

Plagës së xhelozisë egoiste dhe pasionante duhet t?i vendosim si balsam dashurinë e pastër që buron nga Zoti “xhelozi pa pasion” dhe që është fryti i Shpirtit të Shenjtë (Galatasve 5-22) ashtu si apostull Pavli na tregon në himnin e dashurisë: “Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë.? (IKorintasve 13: 4-8)

Prandaj mbushuni me këtë dashuri hyjnore për Zotin dhe për të afërmin, në çift apo në shoqëri dhe vetëm atëhere do të çliroheni nga xhelozia e pasionit, që na shkatërron marëdhëniet njerëzore dhe shkakton shumë dhimbje, fatkeqësi dhe viktima dhe vetëm atëhere do të duam me dashurinë xheloze pa pasion si Zoti, si shprehja më e lartë e dashurisë së vërtetë që mbron, bashkon dhe lumturon përjetësisht njerëzit dhe gjithë krijimin në Zotin. Amin!





Lajmet e fundit nga