SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë planetin. Se qeverisin Shqipërinë jo sikur është një vend i drobitur, me një popullsi të bindur, me të rinj që i mbajnë të pashkolluar si duhet, që ikin nga sytë këmbët nga tmerri që kanë në vendin e tyre, por edhe mbrohen e sulmojnë me policë gra amvisa në shtëpitë e tyre sepse u shkatërrojnë banesat, familjet, jetën private.
Hiqen sikur i nënshtrohen vetëm Zotit, dhe … UEFA, se kanë pjesë të trupit prej hekuri, dhe lëvizin me vetura sheikësh!
Në fakt fati i tyre varet në qime të perit. Nuk varet fare prej tyre. Sepse jetojnë në një vend që historia e ka bërë copë-copë, e ka zhytur mes detit dhe maleve në një rryp toke sa për të mos thënë se nuk na kanë hedhur në det të na hanë peshqit.
Bëjnë sikur janë ngatërruar atje ku vendosen fatet e botës, dhe o Zot, ironia e fatit thonë se në Këshillin e Sigurimit vendosin për fatet e luftës dhe paqes midis fuqive të mëdha bërthamore të Planetit! O Zot këta që nuk kanë as buxhetin disa herë më pak se Amazon, apo Facebook.
Harrojnë historinë. Një miku im ishte mirë e bukur. Një pikë gjaku i qarkulloi në tru në vendin ku nuk duhej nuk njihte më njeri, nuk kishte më as vëlla, as motër, as djalë. U bë i huaj brenda një sekonde.
Mjafton diku atje larg a afër një dikush të shpallet non grata, një prokuror ta bëj publik dokumentin që ka, një informacion të rrjedhë, dhe fati i tyre ikën si një varkë që e merr deti dhe e çon larg andej ku në horizont duket si lëvozhgë.
Ja kaq janë dhe tërë ditën na bombardojnë me media, na pshurrin me fjalime, na tallin me meditime, bëjnë sikur zgjidhenh dhe i zgjedhin, hiqen si legjitimë, denoncojnë njeri tjetrin si megahajdutë.
Fati i tyre varet vetëm nga një qime peri, nga një fije floku diku këtu apo atje. Harrojnë se Shqipëria nuk bën dot gjeopolitikë, Gjeopolitika bën Shqipëri si ja do qejfi. Pse? Hehuuu histori e gjatë. Do shumë t’ja shpjegoj këtij peshkut që kam komshi këtu në Rroskovec!
Harrojnë se nacionalistët shqiptarë ishin antihebrenj në vititn 41 dhe pronazistë deri në 43. Nuk e kishin marrë vesh që atje larg në Stalingrad Hitleri ishte thyer dhe vazhdonin t’i këndonin hymne rreshterit austriak gjysëm psikopat gjysëm piktor. Vazhduan t’i besonin propagandës së psikopatit-piktor që e quante veten të gjithëfuqishëm. Dhe ikën për dreq brenda dy ditësh në 17 nëndor duke marrë ndonjë plaçke trupi nga shtëpia dhe frymën në aeroport ose në port.
Ishte bërë gati politika komuniste t’i shitej toptan Josifit, jo Stalinit, jo të atit të Krishtit, por Titos. Kishte shit me brrekë, me sekrete, me Kosovë, me dreq e me të bir. Edhe partinë e kishte shitur, por sot të shesësh dhe blesh parti nuk është ndonjë problem.
Kujtonin se fati i vendit ishte tani në diamantet e dorës dhe puron e Titos. Aq tru kanë. Kujtojnë se Shqipëria e bën politikën. Sikur kishin kujtuar ballistë e legalistë se kolaboracionizmi i ndyrë është patriotizëm. Sikur ca tradhëtarë katolikë të Zogut dhe ca myslimanë kujtonin se mund ta tradhëtonin atdheun si monarki duke i puthur këmbën Italisë. Italia??? Kush t’ja dalë Italisë? Por ai i Italisë për tre ditë në shtatorin e 43 përfundoi në litar kokëposhtë.
Edhe në vjeshtën e 47 kur po i shiteshin Titos, Stalini e qëroi Titon, dhe shokët budallenj shqiptarë i njoftoi me dy gisht kartë. I ikën Titos, qerruan njeri tjetrin, jo unë po ti tradhëtar, të vras më vret, hangrën kokat e tyre dhe iu shitën Stalinit.
Kujtuan se ishin të përjetshëm. Por Shqipëria nuk i përcakton fatet e botës. Shqiptari përcakton vetëm fatin e tij individual në do të jetë delirant, mashtrues, kolaboracionist, tradhtar, gjoja nacionalist izolues, apo kolaboracionist patriot sikurse e ka në gen e djathta shqiptare, apo patriot kolaboracionist sikurse e ka në gen e majta shqiptare.
Ku e dinin ata se atje në Kinë shoku Mao nisi pazaret me shokun Nikson dhe politikanët shqiptarë këtu në kotecin e tyre, që i këndonin hymne Maos do të ngeleshin pa brrekë dhe me Metalurgjikun si incineratorët e tanishëm.
Vazhdojmë plot me fakte të tilla që rinisë nuk ja mësojnë në shkollë sepse e mbajnë injorante që të hiqen se janë sheikë në vetura Yarris, por me goma të çpuara.
Imagjinoni sikur një non grata të vijë në ish partinë demokratike të drejtuar nga kryetari Lulzim Basha, apo në Partinë socialiste, apo ku e di unë te partia e Kujtimit, apo e dikujt tjetër. Imagjinoni se çfarë bëhet!
Dy gisht kartë vetëm duhet! Ja pra si ndodhem para të përkohshmes, ulur kokën te këmbët, sado dukemi të përjetshëm, të mëdhenj, gjigandë, dukemi sikur fati na ka pajisur me viganë të historisë botërore. Propaganda e tyre na ka bërë aq të vegjël saqë ata fati i të cilëve varet nga dy gisht kartë, të duken si male./CNA.al
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion...
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri t...
Nga Rexhep PolisiPo dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarka...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me...
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit pë...
Nga Elvi FUNDOSot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim ...
Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ...
Ndodh rregullisht, jo vetëm në postimet e mia, por të kujtdo...
Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose m...
Katër muaj më parë ish drejtori i RTSH-së u arrestua me akuz...
Pyes veten: Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë ...
Nga Çim Peka Javën që shkoi, media u mor me faktin se Lulzim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...