Nga Luan Rama/ Çdo kohë ka nënën e vet
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kushtetuese që bënë të mundur fillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të të emëruarve në organet e drejtësisë ose siç njihen në gjuhën e përditshme, vetting i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
2 organet kryesore të vettingut, KPK dhe KPA kanë një mandat respektive 5 dhe 9 vjeçar që nis nga momenti i fillimit të detyrës. Ky mandat për KPK përfundon sivjet në muajin Qershor. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionarit Publik është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit tyre, ndërsa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit është 9 vjet.
Aktualisht Kushtetuta parashikon se pas shpërbërjes së komisionit, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të prokurorëve shqyrtohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas ligjit. Pas shpërbërjes së komisionerëve publikë, kompetencat e tyre ushtrohen nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Ankimet ndaj vendimeve të komisionit ende të papërfunduara do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
Deri këtu kemi parashikimet ligjore të cilat ndodh që të mos parashikohen siç duhet dhe për rrjedhojë të ketë një mangësi në arkitekturën e strukturës ligjore e cila përforcohet me ?shtim beton apo uji? që në gjuhën juridike përkthehet me ?rregullime legjislative? ndërsa në gjuhën e projekteve quhen ?ndryshime për mirëmbajtjen e shtëpisë?. Mirëpo çdo ndryshim legjislativ që cënon parimin e sigurisë juridike kërkon një studim të thelluar të vlerësimit legjislativ ex post në raport me atë ex ante.
Reforma në drejtësi kishte si qëllim kryesor ndër të tjera:
1.të krijonte një proces vetting me kriteret të qarta;
2.një proces vetting që është individual dhe transparent
3.një proces vetting që bëhet nga një trupë profesioniste, e pavarur dhe e paanshme
4.një proces vetting që garanton mundësinë e ankimimit
5.një proces vetting që funksionon me ndihmën e një kontrolli dhe aksesit direkt të strukturave të paanshme ndërkombëtare që monitorojnë dhe asistojnë sistemin e drejtësisë në vend.
Sipas propozimit të ndryshimit të nenit 179 të Kushtetutës qëllimi është gjetja e një zgjidhje për përfundimin me sukses të procesit të vlerësimit kalimtar. pra sërisht më duhet të theksoj se është gjetja e një zgjidhje. A është kjo zgjidhja më e mirë? më duhet të ndalem në disa analiza të bëra nga institucionet por edhe politikanët e kaheve të ndryshme. Dëgjova z.Xhafaj sot si i vetmi ndër politikanët iniciatorë të procesit të vettingut i cili së paku me një moral të shëndoshë politik bëri një mea culpa dhe tha që nuk ka qenë zgjedhja më e mirë për propozimin e strukturës së KLP e KLGJ.
Përkundrejt kësaj mea culpa, situata e përditshme në gjykatat shqiptare ka prodhuar një drejtësi të vonuar që sipas postulatit të famshëm që çdo shqiptar e ka mësuar tashmë në këto vite është një drejtësi e mohuar. Pra, pavarësisht se qëllimi i reformës në 2016-ën qe një drejtësi e pastër e pakapur e pavarur, në ndihmë të qytetarëve, deri më tani rezultati ka qenë tërësisht i ndryshëm nga qëllimi.
Së dyti, organet e vettingut kanë pastruar gati më tepër se 1-3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve që në një aspekt meriton përkrahje por në një aspekt tjetër meriton një vëmendje të shtuar të standardit që po heq dhe atë që po sjell. Ne jemi çdo ditë në dyert e gjykatave e të prokurorë duke përfaqësuar klientë por një konstatim e them me bindje se prurjet e reja të magjistraturës kanë mangësi në formimin profesional. Ata nuk janë në standardin e nevojshëm për atë që u trumbetua si drejtësi e re. Do të doja të thoja se duhet te jemi optimist dhe ti japim kohën e duhur, por kjo kohë bie ndesh me postulatin drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar.
Së treti, Sipas opinionit të Venecias të 2020 , konstatohet se procesi i vettingut u bë pengesë për krizën në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. pati një mos funksionim të Këshillit të emërimeve në Drejtësi në vitet 2017 dhe 2018 që prodhoi mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shqiptarët. njëkohësisht kjo mangësi pati 2 pasoja konkrete, shqiptarët nuk patën një organ që të jepte drejtësinë kushtetuese për të drejtat e tyre kushtetuese dhe se mungoi një organ që mund të interpretonte ambiguitetin apo paqartësinë e neneve kushtetuese.
Jam dakord në parim me arsyet e këtij amendamenti kushtetues, por konteksti i tij më bën skeptik të mos e pranoj gjithsesi. Arsyet në favor janë se KPK dhe KPA tashmë kanë realizuar një metodologji të caktuar dhe që funksionon. Kjo metodologji nuk garantohet që, kur ky institucion të kalojë dhe veprimtaria e tij të ndërmerret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të jetë e njëjta metodologji.
Nga procesi dëgjimor që është kryer me KLP dhe KLGJ, të dy institucionet kanë kërkuar ndryshime e struktura të tjera nëse do vazhdonin të merrnin punën e KPK-së dhe KPA-së. Kalimi i këtij procesi në këto organe do të zvarriste edhe më shumë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi do të kërkonte kohë përshtatja e strukturave të këtyre organeve me këtë proces.
Sigurisht që jam dakord me praninë e rolit të ONM ?së, e cila asiston në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe kjo është një arsye në favor të zgjatjes së mandatit.
Arsyet skeptike janë se nga njëra anë për propozuesit dhe mbështetësit e zgjatjes së afatit, moszgjatja përbën cënim të parimit të barazisë dhe nga ana tjetër po ky parim cënohet nëse zgjatet mandate i organeve aktuale. Për ta shpjeguar, KLP dhe KLGJ janë institucione që si rregull duhet të vlerësojnë rishtarët, pra ata që futen nga Shkolla e Magjistraturës, dhe këto organe kanë vendosur një standard të tyre të procesit, i cili nuk është i njëjtë me standardin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por nga ana tjetër, në sistem do të kemi dy palë gjyqtarësh e prokurorësh të hetuar e vlerësuar nga 2 standarde të ndryshme. Ngrihet dyshimi a mos ndoshta një gjyqtar i vjetër ka ikur nga sistemi për 1000 Euro ndërsa një gjyqtar i ri do të vazhdojë të qëndrojë edhe nëse ka surplus 10.000 Euro? Sepse standardi i ndryshëm prodhon rezultat të ndryshëm.
Në përfundim, më kujtohen 2 shprehje të Nicollo Machiavellit që është bërë shumë i pranishëm në debatet e drejtësisë shqiptare. Së pari që politika nuk ka asnjë lidhje me moralin dhe kjo thënie u dëshmua në mënyrën si u hartua zgjatja e afatit, pa një përgjegjësi të asnjë strukture apo force politike dhe pa një studim të mirëanalizuar nëse kjo zgjatje do ta zgjidhë përfundimisht problemin apo pas 3 vitesh do miratojmë një zgjatje tjetër.
Dhe thënia e dytë të cilën më lejoni ta shpjegoj më thellë është Qëllimi justifikon mjetin. Ka qenë qëllim i mazhorancës që vetting të përfundonte për 9 ? 11 vite nga moment i miratimit. dhe dashje apo pa dashje në atë periudhë po shkohet. Në faqen 4 të Opinionit të Venecias të datës 26 Nëntor 2021 përmendet kërkesa e parë e mazhorancës që mandati i KPK të ishte 9 vite. Në atë kohë Komisioni i Venecias u përgjigj kundër këtij mandati pasi 9 vite do të konsiderohej një periudhë jo më tranzitore dhe përbënte risk që struktura të tilla të ishin të përhershme pasi bien ndesh me një sërë parimesh të funksionimit të drejtësisë. Aktualisht zgjatja e afatit e arrin qëllimin e propozuar në draftin e parë prej 9 vitesh, të jetë koincidencë apo supremaci politike? Këtë po ia lëmë kohës që secili nga ne të mund ta analizojë./CNA.al
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion...
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri t...
Nga Rexhep PolisiPo dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarka...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me...
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit pë...
Nga Elvi FUNDOSot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim ...
Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ...
Ndodh rregullisht, jo vetëm në postimet e mia, por të kujtdo...
Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose m...
Katër muaj më parë ish drejtori i RTSH-së u arrestua me akuz...
Pyes veten: Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë ...
Nga Çim Peka Javën që shkoi, media u mor me faktin se Lulzim...
Nga Adriana Kalaja Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputet...
Nga Andi Bushati Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me ...
Nga Mentor Kikia Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...