web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimiri kanabizimin, Lefteri inceneratorët, po Rama?

6 Shkurt 2022, 14:27, Opinione CNA

Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Saimir Tahiri do të duhet të vuajë, 3 vite e 4 muaj burg, i dënuar sepse janë faktuar lidhjet e tij me Habilajt e Vlorës dhe vendimi përfundimisht ka qenë për shpërdorim detyre.

Mesa duket pas gati 6 vitesh nga kanabizimi i vendit, në vitin 2016, i cili në fakt nuk ishte i rastësishëm u dënua një zyrtar i lartë.

Po e marrim të mirëqenë se drogën e bëri Saimir Tahiri, pra kanabizimin e vendit dhe do të shikojmë çfarë ka rrjedhur shkurtimisht.

Shumë nga zyrtarë të policisë, drejtorë të shkarkuar në atë kohë janë rikthyer të gjithë në detyrë.

Shumë prej shefave të komisariateve apo prej policëve që  mbuluan Shqipërinë me drogë janë në detyrë. Disa edhe të hetuar.

Kryeministri është në detyrë, ka lëvizur drejtorët e policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por e njëjta trupë policore që ishte përgjegjëse për kanabizimin  e vendit, vazhdon në shumicën e saj të jenë në detyrë, ministri është në burg.

Shpesh thuhet që përgjegjësia është e policisë, por edhe ministri ka përgjegjësi. cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Gjykata dha vendimin është përgjegjës apo jo për kanabizimin e vendit, Saimir Tahiri dhe tashmë kemi një vendim gjykate. Por, jo për kanabizimin, por për shpërdorim detyre.

Kush e bëri kanabizimin e vendit?

A nuk ka përgjegjësi trupa policore, a nuk ka përgjegjësi kryeministri?

A nuk ka përgjegjësi Koço Kokëdhima, i cili në atë kohë fliste me zjarr për legalizimin e kanabisit dhe situata doli jashtë kontrollit?

Kjo, në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë për të mbrojtur Saimir Tahirin, por për të gjetur të vërtetën.

Kush e  kanabizoi vendin, a ka përgjegjës për kanabizimin e vendit, sepse Saimir Tahiri nuk është dënuar për drogë.

Pra, kanabizimi i vendit ka ngelur pa përgjegjës. Por edhe sikur ta ketë bërë Saimiri, a ka përgjegjësi kryeministri, se shqiptarët kanë votuar Edi Ramën kryeministër apo ai i quan të kaluar se është rivotuar edhe dy herë të tjera.

A ka përgjegjësi vetë Rama që vuri ministër Saimir Tahirin apo vuri drejtor Policie, Artan Didin apo pranoi ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe faktin që gjithë Shqipëria u mbush me drogë.

A ka një përgjegjësi kryeministri i vendit, apo mjafton gishti të drejtohet tek Tahiri, ky e bëri dhe kanabizoi vendin, ndërkohë që është dënuar për shpërdorim detyre?

Shkojmë tek ministri i dytë, Lefter Koka.

Ky i fundit ëhstë arrestuar nga SPAK dhe po hetohet në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, një investim 22 milion euro, ku janë gjetur të paktën rreth 4 milion euro, apo rreth 5 miliardë lekë, në xhepat apo në bizneset e tij të cilat, kanë kaluar nga kompanitë e inceneratorëve.

Janë edhe 28 milion euro në Fier dhe 128 milion euro në Tiranë dhe këto i paska bërë të gjitha Lefter Koka.

Edhe në vitin 2014, kur është mbledhur Qeveria dhe miratuar me vendim edhe në vitin 2016 e 2017. Të gjitha i paska bërë Lefter Koka? A thua se Lefter Koka ishte kryeministër dhe Edi Rama nuk dinte gjë?

Për çfarë duhet një kryeministër, kur ministri i tij kanabizon vendin dhe nuk e sheh, por përkundrazi i del në mbrojtje dhe i bën avokatinë?

Tani del dhe merr shpatën e thotë se ?unë kam bërë reformën në drejtësi?.

Cilën reformë në drejtësi? Atë që Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre dhe nuk ka përgjegjësi për drogën për kanabizimin e vendit? Atë reform në drejtësi që është arrestuar vetëm Lefter Koka dhe askush tjetër e kërkon të mbyllet gjithçka vetëm me ?kokën? e tij.

Inceneratorët janë një histori ku janë përfshirë shumë zyrtarë, ministra, kryeministri e të gjithë me radhë.

Ka vendime qeverie, ka firma, ka kërkesa për informacion, ka dokumente për vendim të cilat janë kthyer pas, ka shkelje të ligjeve të shtetit në lidhje me miratimin e buxhetit afat-mesëm, në lidhje me buxhetin që duhej të kishte ministria përkatëse e të gjithë kështu me radhë të cilat fillojnë nga ministrat përkatës e deri tek kryeministri.

Pa harruar dy çelsat e kësaj afere sekretarët e përgjithshëm të Lefter Kokës dhe Edi Ramës, pra Alqi Bllako që sot shtrihet në kolltukun e deputetit dhe Ëngjëll Agaçi që ka frikë ta lëshojë karrigen e Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, pasi e di mjaft mirë ku përfundon.

Ka një histori që nuk ndalet inceneratorët, ka një kapitull që quhet i mbyllur siç është kanabizimi.

Për inceneratorët përgjegjës ishte Lefter Koka, me 178 milion euro, për kanabizimin e vendit ishte përgjegjës Saimir Tahiri, i cili mori dënimin disa ditë më parë.

Apo jemi përballë asaj historisë së vjetër në kohën e diktaturës, që e tregonin shkodranët në lidhje me personazhin Pal Vata, babain e ish heroinës së famshme në socializëm, Shkurte Pal Vata. Nga ato emra që i krijonte sistemi i kohës për propagandë.

Pal Vata kur mori vesh që kishte ndodh diçka, përdorte një shprehje, ?unë dhe Enveri nuk dimë gjë, mos e ka bërë vallë Memeti me kokën e vet??

Pra Edi Rama s?ka ditur gjë për kanabizimin, megjithëse e mbronte kanabizimin 24 orë në 24 në media, ku thoshte se nuk ekziston.

Shqiptarët e shikonin me sy, Edi Rama iu thoshte nuk keni sy.

Ishim njësoj si historia e mbretit lakuriq, njerëzit e shikonin, vetëm Rama e shikonte veten e tij, Shqipëria nuk kishte drogë, por kishte gjelbërim më shumë se ç?duhet.

Tani jemi përballë faktit të korrupsionit të inceneratorëve. Sërish Edi Rama ka mbrojtur aferën e Elbasanit, atë të Fierit e Tiranës po bëhet gjithçka që të mbyllet.

Janë 156 milion euro të tjera, pa inceneratorin e Elbasanit, janë në Tiranë, ku nuk ka inceneratorë, dhe janë marrë gati 40 milion dollarë paguar nga shteti, Qeveria e Bashkia.

Pa folur për paratë marra nga biznesi privat që janë dhjetra-milionë euro të tjera apo Fieri që janë dhënë dhjetë herë datat e fillimit dhe përfundimit të punimeve dhe ende s?kanë ndodhur, deri tek tenderat dhënë pronarëve të inceneratorëve në institucionet shtetërore, ata që sot janë në kërkim nga SPAK, miqtë e Qeverisë.

Pinte kafe, pinte ujë, apo hante pace e pilaf, gjatë kohë që ministrat e tij mbushnin vendin me drogë e bënim inceneratorë me qindra-miliona euro.

Po për çfarë është zgjedhur kryeministri? A nuk është ky njeriu që i ka zgjedhur këta ministra, a ka një përgjegjësi morale, por gjithmonë justifikohet me fjalët, ?përgjegjësia është individuale?.

Patjetër mund të jetë individuale, por edhe kryeministri ka përgjegjësi individuale, sepse i ka zgjedhur këta njerëz që të jenë ministra apo i ka mbajtur bashkëpunëtorë.

Për katër vite Lefter Koka, Ministër i Mjedisit, gati katër vite ishte Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, më i suksesshmi (sipas Ramës) pa asnjë diskutim dhe ai ka sukseset e tij në Ministrinë e Brendshme.

Por, Edi Rama i mbronte çdo ditë edhe Lefter Kokën edhe Saimir Tahirin dhe bënte sikur nuk dinte asgjë, edhe pse SHIK, apo institucionet e tjera çonin informacione, apo Krimet e Rënda siguronin mijëra orë pëgjime me shefa komisariatesh e rdrejtorë policie të përfshirë në mbjelljen e kanabisit, magazinimin dhe marrjen e pagesave për lejimin e kultivimit.

Ka bërë avokatinë publike duke thënë ska droge e Shqipëria ishte plot, ka bërë avokatinë e inceneratorëve, kur afera ka ministër të arrestuar.

Edi Rama përpiqet të jetë larg këtyre skandaleve që i ndodhin, kërkon të krijojë distancë, kërkon të duket si fajtori pa faj, sepse i ka zgjedhur apo i ka toleruar, por nuk është e vërtetë, kjo.

E vërteta është e kundërt.

Edi Rama është në diejni të kanabizimit të vendit dhe ka përgjegjësi si kryeministër që vendi u kanabizua.

Edi Rama ka qenë kryeministër kur janë firmosur inceneratorët dhe janë bërë mbedlhje qeverie dhe ka pas vendime qeverie dhe ka pasur një levë të artë që lëvizte të gjitha institucionet dhe për këtë ka përgjegjësi, politike, morale e ligjore.

Për të gjitha, pa asnjë diskutim përgjegjësi i parë është Edi Rama, kryeministri i vendit, për të paktën këto dy fenomene. Sepse është në karrigen e kryeministrit prej gati nëntë vitesh dhe më shumë se sa justifikime ka bërë avokatinë, dhe ka mohuar kanabizimin e vendit edhe mbrojtur aferën e inceneratorëve. /Elvi FUNDO-CNA.al

Saga e Saimir Tahirit/ Si nisi historia dhe datat që çuan në burg ish-ministrin

Me pranga në duar nga salla e gjyqit/ Saimir Tahiri dërgohet te burgu ‘313’

Gjykata dënon me burg Tahirin/ Ja sa vite do vuajë

Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra

?Buzëkuqi? i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Foto lajm/ Ku është inceneratori?

Nuk kanë fund skandalet me inceneratorët/ Miliona për Stela Gugallën dhe Klodian Zoton

Inceneratorët dhe milionat që shkojnë në media/ Elvi Fundo nxjerr faktet, sa janë paguar gazetarët





Lajmet e fundit nga