Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Nga Çim Peka
Javën që shkoi, media u mor me faktin se Lulzim Basha nuk mundet të udhëtojë për në SHBA. Vetëm pak orë nga publikimi, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nxitoi të nxirrte një foto të saj me Lulzim Bashën, ku sipas statusit të saj në Twitter, ata kishin biseduar për investimet amerikanë në Shqipëri.
Nxitimi i ambasadores Kim duket së është i sforcuar për ta nxjerrë Bashën nga situata. Është i sforcuar pasi së pari investimet e huaja në një vend nuk diskutohen me opozitën, por me qeverinë, aq më tepër kur qeveria është mandatuar vetëm para 6 muajsh, dhe teknikisht ka edhe tre vjet e gjysmë në pushtet. Dhe së dyti, media nuk ka thënë se Basha nuk takohet dot me Kim, por se Basha nuk udhëton dot për në SHBA.
Duhet ta pranojmë me keqardhje se është krijuar një kakofoni e shëmtuar me këtë çështjen e vizave, non-gratave, gratave, kush ka vizë e kush nuk ka vizë. Nëse ky debat ka njëfarë peshën në luftën e brendshme politike, ku njëra palë faktin e pamundësisë së Berishës për të marrë një vizë amerikane, e quan si ?hallin e madh që e ka zënë Berishën?, është pikërisht kjo palë që vet, pavarësisht se nuk ka një ?dezinjim publik? nga Sekretari Amerikan i Shtetit, përsëri nuk mund të marrë vizë për në SHBA.
Në vend të fotove me nxitim, është e rrugës që ambasadorja Kim të ushtronte të gjithë autoritetin e vet, që ti siguronte Bashës një vizë. Po ashtu, edhe Basha edhe ambasadorja Kim do të duhet të shprehen publikisht se pse Lulzim Basha ka mbi tre vjet që nuk shkel dot në SHBA; ka apo nuk ka një vizë amerikane; dhe nëse jo, pse.
Ne e kuptojmë se në rastet kur nuk ka një ?dezinjim publik?, çështja e statusit të vizës është një çështje kofidenciale, por duke qenë se të dy ata, si Basha ashtu edhe Kim, çështjen e vizave e kanë kthyer në një kalë beteje politike, do të duhet të shprehen publikisht edhe për vizën e Bashës.
Ish-kryeministri Berisha dhe Presidenti Meta janë shprehur publikisht se paraardhësi i ambasadores Kim u ka vënë në tavolinë që të dyve veç e veç, një dosje voluminoze pastrimi parash dhe financimi rus (kjo e fundit e hedhur poshtë si nga Berisha ashtu dhe nga Meta) kundër Lulzim Bashës.
Po ashtu, këta dy figura, pamundësinë e Bashës për të marrë vizë, e kanë lidhur pikërisht me këtë dosje. I takon zonjës Kim, që në vend të fotografive të sforcuara të përgënjeshtrojë si ish-kryeministrin ashtu dhe Presidentin në detyrë. Në mungesë të një përgënjeshtrimi të tillë, gjithsecili prej nesh është i prirur për tu besuar deklaratave të tilla.
Nga ana tjetër, në rrethanat kur Presidenti i Republikës ka shpallur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, duket se rolet e Bashës dhe Kim kanë ndërruar. Nëse deri tani ishte Basha ai që kishte nevojë për mbështetjen e Kim për të larguar Berishën dhe për të mbajtur partinë, tani duket se është Kim, ajo që ka nevojë për Bashën.
E ardhmja politike e Lulzim Bashës është varrosur me datë 9 shtator, ditën kur largoi Berishën nga Grupi Parlamentar, dhe zgjedhjet e datës 6 mars, as nuk i shtojnë e as nuk i heqin gjë. 6 marsi i duhet ambasadores Kim më shumë sesa Bashës. I duhet pasi, i duhet fraksioni i Bashës të dalë më mirë se grupi i Berishës në zgjedhje për të legjitimuar përfshirjen e saj në zhvillimet politike brenda opozitës.
Një rezultat katastrofik i Bashës, dhe/ose disa bashki të fituara nga Berisha lypin shpjegim nga ana e saj si në Tiranë ashtu dhe në Uashington. Nëse për Tiranën asaj nuk i kërcet, me Uashingtonin është ndryshe.
Në vitet e para si lider i opozitës, deri në vitin 2018 Lulzim Basha ka qenë tepër aktiv në marrëdhëniet e tij me Uashingtonin. E ka vizituar disa herë, ka paguar lobistë, është përfshirë në diplomacinë parlamentare, takim në Departamentin e Shtetit, madje edhe një fotografi me Presidentin Trump.
Prej 2018, asgjë.
Jo vetëm kjo, por asnjëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Bashës, të cilët nga shtatori i kemi parë si pro-amerikanët më të mëdhenj në botë, nuk i kemi parë as të udhëtojnë dhe as të bëjnë takime në Uashington, sikur edhe në kuadrin e diplomacisë parlamentare.
Ambasadorja Kim mund ti dërgojë Bashës në zyrë çdo zyrtar periferik që vjen në Tiranë për punë të tjera, por këto takime nuk e mbulojnë boshëllikun e krijuar midis PD dhe administratës apo kongresit amerikan.
Basha e ka mbyllur, me 6 Mars luhet karriera e Yuri Kim. Prandaj në këto zgjedhje do të shohim me aktive ambasadoren amerikane se sa vetë Ramën e Bashën.
Mos u habisni që në postimet e radhës nga liqeni, Yuri Kim do të publikojë foto duke shkëmbyer ?mendime të freskëta? me Spartak Ngjelën e Spartak Brahon.
Nga Adriana Kalaja Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputet...
Nga Andi Bushati Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me ...
Nga Mentor Kikia Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin ...
Nga Nevrus NazarkoNjë nga juristët me influenciale të shekul...
Nga Elvi FundoSot Komisioni i Rithemelimit në PD dalë nga Ku...
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Ritheme...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende s...
Në ndihmë të votuesve, gazetarëve, analistëve dhe politikanë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...