Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Katër muaj më parë ish drejtori i RTSH-së u arrestua me akuzën shpërdorim detyre sepse gjatë zbatimit të një tenderi, u shty me 16 ditë ardhja e një pjese të pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Hetimet, që kanë nisur 2 vjet e gjysëm më parë, nuk po çojnë në prova të besueshme as për akuzën shpërdorim detyre.
Për fatin e keq të prokuroreve rezulton se ish drejtuesi Thoma Gëllçi nuk e ka firmosur kontratën për tenderin për të cilin u bë shumë aq zhurmë. Jo vetëm që nuk e ka firmosur, por institucioni drejtuar prej tij, nuk e ka parapaguar firmën fituese! Thjesht prokuroria ka ngatërruar me një vit këstin e një pagese. Për më tepër pretendimi se i duhej bërë kërkesë AMA-s për kanalin televiziv Agro është në rastin më të mirë qesharak!
Thoma Gëllci ndodhet i izoluar prej 4 muajsh. Dhe gjatë 120 ditëve është pyetur vetëm javën e kaluar, vetëm një herë nga një oficer i policisë gjyqësore. Pyetjet janë histori më vete sepse nuk po pyetet për tenderin e shumëpërfolur, por për gjëra të tjera psh: a ka marrë leje ndërtimi për stacionet e RTSH-së në kohën e digjitalizimit?! Prokuroria tashmë po kërkon të gjejë diçka në dosje të tjera, në çështje të tjera! Kërkim të mbarë! Por duhet thënë se për këtë gjendje fajin e ka edhe vetë zoti Gëllçi! Ai nuk po e ndihmon prokurorinë të gjejë disa prova që të fajësojë veten dhe të nxjerrë faqebardhë akuzën.
Meqë nderi i akuzës e kërkon që medoemos të gjenden prova jo vetëm për të fajësuar Gëllçin, por edhe për të bindur opinionin dhe këdo të interesuar se nuk mbahet kot i izoluar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndofta ia vlen që prokuroria të drejtojë hetimet në dy aspekte të tjera për të cilat nuk ka folur askush deri më sot.
Aspekti i parë lidhet me- kanalin e dedikuar RTSH Sport!
Eshtë lehtësisht e provueshme përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përgjegjësia e z. Gëllçi për moskualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Prokuroria mund t?i drejtohet me shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe të bindet shkresërisht që Shqiëria nuk është kualfikuar në finalet e Botërorit të vitit 2022. RTSH e drejtuar nga Gëllçi, si partnere e Kombëtares Shqiptare, në rastin më të mirë është bashkëfajtore për mos arritjen e objektivit kombëtar për vajtjen e Kombëtares në Katar!
Mos vajtja në Katar i ka kushtuar Shqipërisë, dhe më konkretisht taksapaguesve shqiptarë, miliona euro dëm. Pa llogaritur dëmin në prestigj. Për më tepër hetimet e thelluara mund të nxjerrin në pah se ky është vetëm dëmi i vogël, pjesa e dukshme e ajsbergut, dëmi më i madh, pjesa e padukshme e ajsbergut, është i papërshkrueshëm. Duke transmetuar pa pagesë ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, RTSH ka bërë të mundur që si kurrë më parë, miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të shikonin ndeshjet e Kombëtares. Si rrjedhojë numri i të zhgënjyerve, të mërziturve, njerëzve që kanë humbur bastet ka qenë shumë i madh! Disa fatkeq humbën shtëpi e katandi, shumë të tjerë humbën qetësinë shpirtërore dhe iu drejtuan farmacive duke konsumuar qetësues dhe drogëra të tjera. As Covidi nuk ka shkaktuar kaq dëme në shëndetin e shqiptarëve!
Nëse shqiptarët do të shikonin ndeshjet me pagesë, ashtu sikundër ka qenë dikur tradita, dhe jo falas siç e bëri RTSH në drejtimin e Gëllçit, dëmi do të ishte shumë më i vogël. Majde i papërfillshëm. Më pak shqiptarë do të shihnin ndeshjet, më pak shqiptarë do të traumatizoheshin dhe për rrjedhojë do të kishim më pak probleme me shëndetin mendor.
Nga komunikimi shkresor me FSHF-në prokuroria mund të konfirmojë se Shqipëria ka humbur ndeshjen me Anglinë në Londër 5-0 dhe në Tiranë 2-0. Kjo humbje mund të konvertohet në 7 vite heqje lirie, shto edhe dy humbjet 1-0 me Poloninë dhe dëmi shkon në 9 vite. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, dëmi mund të shkojë përafërsisht 7 vite aq sa është dhe dënimi për nenin 252 të kodit penal për shpërdorim detyre.
Gëllçi duhet të falenderojë thellësisht prokurorinë, që ndërkohë që po bën këto hetime të gjithanshme, të pavarura dhe profesionale, nuk e ka lënë në gjendje të lirë. E imagjinoni dot zemërimin e tifozëve Kuq e Zi dhe jo vetëm të atyre, ndaj zotit Gëllçi po ta shihnin në rrugët e Tiranës?! 8 janari do të dukej si shfaqje kukullash!
Për shkak të problemeve që ka aktualisht FSHF, prokuroria mund të hetojë më me imtësi në një pistë tjetër: kanali Agro. Ky kanal që do t?i shërbente fermerëve shqiptarë, në fakt më shumë u ka bërë dëm se u ka ardhur në ndihmë.
Mjafton të kujtojmë se në këtë kanal rregullisht është dhënë parashikimi i motit. Mund të provohet lehtë, përmes shkresave sigurisht, që parashikimi i motit në RTSH dhe në kanalin Agro ka qenë në disa raste tejet i gabuar dhe ka dyshime serioze se kjo ka qenë e qëllimshme! Kur është parashikuar të bjerë shi vendi është përballur me thatësiren dhe anasjelltas. Për rrjedhojë dëmet që i janë shkaktuar fermerëve janë të pallogaritshme. Duke i besuar Transmetuesit Publik, fermerët nuk kanë marrë masa për ujitje dhe prodhimi bashkë me mundin e tyre ka shkuar dëm. Ky prodhim i munguar i destinuar për eksport në rajon ka krijuar probleme edhe në raportet shumë të mira me fqinjët në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ky është një dëm kolosal i pallogaritshëm dhe i pandreqshëm! Dënimi kapital është shumë pak. Por Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe ka hequr dorë nga dënimi kapital. Ndaj z. Gëllçi, që ka edhe shtetësinë amerikane, duhet të ndihet me fat që është në Shqipëri dhe jo në ndonjë shtet të Amerikës, ku lejohet dënimi kapital!
Si përfundim, duke hetuar në këto dy pista prokuroria i jep fund hetimeve disa vjeçare dhe i tregon vendin një njeriu që ka dëmtuar kaq shumë dhe kaq rëndë interesat e taksapaguesve shqiptarë! RTSH – Sport dhe RTSH Agro janë mjaftueshëm, për t?i dhënë ndëshkim shembullor Gëllçit, por ka edhe prova të tjera që mund të gjenden në RTSH Tani, RTSH Shkolla, RTSH Kuvend, RTSH 24, RTSH 1, RTSH 2, RTSH 3, RTSH film, RTSH fëmijë, RTSH muzikë RTSH Film, RTSH Shkodra, RTSH Kukësi, RTSH Korça, RTSH Gjirokastra, RTSH Film, RTSH Shqip. Nëse dikush ka alergji nga video, mund të gjejë prova edhe në 10 stacionet e Radio Tiranës. Dhe nëse ka njerëz që kanë alegji edhe videon edhe audion mund ta pyesin Thoma Gëllçin për ?emrat e banorëve të Tokios që kanë kaluar Covidin, bashkë me nr e këmbës?.
E sigurtë është që do të gabojë në përgjigje!/E.K-CNA.al
Pyes veten: Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë ...
Nga Çim Peka Javën që shkoi, media u mor me faktin se Lulzim...
Nga Adriana Kalaja Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputet...
Nga Andi Bushati Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me ...
Nga Mentor Kikia Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin ...
Nga Nevrus NazarkoNjë nga juristët me influenciale të shekul...
Nga Elvi FundoSot Komisioni i Rithemelimit në PD dalë nga Ku...
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Ritheme...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...