Nga Andi Bushati/ Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fund...
Nga Lutfi Dervishi
Zgjatja e afatit për komisionet e vettingut ka mbyllur një dilemë sa i përket përfundimit të pastrimit të sistemit gjyqësor, por ka lënë të hapur pyetjen: kur do të vijë dita që drejtësia e re të jetë e aftë dhe kurajoze për të pastruar dy pushtetet e tjera (Parlamentin dhe Ekzekutivin)?
Institucionet e reja të drejtësisë të dala nga reforma sot i ngjajnë një pacienti që ka dalë nga një operacion i vështirë dhe që çapitet me patericat (e ndërkombëtarëve). Pacienti ende ka nevojë për kujdesje dhe do t?i duhet kohë t?i dalin ?thonjtë?, të ecë vetë dhe të mos ketë frikë nga bubullimat e pushtetit.
Ka një pritshmëri të madhe dhe të tepruar ndaj SPAK-ut. Janë vetëm 15 prokurorë që kanë kaluar vettingun (dhe kjo nuk është pak). Kjo trupë prokurorësh ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, por që sot për sot i ?mungon? mbështetja e opinionit publik.
Nga SPAK sot kërkohet që në rrjetën e drejtësisë të bien peshqit e mëdhenj, peshkaqenët dhe balenat, por po nga ky institucion kërkohet të verë para drejtësisë çdo çështje të madhe që ka mbetur pa u zgjidhur gjatë këtyre 31 viteve!
Për çdo akuzë të madhe dhe të vogël, serioze dhe qesharake, adresa mbetet vetëm një: SPAK!
Edhe çetë profetësh të ishin, 15 prokurorët nuk mund të shfletojnë dhe të zbardhin as dosjet e reja dhe as dosjet e mykura të politikës dhe biznesit. Edhe sikur të kishin fuqi mbinjerëzore nuk do të dërgonin dot në sallën e gjyqit këdo që ka shkelur rëndë ligjin dhe besimin e publikut.
6 vitet e fundit të reformës në drejtësi kanë krijuar përshtypjen e gabuar në qeveri dhe administratë se mund të shish dhe të bësh ç?të duash dhe nuk do të kesh kurrë punë me ligjin. Aferat më të fundit si ajo e djegësave, tregojnë se personave të implikuar që sot janë në hetim apo në pushtet as që u ka shkuar në mendja se një ditë mund të përballen me ligjin!
Deri më sot, SPAK-ut i ka munguar kurajo të hetojë njerëz në pushtet, por ka dëshmuar se e ka kurajon për të hetuar ish pushtetarë. Kjo nuk është pak.
Prokurorët e SPAK, nuk janë prokurorë robot që nuk ndikohen nga ambienti ku jetojnë e punojnë. Dita që ata të hetojnë me kurajo dhe njerëzit në pushtet mund të mos jetë e largët, por pastrimin e përgjithshëm nuk mund ta bëjnë dot vetëm 15 njerëz. SPAK mund të bëjë shumë punë me kusht që të ndihmohet edhe nga ne, votuesit.
Nëse nuk reformohet sistemi politik për të pastruar elitën politike me votë do të jetë shumë e vështirë për të bërë ?kërcimin e madh?! Studiuesi Fabian Zhilla sugjeron me të drejtë që duhen krijuar mundësi edhe për të reformuar sistemin politik që të bëhet e mundur që fshesa e drejtësisë të hyjë edhe aty. (Kosova është një rast i mirë se si me votë ndërrohet jo vetëm qeveria, por edhe elita politike. Në Kosovë kriza zgjidhet me zgjedhje, ndërsa këtu zgjedhjet shihen si ftesë për t?u futur në krizë).
Nëse sistemi politik reformohet dhe vota e votuesve sjell ndryshim atëherë si hap i parë ish ministra dhe ish zyrtarë të lartë do të përballen shumë shpejt me ligjin. SPAK-ut tani i mungon kurajo për të hetuar ministra, por ka kurajo për të hetuar ish ministra.
?Pazari? është i thjeshtë. Publiku bën rotacionin dhe SPAK bën drejtësi. Përndryshe do të duhen dekada për të pastruar politikën.
Ne nuk jemi as Austri dhe as Britani e Madhe. Jemi vend i vogël me shumë probleme të vogla. I përmenda këto dy shtete për shkak të kurajos që ka policia (e jo më prokuroria e gjyqësori) në këto vende.
Ditën që policia në Austri bastisi zyrën e kancelarit dhe zyrën e partisë tij, guximi i kryepolicit në Tiranë shkonte deri te shkrimi i një letre falenderimi për kryeministrin! Nëse i referohemi rastit të ditëve të fundit të kryeministrit britanik Boris Xhonson që po hetohet nga policia për shkelje të rregullave të Covid-it, e kupton se rruga përpara është e gjatë, por rastet e fundit janë shpresëdhënëse: nëse publiku ndëshkon me votë zullumin, drejtësia e re e ka më të lehtë të bëj drejtësi me atë që nuk është në pushtet. Për momentin kjo nuk është pak!./E.K-CNA.al
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fund...
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Nga Luçiano Boçi Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të fams...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë p...
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion...
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri t...
Nga Rexhep PolisiPo dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarka...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me...
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit pë...
Nga Elvi FUNDOSot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim ...
Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ...
Ndodh rregullisht, jo vetëm në postimet e mia, por të kujtdo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...