Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Nga Kreshnik Spahiu
Pardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 protestues përballë ambasadës ruse në Tiranë.
Ka rrezik që ?Foltorja? mund të mbledh më shumë përballë ambasadës amerikane, për të protestuar kundër ?guvernatorëve? amerikan siç i akuzon ajo diplomatët e rrugës Elbasanit.
Kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Ju kujtohen protestat e Vetëvendosjes me vezë dhe bilbila para ambasadës amerikane?
Ka dy javë që dua të shkruaj për luftën, por sot vendosa me trishtim të rendis disa aspekte negative që tregojnë se si ne shqiptarët jemi ende të pa orientuar si popull dhe si dy shtete krahasuar me kombet dhe vendet e tjera evropiane në gjeopolitikën evropiane:
1- Opinioni shqiptar në komente dhe blogje shquhet nga një tendecë papërgjegjshmërie dhe snobizmi jo human, krahasuar me kombet e tjera evropiane të cilët janë solidarizuar me Ukrainën dhe rezistencën heroike ukrainase. Papërgjegjshmëria e qëllimshme në disa raste, por edhe nga injoranca apo mediokriteti në raste të tjera vjen për disa shkaqe:
– disa e mendojnë që lufta është larg pragut të shtëpisë tyre, ndonëse Ukraina është më afër për shqiptarët sesa për anglezët, francezët, spanjollët apo amerikanët që e kanë 6000 km larg.
– disa mendojnë se ukrainasit e meritojnë, të ndëshkohen sepse ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
– disa mendojnë që ukrainasve po ju bëhet mirë që ndodh kështu sepse ata gjatë luftës në ish-jugosllavi u veshën si mercenar pro serb dhe pro maqedonas kundër shqiptarëve.
– disa mendojnë se nuk vlen të solidarizohen sepse në vendet arabe ka më shumë viktima lufte se në Ukrainë. Ata kërkojnë reagim të balancuar me viktimat në Palestinë, Siri, Libi, Irak ?.
– disa mendojnë që lufta është improvizim mediatik dhe asgjë nuk po ndodh.
– disa mendojnë se Putin nuk e ka seriozisht dhe do tërhiqet shumë shpejt.
Të gjithë këta nuk janë Shqipëria, por më besoni që janë shumë në numra, madje shumë më tepër se në disa shtete pro Rusisë. Mjafton të lexoni blogjet dhe komentet në rrjetet sociale në Shqipëri dhe Kosovë. Krahasojini me komentet në vendet europiane. Në Gjermani dhe Austri ndonëse jetojnë apo punojnë me qindra-mijëra rus dhe nuk lexon komente kundër Ukrainës aq sa në Shqipëri. Më shumë regojnë kundër luftë rusët që jetojnë në Europë sesa shqiptarët që e kanë përjetuar me dekada luftën ftohtë dhe komunizmin stalinist.
2- Çdo shtet evropian, ka vendosur në emergjencë rritjen e buxheteve dhe shpenzimeve për ushtrinë dhe armatosjen e vendit. Gjermania nga një shtet i de-militarizuar po kalon urgjent një buxhet 100 miliard euro për armatosjen e vendit. Shqipëria dhe Kosova mjaftohen me ombrellën e NATO-s dhe SHBA, pa menduar se një ditë pas shumë vitesh Amerika mund mos jetë aspak e pranishme në Ballkan. Shqipëria është i vetmi vend në botë që s?ka asnjë avion luftarak, asnjë anije ushtarake, asnjë tank dhe asnjë helikopter lufte.
3- Falë hapjes së depove nga Sali Berisha në vitin 1997 dhe rebelimit për përmbysjen e qeverisë piramidale, Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ka më pak armatim se popullata.
Sot numri i armëve pa leje, në çdo shtëpi është disa herë më i madh se ushtria shqiptare.
4- Mediat shqiptare shkuan në Ukrainë për reklamë para se të fillonte lufta dhe u larguan, ndryshe nga mediat evropiane të cilat shkuan dhe s?janë larguar asnjë çast nga fronti luftës.
5- Mediat shqiptare më shumë reklamojnë politikanët shqiptarë sesa konfliktin ushtarak, aq sa duket sikur Shqipëria është negociatore zgjidhjes konfliktit. Është shumë komike, jo profesionale dhe abuzive, reklama pa limit që i vihet në dispozicion retorikës periferike të politikës shqiptare në zgjidhjen e konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.
6- Trajtimi dhe analizat në Shqipëri, janë tepër sipërfaqësore dhe aspak njerëzore.
90% e hapësirës mediatike në Europë merr kriza humanitare dhe fluksi emigrantëve. Kosto ekonomike dhe njerëzore ka pushtuar mediat europiane. 8 milion ukrainas pritet të mbërrijnë në dyert e Evropës. Gjermania ka deklaruar se pret afro 1.3 milion refugjatë ukrainas, me një kosto 3000 euro në muaj për çdo azilant, e barabartë me 46.000.000.000 (miliard euro) në vit.
Shqipëria ende nuk ka një plan, sa emigrant mund te mbërrijnë në vendin tonë dhe çfarë projekt buxheti ka për mbulimin e kostove.
7- Çdo vend europian ka një Plan B nëse fillon lufta e tretë botërore dhe gatishmërinë për këtë çështje. Në Shqipëri ende as shteti dhe as popullata nuk është e ndërgjegjshme se Shqipëria rrethohet nga aleatët e Rusisë dhe rrezikohet e para nga zgjerimi konfliktit. Minimumi që mund bënte Shqipëria është të pastronte 700.000 bunkerët që ka në territorin e saj, të cilat janë shndërruar në WC-publike.
8- Serbia, Mal i Zi, Greqia tre vende kryesisht me popullatë ortodokse kanë miqësi dhe aleanca tradicionale me Rusinë. I vetmi ishull pro-amerikan në Ballkanin Perëndimor mbret Shqipëria, gjë e cila e bën vendin tonë të ekspozuar dhe vunerabël në konfliktin dhe synimet e Rusisë për hegjemoni dhe destabilizim të rajonit.
Sot më shumë se kurrë duhet të kuptoni pse Amerika ishte e shqetësuar dy vjet më parë për influencën ruse në Shqipëri dhe Ballkan. Atëherë askush nuk e mori seriozisht, rrezikun rus për destabilizimin e Tiranës, Beogradit, Podgoricës dhe Sarajevës.
?Sovranizmi? alla shqiptarçe në Tiranë dhe mosmirënjohja e disa shqiptarëve të Kosovës për NATO-n dhe SHBA, në rastin më të mirë është papërgjegjshmëri, në rastin më të keq tradhëti kombëtare.
Nëse sot nuk do marrim seriozisht rrezikun e luftës, nesër do jetë shumë vonë.
Në rast zgjerimi të konfliktit, mos harroni që Shqipëria do jetë vendi më i rrezikuar që të përfshihet në luftë.
Rusia e ka më të lehtë, destabilizimin e Shqipërisë sesa të Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Francës apo shteteve të tjera sepse Ballkani është vatra dhe djepi i aleancave pro-ruse ndër shekuj.
Shpresoj që çdo shqiptar ta shkoj luftën dhe plumbat nga dritarja, ende pa shpuar dyert e tyre./CNA.al
Nga Grigels MuçollariKoha për rithemelim!✌? janë simboli i f...
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Nga Bledian Koka Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nu...
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...