Nga Miron Çako/ Xhelozia e Zotit dhe xhelozia e njerëzve
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me një show. Me një show, që shkojnë e flasin në një Komision Hetimor, dhe askush nuk di asgjë, nuk kanë parë, nuk mbajnë mend, mohojnë dokumente, nxjerrin të tjera në shkelje të ligjit. Të gjitha këto si një mision i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Zonjës Yuri Kim.
Po, vërtetë një mision i saj, pasi Komisioni do të ishte mbyllur nga socialistët, të cilët pretendonin se afati mbaronte në fund të muajit janar, pasi mbaronin plot tre muaj siç e kërkonte ligji, pasi kishte filluar që nga tetori.
Sërish duket qesharake skema, sepse Komisioni erdhi nga Lulzim Basha si zgjidhje për të tërhequr vëmendjen nga përjashtimi që i bëri ish-kryeministrit Sali Berisha, i mbyllur në zyrë, i vetmuar, pas presionit të bërë nga Ambasada e SHBA-ve, në Tiranë.
Luli doli me disa komisione hetimore, por të tjerat dështuan. Mori pazaret e radhës, marrëveshjet me Ramën, të cilat kuptohet ia garanton ambasadorja, Zonja Yuri Kim dhe filloi Komisioni i Inceneratorëve.
Por, a mund të bëhet Lulzim Basha me një Komision Inceneratorësh, i cili u tentua të mbyllej nga socialistët dhe u zgjat sërish me urdhër të ambasadores.
Të gjitha këto lëvizje të Zonjës Kim janë për të bërë Lulin kryetar të Opozitës.
Por, kryetar i Opozitës nuk bëhesh as duke fjetur, as duke bërë flokët me bojë dhe as duke bërë fasadë, farsë, në një Komision Hetimor ku shumë prej personave atje janë në konflikt interesi, apo të tjerë që bëjnë zhurmuesin, apo disa që janë paguar nga inceneratorët.
Pa folur për skenën qesharake dhe sjelljen, ku persona të fotografuar apo miq të Klodian Zotos deklarojnë publikisht se nuk kanë lidhje me të.
Gjithësesi Zonja ambasadore ka bërë një zgjidhje. Ka vendosur që të ecë fort përpara, duke tentuar të bëjë Lulzim Bashën kryetar të Opozitës, dhe për këtë u përdor një Komision Hetimor. Pra, është Edi Rama që i ka bërë një shërbim.
Nga ana tjetër në datën 6 Mars, ka zgjedhje. Lulzim Basha i ka braktisur ato. Shkon në Itali, në Holandë, ujit tulipanët, takon kryetarë partish ish-komuniste e çdo ditë në vend që të bëjë opozitë kundër Qeverisë, bën opozitë kundër asaj që është shumica e shqiptarëve, dhe ka qëndrim të fortë ndaj Qeverisë. Që është pjesa kryesore e qënësishme e opozitës së vërtetë. Ajo që ka bërë opozitë vite në vazhdim dhe jo ajo e Lulzim Bashës që përfaqësohet nga tradhëtitë, shitjet dhe pazaret me Edi Ramën.
Yuri Kim ka vendosur ta emërojë Lulin, kryetar të Opozitës përballë kryeministrit, duke përdorur inceneratorët. Pikërisht një nga kauzat e nxjerra nga mediat dhe një nga çështjet ku janë zhytur Rama, ministrat e tij dhe vetë Lulzim Basha me të tijet. Ku një Opozitë e tërë për shtatë vite heshti, nuk tha asgjë. Por, filloi të fliste për inceneratorët para zgjedhjeve. Ku shumë nga paratë e këtyre inceneratorëve janë përdorur për fushata elektorale. E të tjera si këto.
Prandaj, një Komision që po i shërben ambasadores për të emëruar Lulin kryetar të Opozitës, nuk është gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm një farsë që nuk i duhet askujt dhe produkti pritet të jetë një hiç.
Një hiç i dalë nga klientela dhe njerëzit e konfliktit të interesit. Nga politikanë të kapur dhe keqpërdorur nga kryeministri. Nga mazhoranca që inceneratorët, i ka një vullnet politik, që janë një aferë korruptive, që ambasadorja e SHBA-ve nuk thotë një fjalë. Por, thjeshtë dhe vetëm po i përdor për të bërë Lulin kryetar Opozite, për t?i zgjatur jetën në pushtet Edi Ramës.
Por, duket se kjo nuk ka për të ndodhur.
As Luli nuk mund të emërohet kryetar i Opozitës, pasi nuk e duan shumica e shqiptarëve dhe as inceneratorët nuk mund të mbyllen pasi nuk do të heshtin shumica e qytetarëve./CNA.al
Inceneratorët, vjedhja e Kokës apo e Rilindjes?!
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Nga Bledian Koka Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nu...
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Nga Lutfi DervishiNisur nga raportimet e fundit që në Shqipë...
Mbrëmë vonë në mesnatë e famshmja Arbana Osmani shpalli verd...
Nga Lutfi Dervishi1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për ince...
Nga Lutfi DervishiZgjatja e afatit për komisionet e vettingu...
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fund...
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Nga Luçiano Boçi Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të fams...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë p...
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...