Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Nga Akil Kraja
Një konference ndërqeveritare mbi sovranitetin europian do të zhvillohet më datat 10 e 11 mars, në Versaille. Lajmi u deklarua nga Presidenca e Bashkimit Europian e cila aktualisht mbahet nga Franca. Në vijim të agresionit rus ndaj Ukrainës, theksi i konferencës do të jetë në veçanti pavarësimi dhe fuqizimi i sektorëve energjetik dhe ushtarak europian. Në paralel, Carl Bild, ish-kryeministri suedez dhe një ndër diplomatët europianë më me peshë për çështjet ballkanike, deklaroi po këto ditë se Serbia nuk mund të bëhet një vend anëtar i BE-së nëse nuk ndan vlerat dhe interesat themelore të BE-së. Ky qëndrim vinte si pasojë e refuzimit të Serbisë për t?ju bashkuar sanksioneve europiane ndaj Rusisë.
Rikthimi i artikulimit mbi sovranitetin europian si dhe mënjanimi i Serbisë si faktor ballkanik, paraqesin një oportunitet gjeostragjik të rëndësishëm për Shqipërinë. Një oportunitet që duhet shfrytëzuar maksimalisht nëpërmjet një diplomacie ekonomike aktive që kalon nga integrimi më intensiv i vendit në tregun europian të energjisë, dhe daljen e Shqipërisë nga projekti serbo-rus i ?Open Balkans?.
Ishte qeveria e djathtë e viteve 2005-13 e cila për herë të parë parashtroi ambicien e transformimit të Shqipërisë në një fuqi energjetike rajonale. E pabesueshme për kohën teksa qeverisja Nano e kishte lënë vendin në errësirën e një sektori thellësisht të prapambetur, difektoz dhe pa investime. Një transformim tejet i mirëpritur nga konsumatorët por që nënkuptonte gjithashtu dhe pavarësimin energjetik të vendit. Janë disa qindra projekte hidro-energjetike, të vegjël por dhe më të mëdhenj si Ashta e Banja, të cilët u miratuan si pjesë e këtij vizioni dhe vijojnë të realizohen ende aktualisht. Investimet sollën rezultate konkrete. Pas vitit 2013, Shqipëria arriti dy herë të kthehej në eksportues neto të energjisë, në vitin 2016 dhe 2018. TEC-i Vlorës, ndërtuar në vitin 2011, pritet së shpejti të prodhojë gjithashtu energji nëpërmjet gaz-it falë finalizimit me sukses të TAP-it, krejt i pavarur nga faktori rus dhe një arritje e padiskutueshme e qeverisjes së shkuar. Nëse shtojmë dhe zhvillimin e parqeve fotovoltaike, Shqipëria pritet shumë shpejt të kthehet në një eksportues neto të energjisë elektrike. Berisha kishte të drejtë. Shqipëria mund të kishte një sovranitet energjetik të vërtetë.
Në të njëjtin kontekst, kundërshtimi me forcë i marrëveshjes jo-transparente të ?Open Balkans? duket se ka qënë gjykimi më i drejtë. Sovraniteti i Shqipërisë, në veçanti në fushën e sigurisë ushqimore do të cënohej më së shumti. Rikujtojmë që Serbia ratifikoi në tetor të vitit 2020, një marrëveshje tregtie të lirë me Unionin Ekonomik Euroaziatik i cili përbëhet vetëm nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia e Kirgistani. Projekti i ?Open Balkans? dukej si një trampolinë logjistike ndërmjetëse për t?i mundësuar Rusisë penetrimin në tregjet ballkanike e europiane. Faktikisht, para pandemisë, importuesi i dytë më i madh i fqinjit tonë ishte Rusia me rreth 2.6 miliard dollarë. Refuzimi për të ndjekur sanksionet ekonomike europiane e konfirmoi më së miri këtë qasje mes dy shteteve. Përtej detyrimit moral, kombëtar e historik ndaj bashkëkombasëve tanë në rajon, Shqipëria sot nuk ka më asnjë arsye për të vijuar mbështetjen ndaj nismës së Vuçiçit. Nëse integrim do të ketë me Serbinë, ky mund të ndodhë vetëm brenda kuadrit të Bashkimit Europian dhe jo si një projekt alternativ zëvëndësues i tregut europian. Berisha kishte sërisht të drejtë. Shqipëria nuk mund të bëhej pjesë e një projekti jo-transparent e anti-europian.
Në përmbyllje, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe qëndrimi i lëkundur i Serbisë, duhet të na nxisin të kemi një interpretim të ri të sensit që duhet t?i japim konceptit të sovranitetit. Me keqardhje rikujtojmë sesi në anti-kuvendin e 18 dhjetorit, disa folës abuzuan me këtë term i cili sot rezulton me shumë aktualitet dhe i një rëndësie të veçantë. Investimi në një kulturë liridashëse por ushtarakisht të përgatitur, promovimi i paqes por dhe të një kulture patriotitike, mbështetja e nismave të bashkëpunimit rajonal por pa cënuar integritetin territorial dhe ekonomik të trojeve shqipfolesë, nuk mund të jenë tabu por pjesë e një qasjeje realiste ndaj zhvillimeve ndërkombëtare më të fundit. Një qasje e cila nuk e cënon orientimin euro-atlantik të kombit shqiptar i cili mbetet i panegociushëm dhe pa i tjetërsueshëm. Një Shqipëri anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për të kontribuar në sovranitetin e perëndimit. Dhe kjo fillon siç thamë më lart, duke u pavarësuar së pari në rrafshin energjetik e së dyti nga çdo influence malinje e huaj.
Nga Kreshnik SpahiuPardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 ...
Nga Grigels MuçollariKoha për rithemelim!✌? janë simboli i f...
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Nga Bledian Koka Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...