Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Luçiano Boçi
Është një lloj kufiri monetar midis jetës dhe vdekjes të vendosur nga Zeusi i ministreshës së sipërmarrjes.
Një gjendje ku je i vrarë, po ende je në udhëtimin drejt kalljes, pa u konsideruar zyrtarisht nga shteti si i vdekur.
Një gjendje në kapërcyell.
140 ? janë një lloj monedhe-shumë që udhëtari që shkon drejt portave të Hadit ia jep Kerontit, për ta pëcjellë me varkën e tij përgjatë Akerontit të famshëm.
Sepse vetëm kështu ushqehet Olimpi me perënditë e shumta.
Prandaj me kaq je i vrarë.
Me aq para mund të blesh e shumta e shumta varfërinë e mjerimin.
Sepse në shtetin tonë ku në zyrat qeveritare sundon luksi, mjerimi kushton.
As ai nuk është falas.
Kushton, sepse ti mund të rropatesh gjithë ditën, nga mëngjesi në darkë, duke punuar si kafshë, por përsëri në fund je i vrarë?
Ndonëse të nesërmen do vritesh sërish.
Sërish e sërish?
Kushton sepse ti duhet të paguash taksën tënde të varfërisë ndaj shtetit zemërgjërë që të ka vënë kufirin që as Zoti nuk ta ve, atë midis jetës dhe vdekjes.
Dhe sa herë kalon këtë tra të përditshëm duhet të paguash. Pas traut, gojëshqyer presin të panginjurit që gjatë ditës shkrihen në batuta dhe dergjen sipër propagandës dhe në darkë numërojnë milionat.
Me 140 ? në muaj je i vrarë!
Je i vrarë sepse nuk ke as mundësi të revoltohesh. As kur merr 139, as më pak sepse ke frikë se i humbet dhe ato pika të mëshirës Zeusiane, që ushqejnë disa gojë dhe njëherazi nuk ke as mundësi të ecësh përpara e të luftosh për më shumë.
Nuk mundesh se shteti ynë nuk është budalla. Është qerrata i madh do ta përcaktonte miku im Gjekmarkaj.
I duhesh i vrarë, pa pikë dëshire për t?i ndryshuar gjërat, me zero gjykim, pa fuqi emocioni, sepse vetëm kështu i bindesh, je i miri për t?u përçmuar, i urti për t?u qeshur, je i duhuri për pushtetin.
Se vetëm kështu je pa identitet.
Nuk ke as emër, as vend, as kohë. Je vetëm një numër zbavitës rendor në listën e gjatë që krihet sa herë ka zgjedhje, me një përcaktim të thatë, ironik, madje po deshe dhe gastronomik tavolinash të pangopurish, gjashtëgërmësh.
Quhesh saktë V.O.T.U.E.S. Votues i majtë sigurisht, sepse je i varfër dhe varfëria në vendin tonë pjell majtizëm që rrjep akoma më tej varfërinë duke prodhuar varfëri mbi varfëri. Thënë ideologjikisht majtizëm mbi majtizëm.
Mbi kokë ke Cerberin-patronazhist me tre koka, që ruan portat e Hadit dhe portat e hyrjes, daljes tende mbi tra, nën tra, përgjatë traut, anash kutisë, në kuti, pas kutisë, në dhomën e gjumit (nëse ke) ne banjo, kudo.
Me 140 ? në muaj je i vrarë!
Je i vrarë se nuk ke asnjë të ardhme dhe nuk ke asnjë shanc për ta projektuar dhe as mendohet ta investosh.
Madje madje e ardhmja lind e vdekur në ekzistencën me kaq të ardhura.
Ajo nuk vjen dot në ëndrra. Ajo është dënuar të mos ëndërrohet.
E çdo gjë vazhdon kështu?
Zeusi përsërit sundimin. Me 140 ? votuesi i thjeshtë përsërit vrasjen, vetëvrasjen, ardhmëvrasjen.
Me kaq euro vëtëm mund të sigurosh mbajtjen e frymës gjallë. Për pak kohë deri kur fuqia e kundërshtisë e revoltës të qëndrojë e ndrydhur brenda nervave të bëra grusht.
Nerva që qeveria me marifete i qullos.
Dhe jo vetëm marifete. Kryesisht me dhunë. Dhunë televizive, administrative, policore, politike, deri dhe dhunë estetike ,sic ka qef ta quajë një lloj forme dhune vetë Zeusi.
Me 140 ? je i vrarë!
E në këtë vrasje që s?kallet dot ke vetëm një rrugë për t?i shpëtuar Hadit.
Duhet të ikësh nga sytë këmbët.
Larg. Pa kthyer as kokën e as mendjen. Me ëndrrën jo për të ndërtuar të ardhmen, por për të harruar të kaluarën.
Prandaj ju që jeni në Olimp e ushqeheni me nektar dhe visheni me ar, kursejani së paku cinizmin atyre që marrin 140 ? në muaj.
Ndërsa ju të tjerë që merrni më shumë, 300, 400, 500, 1000 ?, apo më shumë, por që njësoj nuk shihni plagosjen tuaj para vrasjes së të tjerëve, rrëzojini perënditë plot vese nga Olimpi.
Koha e idhujtarisë ka vdekur.
Vendi ka nevojë të mbillet me jetë, shpresë e të ardhme!
Po nuk e bëtë këtë për të tjerët a për vete, bëjeni së paku për hir të fëmijëve tuaj.
Koha e Zeusëve ka perënduar!/E.K-CNA.al
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen...
Nga Mentor KikiaMesaduket, çmimi i karburanteve nuk do të je...
Nga Adriana Kalaja Po mirë moj Sude Duma.Kur e kuptove ti që...
Nga Lorenc VangjeliNjeriu i fundit në Partinë Demokratike që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...