Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Artan Fuga
Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me qeverisjen, me monopolet, me situatën ndërkombëtare, me mosshfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit, me emigracionin e krahëve të punës, pra me një numur të madh faktorësh.
Por ajo që dua të them është se të gjithë këta faktorëve në një pjesë të madhe kanë qenë edhe më parë. Pyetja është se përse varfërimi në shkallë të gjerë ka pllakosur tani dhe jo më parë?
Sipas analizave dhe parashikmeve që kam arritur të bëj nga studimet e mia, kam paralajmëruar se në vite do të ndodhnin gjëra të rënda që do ta përkeqësonin situatën ekonomike të vendit dhe të shqiptarëve duke iu dhënë atyre të ardhura minimale.
Endërra e vitieve 90 për bollëk do të kthehej në minimum jetik për trecerekun e shqiptarëve! Sepse minimum jetik nuk është kotherja e bukës, por është jeta në periferi të të mirave që krijon shoqëria bashkëkohore.
Shqiptarët me rënien e shoqërisë totalitare morrën në një pjesë të madhe apartamente pothuajse falas! Kam thënë mos u gëzoni për këtë sepse ato dy dhoma pas tridhjet vjetësh kur të rriten çiliminjtë nuk do t’ju dalin. Ku do t’i gjejnë lekët çiliminjtë të blejnë një apartament nëse martohen e shumohen? Pa përgjigje! Një pjesë e ciliminjve të rritur ikin jashtë sepse më lirë strehohesh në Vjenë sesa në Tiranë!
Shqiptarët se çfarë morrën ca bono privatizimi, ca letra me vlerë! U duk sikur u mbush xhepi plot! Mos u gëzoni o shokë e shoqe kam thënë atëhere sepse e para e punës ato do t’i hani brenda pak kohe, dhe pastaj lëpini buzët! Aq më shumë kur të gjithë i shisnin, vlera e tyre u bë dy lekë! Gjithë ajo pasuri që quhej kolektive iku si tym nëpër gishta! Cfarë bëni mo? Pa përgjigje atëhere?
Të gjithë donin të vinin në Tiranë! C’a bëni mo, a dini që po u mblodhën të gjithë buzë Lanës, nuk do të ketë punë, sepse puna është në ara dhe lumenj, me dele e me pemë, me grurë e me peshk, ne po mblidhemi në bulevard dhe do të hamë njeri tjetrin. E keni lexuar librin “Rënia e Qytetit” që kam shkruar për ju? Do na zejë qyteti dhe varfëria e tij brenda mo, a e kuptoni apo jo bërtita në vitin 2012 kur botova këtë librin. Panairi i librit e vlerësoi si librin më të mirë, por tjetër përgjigje zero!
Pa filluam të shisnim pasuritë e patundshme të kombit, ndërmarrje privatizoheshin, ngeli shteti si roje nate, i thonë këta pordhacët ultraliberalë që për vete jetojnë duke zhvatur sa shtetin sa me ca mënyra që e dinë ata (duke shitur ajër dhe dritën e diellit) pra pa asgjë! Mirë mo mirë u thosha: Por kur lekët që marrin nga këto privatizime do të mbarohen me çfarë do paguajë shteti pensione, ndihmë sociale e ku e di unë cfarë? E mo ti, më thoshin mendon për pas tridhjet vjetëve, na çan kokën! Mirë, si të doni mo! – thashë unë.
Po po i bëni lekët rrush e kumbulla!
Kur na doli pasuria e gjyshit! U gëzuan mijëra vetë! Mos u gëzoni mo – u thashë! Mblidhni mendjen! Mos e coni për lesh atë tokë arë, atë banesë, atë pronë që ka lënë gjyshi! Po e ndani në dhjetra duar dhe secili ato lekë nuk ka çfarë t’iu bëjë veç t’i pijë raki e të shkojë ca vjet në turizëm! Pra do i bëni rrushekumbulla pasurinë e gjyshit dhe pastaj do lëpini gishtat në të thatë! Nuk sillesh kështu me pasurinë e trashëguar! Ata të parët e kishin të patundshme ne e tundëm duke u tundur, e kthyem në birra dhe pasta me mish të grirë!
Mosni mo! Ehuuuu ti gjithmonë pesimist! – më thoshin! Mirë mo mirë! Si të doni! Cfarë t’ju them unë!
Pse mo i dilet të marrit përpara?
E ndanë tokën bujqësore në një milion ngastra! Rroftë demokracia!
Ku shkoni mo, bërtita! E keni te libri Shoqëria Periferike! Do ngordhim për bukë! Bëjuni shurrën atyre ngastrave – do të thoshte ai tipi te filmi i realizmit socialist kinez! Ku ka ekonomi bujqësore poshtë 20 hektarëve mo! E kisha mësuar në Evropë, ma kishin mësuar me kalem në dorë ca burra të mençëm që vinin në universitet me tren!
Ik o mbushu ! – më thanë, ne këtë tokën ja morrëm Tuç Makut, tani do pasurohemi tuj shit presh! I hypim preshit, fluturojmë me presh në qytet dhe e shesim preshin atje! Mirë po si do ktheheni? – u thosha unë! Me presh – mendonin ata!
Tregti e lirë – bërtisnin ca grosistë që nuk duan që asgjë mos prodhohet këtu! Obobo ! – u thosha! Cfarë bëni mor derr pe derri! Mirë po kjo tregtia e lirë do e bëjë mut prodhimin vendas! E pastaj? Si mo pastaj? Po do shkatërroheni ju more pasanikë, tregtarë, more bankierë, more sigurues jete, maqinash, etj? Përse? Na merr të keqen o shoku Artan! Si mo përse? Po këta që nuk punojnë me çfarë lekësh do e blejnë mallin që sillni nga jashtë?
E mo se ka shqiptari? Ka privatizuar, bën korrupsion, bën kontrabandë, kanabis, prostitucion, shitje armësh, lloj lloj pislliqesh, fiton, blen mallrat tona!
O pika mua! Por kur të mbyllen rubinetat nuk do keni më blerës! Kush do blejë, kush do marrë hua, kush do sigurohet nëse shqiptarët ikin, nuk kanë lekë në xhep, nuk kanë fare xhepa sepse nuk do kenë as brekë në bythë!
Ouuuu, pasurohem unë, kush pyet për shqiptarët! Ashtu hë! Por Zoti e ka bërë që vuajtjen e tjetrit do ta pësosh edhe ti, sepse kur ai të mos ketë të blejë ti nuk do kesh cfarë të shesësh!
Kjo ka arritur! Prandaj ca me PPP tani i vërsulen buxhetit të shtetit! Se individi, pra ne nuk kemi lekë, lekët i merr shteti me tragrambledhës me dajak dhe u a jep këtyre të PPP! Cfarë domethënë PPP. Partia e Punës e Privatëve!
A të vazhdoj edhe më? Apo keni qejf t’ju rrejnë me propagandë nëpër mitingje, facebuqe, në televizione, në takime gju më gju me popullin!
Hapa një biznes – kishte qejf të thoshte shqiptari! C’a hape mo të hapsha ballin me lugë kafeje? Si thotë ajo kënga! E mo ! Po ç’a lesh biznesi ke hapur mo, një kioskë për të shitur në lagje! E di çfarë do ndodhi o biznesmeni i Lalit? Të gjithë do hapim nga një kioskë, 120 mijë kioska dhe do t’i blejmë njeri tjetrit preshët e kalbur! Pse preshët? Që të fluturoj mo! O pika mua – u thosha! Po tridhjet dyqane që shesin pula të ngrira ka vetëm lagja ime! Kush do t’i blejë mo! Blehet pula tridhjetvjeçare e ngrirë si njeriu i neandertalit andej nga Siberia prej njëzetmijë vjetësh! Do falimentoni mo, ose do të rrini si presh prapa banakut mo!
Ik mo më thanë, ke inat ti! Mirë si të doni!
Dhe një gjë! Edhe ti i ke dëgjuar këto që kam thënë! Po ke thënë: E mo lëre, ja fut kot ky! Dhe tani më kërkon të gjej zgjidhje, të dalë në rrugë të bërtas, brohoras, duartrokas, dhe ti, në varfërinë tënde, për fajin tënd, të vazhdosh të luash yç dhe domino, tani pas tridhjet vjetësh me duar në xhepa, sigurisht lakuriq!/CNA.al
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen...
Nga Mentor KikiaMesaduket, çmimi i karburanteve nuk do të je...
Nga Adriana Kalaja Po mirë moj Sude Duma.Kur e kuptove ti që...
Nga Lorenc VangjeliNjeriu i fundit në Partinë Demokratike që...
Kam ndjekur me vëmendje, përgjegjësi dhe përkushtim shtesë d...
Nga Mentor Kikia Padyshim që 8 Marsi është një ditë, kur gra...
Nga Arsen RustaDemokracia ka dy forca. Shkatërruesen kur keq...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...