I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson askush. Ai mund të mos na i dërgonte zarfat e Këshillimit Kombëtar poshtë dyerve të shtëpisë (jam dëshmitar që kjo ka ndodhur pasi edhe mua më ka ardhur ndonëse nuk e kam hapur) dhe as nuk e kishte të nevojshme të jepte llogari se afro gjysëm milioni që i qenë përgjigjur. Po ti shohësh me imtësi pikat ku ai bën sikur kemi ?biseduar me njëri- tjetrin?, vëren një gjë të thjeshtë: ato të gjitha janë teza që kryeministri i ka hedhur në treg shumë kohë më parë. Amnistia fiskale daton që nga prilli i 2020; ideja për legalizimin e kanabisit, që nga maji i po këtij viti; mini- shengeni, që më pas u transformua në Open Balkan, u nis në Novi Sad me inisiativën e Vuçiçit në tetor 2019; ndërsa përpjekja për të mbajtur nën trysninë permanente të pushtetit gjyqtarët dhe prokurorët daton që në 2015, kur po ngjizej reforma në drejtësi.
Pra është krejt e kotë shpallja e shifrave ku kryeministri shtiret sikur ka marrë 61% miratim për të parën, 66% për të dytën, 59% për të tretën dhe 74% për të katërtën.
Po atëherë, pyetja shtrohet se përse po e bën ai këtë? Përgjigjja është e thjeshtë. Për të imponuar para shqiptarëve dhe mbi të gjitha ndërkombëtarëve idenë se disa dëshirat të tij kanë mbështetje të gjërë popullore.
Për të vërtetuar këtë mjafton edhe një shembull i vetëm. Në kohën kur vendi ishte goditur fort nga tërmeti dhe pandemia, në pranverën e vitit 2020, për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit Edi Rama hodhi në treg dy ide: atë të amnistisë për origjinën e parave (që ai preferonte ti etiketonte si të ardhurat e emigrantëve) dhe atë të legalizimit të kanabisit. Sidomos nisma e parë hasi në një rezistencë të fortë nga shtetet partnere, nga BE, Britania dhe nga shërbimet e tyre të fshehta. Frika ishte se me këtë lëvizje Shqipëria mund të kthehej në një parajsë të pastrimit të parave të drogës dhe të krimit. Shumë organizma ndërkombëtarë tashmë e patën mbajtur shënim këtë fenomen. Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar? (Global Initiative against Transnational Organized Crime) theksonte se gjatë viteve 2017 2019, në ndërtim janë pastruar 1.6 miliardë euro.
Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte, në shkurt 2020, se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në ?zonën gri? për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.
Ndërsa në qershorin e vjetshëm, Zëri i Amerikës, ngrinte shqetësimin se sasia e parave të bllokuara nga aktivitetet kriminale në vend ka pësuar një rënie drastike, nga rreth 29 milionë euro në vitin 2016, në 1 milion vitin e kaluar.
Pra nuk ka dyshimë se këtu kemi të bëjmë me një kontadiktë: atë të qeverisë Shqiptare për të mbushur arkën bosh (sidomos tani që po troket në derë edhe kriza energjitike) dhe atë të shteteve partnere që ndonëse e dinë që ne jemi kthyer tashmë në një vend lavatriçe, nuk pranojnë që kjo gjë të sanksionohet edhe me ligj.
Në këtë rast, Edi Rama po e përdor farsën e Këshillimit Kombëtar, për ta pasur si argument në tryezën e bisedimeve me ndërkombëtarët duke thënë se Shqiptarët duan që paratë e emigracionit të mbërinjë në atdhe pa kaluar në një mijë filtra.
Me këtë logjikë është shkuar në pjesën më të madhe të pyetjeve që gjoja u janë shtruar qytetarëve. Askush nuk ka pasur mundësi të kontrollojë numrin e vërtetë të pjesmarrësve, të shohë përgjigjet reale, apo të monitorojë procesin. ?Agjensia për dialog dhe bashkëqeverisje?, që ka luajtur rolin e KQZ-së në këtë ?referendum? është e populluar me gra dhe burra që e shohin me venderim çdo gjë që Skënderbeu i tyre nxjerr nga goja. Në këtë kuptim, kjo farsë ngjan si dy pika uji me zgjedhjet lokale moniste që Rama zhvilloi në 2019, kur vetë garonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë shpallte rezultatin. Prandaj më shumë sesa një përpjekje për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit, kjo parodi është një test më shumë, për të na dëshmuar përfytyrimin që kryeministri ynë ka për funksionimin e sistemit demokratik. Ai e ëndërron si një cirk ku popullit i duhet krijuar iluzioni se ka diçka në dorë.
Por, përtej limiteve të botkuptimit të Ramës, pyetja e shtruar në fillim mebetet: pse iu desh atij gjithë kjo shfaqe?
Fatkeqësisht, pothuajse për asgjë. Pasi deri sa shifrat janë të pavërtetueshme dhe të pa kontrollueshme, ato nuk mund të përdoren as si argument propaganiistik. Asnjë shqiptar nuk do ta dojë nesër më shumë ?Ballkanin e hapur?, sepse lexoi diku atë shifrën e mbështetjes 59% pro tij. Asnjë partner ndërkombëtar nuk mund të jetë aq sylesh sa të impresionohet nga fakti se ky vend voton në mazhorancë për pastrimin e parave. Për këtë arsye, me ?Këshillimin Kombëtar?, ndonëse tentoi ti jepte frymë popullore dëshirave të tij të hershme, Rama prodhoi një alibi të madhe, që nuk do i hyjë në punë as për mashtrime të vogla./CNA.al
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Nga Artan HoxhaËshtë i madh për Zotin…Ka 7 muaj rresht, e te...
Nga Ermal MulosmaniUnë e kuptoj shumë drejtë përpjekjen e Al...
Nga Rexhep POLISIJonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin ...
Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikt...
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Nga Ekrem Spahiu Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm...
Nga Sherefedin ShehuMegjithëse “Luli na la” ende vazhdon të...
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...