I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërisht momenti kur kërkon të imponohet edhe pse e di që nuk i peshon fjala. Dhe nuk e kërkon në masë të dali në rrugë, por me një spontanitet grupesh për këtë apo atë, por edhe për veten. Konkretisht është kjo puna e zgjedhjes së presidentit që ka pushtuar faqet të tëra webesh sa personale aq edhe gazetash kombëtare.
Disa arrijnë deri aty sa bëjnë edhe peticione të drejtpërdrejta, më zgjidhni mua, si rasti i historianes Kocaqi etj., duke i kërkuar shqiptarëve që ta mbështesin. Them vulgare pasi pak ditë më parë kryeministri i vendit e tha publikisht që nuk është për një president të zgjedhur nga populli, me një fjalë nga shoqëria. Gjoja nuk ia lejon kushtetuta e vendit etj. Dhe në fakt nuk e lejon. Shqiptarët nuk kanë të drejtë të zgjedhin presidentin e tyre. Ky është një privilegj vetëm i atyre që fitojnë zgjedhjet. Pra i njëshave, siç ka ndodhur deri më tani. Ka qënë privilegj i Sali Berishës, Fatos Nanos dhe së fundi i Edi Ramës me Erion Veliajn.
Ata që besojnë se është edhe e kuvendit, janë naivë. Ose nuk shohin për shkak të mllefit të tepërt për të mbytur njëri-tjetrin si i majti dhe i djathti. Ky preteksi kushtetues është një vrimë në ujë, pasi e kanë ndryshuar kushtetutën sa herë iu ka dashur menderja, madje edhe për rastin e presidentit, 2008 kur rrëzuan numrin 84. Ndofta e keni harruar, por më përpara, ishte në fuqi numri magjik 84 vota. Me një fjalë cilado pozitë apo parti që vinte në pushtet nuk e kishte të lehtë të zgjidhte të ashtuqujturin gardianin e kushtetutës së shqiptarëve, do të duhej edhe një aprovim me votë i opozitës.
Kjo mënyrë zgjedhje solli kriza të shumta, mbani mend kur Berisha me Nanon i dhanë shqiptarëve një president nga stolat e pleqve që luajnë domino, apo Alfred Moisiun. Ky ishte i fundit gjoja konsesual, por pas një krize të tejzgjatur. Madje atëhere numri 84 rrezikonte deri rënien e qeverisë. Arsyeja shumë e thjeshtë, ne kemi humbur totalisht besimin tek njëri-tjetri. Jemi të pa aftë të ndërtojmë dialogun dhe besimin. I kemi të pakta figurat konsesuale.
Por ajo çfarë është më e rendësishmja, njëshat tanë nuk duan kënd mbi kokë. Kjo ka kultivuar edhe atë kulturën e zerimit, e zeros, atë që gjithçka fillon me mua. Kështu nga Enver Hoxha e këtej. Ndaj sot shqiptarët mahniten nëpër botë kur shohin se si deri antaginositët e kohërave kanë statujat e tyre në qoshe rrugësh, parqe a sheshe publike. Ne nuk e konceptomë dot, jo ta pranojmë. Neni bllokues i 84 votave tashmë është fiktiv, sepse nëse opozita nuk e jep miratimin, presidenti zgjidhet me numër më të ulët votash. Me një fjalë edhe me më pak se 84 vota në një raund të dytë apo të tretë.
Që ka kuptimin, do apo nuk do ti, unë e zgjedh edhe presidentin. Kjo ka rezultuar fatale për disa arsye, a) presidenti nuk ka asnjë pushtet, b) nuk është garant kushtetues, c) nuk ndihmon në balancimin e pushtetit, d) nuk përfaqëson shqiptarët etj. Për më tepër kanë qënë burime konfliktuale, presidenti o njihej nga konflikti me kryeministrin, ose nuk nihej fare pasi ishte totalisht vegël e kryeministrit dhe e kryetarit të partisë, si rasti Omer Nishani (1946-1953), apo Haxhi Lleshi (1953-1982).
Mrekullia do të ishte që presidenti të zgjidhet nga populli, por ata nuk e duan. Duket se nuk duam edhe ne. Kjo pasi më përpara se të ndihmojmë veten, vendin, Shqipërinë, ne ndihmojnë njëshat për të konsoliduar pushtetin e tyre absolut. Kësisoj do vazhdojmë të shohim një ilaritet social para çdo mandati zgjedhor./ CNA.al
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Nga Artan HoxhaËshtë i madh për Zotin…Ka 7 muaj rresht, e te...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...