Nga Ilir Levonja/ Presidenti dhe vulgariteti komod i shqiptarëve
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Nga Ermal Mulosmani
Duke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Bashës në PD, pasi kam qenë dhe jam i bindur se Basha në krye të PD-së, ishte garancia më e madhe për çdo pushtet, dhe se fillimi i ndryshimit niste nga largimi i Bashës.
Platforma e Kongresit berishist të 11 Dhjetorit, miratimi i Statutit të ri, legalizimi i fraksioneve, mandatet e kufizuara të Kryetarit dhe dorëheqja pa të drejtë rikandidimi e sanksionuar në Statutin e ri,kanë qenë zhvillime positive. Gjithashtu edhe zgjedhja e drejtuesve me kandidatura alternative nga anëtarësia ka qenë për tu përshëndetur. E kam parë si një mënyrë për të rregulluar një rrumpallhane vertikale nga Kryetari i madh te çdo kapilar partie qoftë edhe në një katund të humbur të Skraparit ku PD merr nga 5-6 vota në një fshat me 200 votues. Aq anetare sa ka familja e Kryetarit…
Atë kohë mendoja se, më në fund, edhe vetë Berisha kuptoi se mekanizmi i gjithkontrollit autoritar është i panevojshëm dhe futja e pak elementëve demokratikë e retushon fytyrën e lodhur e autoritare të së shkuarës. Fundja pse i duhej Berishës të kontrollonte edhe një Kryetar Partie në Gostil të Kukësit apo Tërpan të Poliçanit? Çfarë i kushton t?i mbajë afër kundërshtarët për sa kohë që ai ka shumicën absolute të Partisë dhe, duke i mbajtur afër, me shumë gjasë në një të ardhme të shkurtër do i kthejë për vete? Atij i intereson një Parti sa më e madhe, si kështjellë për interesat e tij imediate. Fundja kështu i bënte mirë edhe Partisë edhe vetes.
Por sjellja e Berishës me deputetët e ndërmjetëm të Grupit Parlamentar, nuk ka qenë aspak afruese. Berisha ndoshta ka arritur të thyejë ndonjë deputet të dobët, që ka parë interesat e tij te votat e elektoratit berishist, por nuk ka bërë asgjë për të afruar ata deputetë që e luftuan Bashën në ditët e pas 06 Marsit. Nëse Berisha dhe G29 silleshin si fitimtarë të përunjur, mundet të kishin sot rreth vetes të paktën 30 deputetë. Dora e zgjatur e shumicës ndaj pakicës do të ishte përfillur si gjest fisnikërie e ndoshta nuk do të ishte refuzuar.
Por ndodhi krejt e kundërta.
Sjellja si fitimtarë dhe euforia e vendimit të Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit ua shtoi kapardisjen. Nëpër studio televizive tonet përçmuese kundër mbështetësve të Bashës ishin ftesa eksplicite për kapitullim jo bashkëpunim. Madje jo vetëm ndaj grupit të Bashës por edhe ndaj çdo elementi që nuk ishte në kontroll të plotë.
Unë kam qenë dhe jam nga ata njerëz që nuk e shoh të mundshëm bashkimin për sa kohë ata i ndan një mal i madh si Amerika. Por, nëse berishistët uleshin në negociata dhe i ftonin për bashkim, të paktën ua linin atyre ndarjen e Partisë. Ndërsa kështu ata po i përzënë duke u dhënë kartën e vetëmbrojtjes.
Zgjedhjet e reja në organizatat lokale në të gjithë Shqipërinë kishin kontestime të hapura e të vazhdueshme. Dukej qartë që ato po mbaheshin pa vullnetin e një pjese të Partisë. Nuk ka rëndësi se sa është ajo pjesë. Nëse Berisha do të donte të sillte sinjale pajtimi mund t?i shtynte ato zgjedhje bashkë me Kuvendin e 30 Prillit. Si gjest përfilljeje, konsensusi, fisnikërie. Kjo do ishte shenja e parë e ndryshimit. Le të ftonte edhe fraksionin e ish Kryetarit apo të tjerë korente, të nxirrnin kandidatët e tyre, të bënin fushatë siç thoshte kur bënte Kuvendin nëpër Foltore.
Por jo. Aspak.
Kundërshtarët e ish Kryetarit, që u bënë me Berishën për të larguar një të paaftë emblematik si Lulzim Basha, sot duhet të ngrenë kokën. Nuk duhet të pajtohen me arrogancën e Doktorit. Trandja demokratike e këtyre muajve ka zgjuar kurajon e njerëzve për të folur. Nëse nuk flitet sot kur akoma ka një farë inercie për të përmendur të metat, nesër as mos tu shkojë nëpër mend?
Berisha po e dhjet akoma pa e marrë!
Po i shkruaj këto fjalë edhe i ndikuar nga një statusi i një kandidati për Kryetar Partie në Kukës. Sipas tij Partia Demokratike ka caktuar paraprakisht Kryetarin e degës atje përmes Flamur Nokës apo Albana Vokshit. Pra, mirë përjashtimi i bashistëve, por po përjashtohet çdo zë i pakontrolluar nga Qendra G29! Kandidati kishte publikuar mjaft foto ku i provonte akuzat e veta.
Kjo është tejet dëshpëruese.
Berisha duhet të kuptojë se trandja që i shkaktoi PD-së duke lëvizur ujërat e qelbura prej vitesh mund t?i kthehet kundër. Çdo ditë që kalon me të tilla zhvillime do të largojë njerëz nga treni i Berishës në autobusin e dikujt tjetër.
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...