I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e fundit me gazetarë ai tregoi për drekat që ish i përkëdheluri i tij paskësh konsumuar me Aqif Rakipin, personazhin që PD-ja e ka akuzuar gjithnjë si njeriun që blen vota në favor të Ramës. Madje Berisha pretendoi se Basha ka bërë ç?është e mundur që ta përfishjë ?Qifen? në koalicionin e djathtë, para zgjedhjeve të 25 prillit.
Këto sulme pasuan denoncimin e një dite më parë, se Luli nuk ka të drejtë të marrë vizë amerikane, për shkak se po hetohet në këtë vend për mënyrën se si ka lobuar me paratë e PD-së. Kjo aferë, që tashmë ka marrë emrin e lobistit Nik Muzzin, i shtrohet asaj të lidhjeve kriminale për pastrimin e parave, e etiketuar si Toyota Yaris, asaj të biznesit me Ramën për portin e Durrësit, asaj të kullave që ishin planifikuar të ngriheshin tek PD-ja, e asaj të bashkëpunimit me kryeministrin për të fshehur aferën e inceneratorëve, e kështu me radhë.
Ndonëse është e vështirë të besohet se ish biri politik i preferuar u gdhi papritmas në ?gjeni të së keqes?, ndonëse një pjesë e mirë e këtyre denoncimeve nuk janë të faktuara, Sali Berisha vazhdon me të njëjtin pathos ti artikulojë ato pa u skuqur dhe pa u turpëruar, njësoj si në ditën e parë kur nisi betejën për rrëzimin e Bashës.
Por, midis dy kohëve ka një ndryshim esencial. Në shtator të vitit të shkuar, pasi u përjashtua nga PD-ja, Sali Berishës i lejohej gjithçka. Si ata që e duan, po ashtu edhe të tjerët që e urrejnë, janë mësuar tashmë me faktin se gjuha e shthurur, shpifja si armë politike, denigrimi deri në asgjesim i rivalit, janë pjesë e bagazhit të tij të luftës. Duke i përdorur ato edhe një herë më shumë kundër Bashës, ai do të arrinte të mobilizonte fanatikët e vet dhe nuk do të humbiste asgjë tek ata që e njohin si të tillë.
Situata sot është shumë më e ndryshme nga shtatori i vitit të kaluar. Tani Basha është rrëzuar nga karrigia, atij i kanë mbetur pas vetes vetëm një grusht mbështetësish, ndaj si i tillë, ai nuk ka më asnjë përgjegjësi për fatin e PD apo të opozitës.
Kjo peshë ka rënë sërish mbi supet e regjura të Sali Berishës. Eshtë ai që ka marrë përsipër të bëjë liderin përbashkues të demokratëve dhe ti udheheqë ata në një kryqëzatë morale kundër regjimit. Nga ky opozicion, akuzat e tanishme kundër Lulzim Bashës, sterrosin së pari atë vetë. Sepse vërtetë Berisha i ka kërkuar falje militantëve se e duroi ish kryetarin edhe pas disfatave të njëpasnjëshme elektorale, por ai nuk mund të shtiret sikur nuk ka ditur asgjë nga ato që po denoncon sot. Nëse kanë ekzistuar ndonjëherë realisht edhe drekat me Qifen edhe përpjekjet për të kriminalizuar listën e deputetëve, edhe financimet ruse edhe lidhja me pastruesit e parave edhe aferat imobiliare, ato kanë nisur shumë kohë përpara, pikërishit atëherë kur lideri historik ishte mbrojtësi më i flaktë i birit të mëvonshëm plangprishës.
Pra ka tre mundësi: ose Sali Berisha i ka ditur të gjitha këto dhe ka heshtur në mënyrë të pamoralshme, ose nuk i ka kuptuar dhe për rrjedhojë është treguar sylesh apo i paaftë, ose asgjë e tillë nuk ka ekzistuar dhe ai thjesht mashtron.
Cili do nga këto versione të jetë i vërteti ai është shkatrrimtar për një lider të ardhshëm opozite. Prandaj akuzat që deri dje e ndihmuan Berishën të mposhte Bashën, atij shumë shpejt mund ti shndërrohen në bumerang. Të gjitha pështymat këtej e tutje mund ti kthehen në fytyrë.
Pikërisht për këtë, qoftë dhe për interesin e vet të ngushtë, Berishës i volit të kthehet tek portretizimi më real i atij që e pompoi dhe e mbrojti në krye të PD-së. Lulzim Basha u tregua i paftë të ishte shefi i një opozite të pakompromis në kohën e një pushteti autarkik. Ai nuk pati as forcën për ti rezistuar dhëmbë për dhëmbë regjimit, as dinjitetin për të mos u përkulur para diplomatëve që i shërbenin atij, dhe as distancën e nevojshme për të mos u joshur nga tundimet e oligarkëve pranë Ramës. Të gjitha këto qenë të mjaftueshme që ai ta mbyllte, ashtu sikurse e mbylli, misionin e vet. Por nga këtu, ta vizatosh atë, pa fakte, si një njeri të përzier me finacimet ruse, të implikuar me larjen e parave të pista, apo se ka shitur fatin e PD-së për interesa financiare është vërtet tepër.
Nëse Sali Berisha përdori të vërteta dhe të pavërteta, për të arritur qëllimin e tij në rolin e sfidantit, atij nuk i leverdis ta bëjë këtë edhe nga pozicioni i liderit. Përndryshe do të jenë gjithnjë e më të shumtë, jo vetëm ata që do ti thonë ku ishte ti kur ndodhnin këto, por mbi të gjitha ata që do ti kërkojnë garanci: pse duhet të të besojmë se nuk përsëriten rishtaz?/ Lapsi.al
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...