web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët midis non-gratës dhe in-gratës

23 Prill 2022, 06:55, Opinione CNA

Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”

Non-grata është lakuar në të gjitha rasat dhe paradigmat e mundshme nga të gjithë shqiptarët, duke i mëshuar pezhorativit propagandistik, fatkeqësisht e mësuar përmendësh edhe nga ca ingrata që duan të shkruhen opozitarë.

Sa sot non-grata e desemantizuar, shqip e ç’bërthamëzuar, propagandohet më e tmerrshme se arma nukleare në duart e killërve Putin e Lavrov.

Partia ish komuniste sot e historikisht jugosllavike e ka “detyrë” në kontekstin e konfrontit politik ta ekzaltojë dhe amplifikojë kët’ narrativë. Ka investuar për të, e ka prodhuar vetë, e kuron dhe amplifikon, ka 30-81 vjet.

Për komunistet-neoliberistë hegjemonia e partisë, ajo e konsakruar në Kushtetuten komuniste më 1976, (e rivitalizuar 40 vjet ma vonë, po të mos ishte “Venecia,”sot do të ishte fuqiplotë), i detyron ta furnizojnë me urrejtje ndergjegjen qytetare e kombtare.

Sepse e kunderta bashkimi, kohezioni civil, organizimi në ndonjë parti tjetër, grupim intelektual, mediatik a politik jashtë aparatit patronazhist, do të thotë prosperim për shqiptarët.

Mirëpo prosperimi shqiptar është shqetësim për antishqiptaret dhe pasiguri për të liçensuarit e tyre të cilët q’prej 1941 duhet të shtypin albanskij.

Askush nuk e mohon dhe as s’e ka përgenjeshtruar dot perfshirjen e “rilindjes” qoftë dhe KM doravetë, se për të siguruar një “non grata” formacioni ishkomunist “in extremis ingrata” në historinë e Shqiperisë, ka investuar lobing e shpifje mediatike, hektarë, avionë e anije me drogë deri në pasuri kombtare.

Aktualisht ky formacion politiko-mafioz vazhdon me ngulm të shkatërrojë e inkriminojë jetën, rininë dhe ekonominë e vendit, pavarësinë e institucioneve, lirinë e bashkëjetesen qytetare dhe të sabotojë me të njejten egërsi totalitariste demokracinë liberale, reputacionin, integrimin e shqiptarve si brenda vetes, ashtu në makrostrukturat euroatllantike.

Non grata është fjalë që njihet si e burimit latin. Shenjon, -jo i mirëpritur. Jo i mirëseardhur ( në rastin e Berishës) për arsyet që i di dikush (Rama dhe?ndonjë pseudo-opozitas ingrata,)po nuk i thonë.

Eshtë një lloj “ekspulsi” që së paku emigrantët e njohin më mirë çdo bravist me apo pa dryn e në të gjitha rastet mbeshtetet nga një vendim gjyqësor, në prani ose mungesë.

Nuk është linçim i anashkalueshëm sidomos në aspektin moral aq më shumë për qytetar e popuj si yni që kodin e mikpritjes e kanë kult.

Dhe trand, trondit, kur kjo vjen nga Qeveria e SHBA kundrejt një pakice politike që përgjatë 78 vjet pas Luftes Dytë Botërore, ka qeverisur vetëm dhjetë vite dhe duke qënë pa pushtet prej gati nje dekade.

Në ligjërimin administrativ dhe juridik ka të bëjë vetëm me diplomacinë.

Pra nuk është një ekspuls i thjeshtë i shtetit strehues për një ekstrakomunitar që kerkon të bëjë rezidencën atje.

Non grata jepet për një eksponent të perfaqësive diplomatike në vendin ku sherben.

Pra humbet imuniteitn diplomatik për shkaqet që duhet t’i specifikojë e justifikojë shteti pritës.

Mbas notes, njoftimit të shtetit pritës, diplomati apo personazhi non-grata, nëse nuk largohet nga shteti ne fjalë, mund t’i nënshtrohet ligjeve të vendit ku bëhet non-grata.

Zakonisht problemi mbetet në kuadrin politik dhe precedentët janë tepër të rrallë që i dëbuari apo i mosmirëprituri-nongrata në një shtet, të ketë të njejtin problem kur kthehet në shtetin e tij.

E kunderta është e vertetë. Personi non grata i dëbuar apo tërhequr nga shteti mos-mikpritës zakonisht ngarkohet me një detyrë tjetër në vendin e vet.

Të gjitha shtetet me sherbimet e tyre inteligjente, përveç kontigjenteve të interpolit, posedojnë lista nënshtetasish të huaj nongrata, të cilëve mund t’u refuzohet hyrja në kufi nga shtete pritës.

Atyre kur është e nevojshme zakonisht me diskrecion u komunikohet në rrugë diplomatike nëpërmjet përfaqësive të akredituara të nënshtetësisë.

Kurse rasti amerikan i shpalljes non-grata të qytetarëve me rezidencë e banim në shtetet sovrane, pa një vendim gjykate, është një standard paradoksal politik e propagandistik i tipit “Mandela.”

Në thelb cënon të drejten morale a politike por nuk e kufizon të drejten universale dhe kushtetuese qoftë të qytetarit i cili mund të mbrohet me ligj, po aq sa nuk ndikon në raportet makropolitike midis shtetesh.

Çdo shtet pritës e diplomat, është në të drejten e vet të percaktojë preferencat per qytetarët vizitorë a emigrantë të vendeve të tjera. Ashtu si “Konventa Vieneze” në fuqi, nuk ia kufizon të drejtën asnjë ambasadori për shpërndarjen e vizave për në shtetin të cilit i sherben.

Por që ia ndalon esplicisht të drejten çdo diplomati të vendosë parulla diktatoriale ose dryna në ballinat apo dyert e selive te partive politike, të sugjerojë për më keq të urdherojë votuesit e shtetit pritës të hanë bar apo çokollata ditën e votimeve. Cilin të zgjedhin ose jo si perfaqësues të tyre në institucionet e vendit a forumet e partive politike.

Është kaq e thjeshtë për çdokënd, sidomos për çdo jurist e politikan që kupton ndonjë send nga e Drejta Kushtetuese pavarësisht nëse i vardiset politikes ose jo.

Nongrata qoftë në plotninë e saj kuptimore qoftë dhe e desemantizuar, dmth e ç’bërthamëzuar, duhet të rrijë e këndohet me të drejtë ose jo në gojën politike të rilindasve.

Kurrë në gojën politike të demokratëve, qofshin këta edhe dritëshkurtër, pseudo, a gjasmë-demokratë.

Opozitat kanë detyrë kushtetuese t’i shpjegojnë popullit ingratat, ingratitudinën, mosmirnjohjen e monstruozitetin kriminal të pushtetit që është ngarkuar të drejtojë punët e vendit dhe jo të ndjekë retorikën denigruese te saj kunder vetes.

Institucionet serioze të botes demokratike përfshirë dhe DASH, po bëjnë denoncimin e ingratas deri edhe me statistika e hollësi.

Të njejtën gjë kanë bërë dhe po bëjnë edhe baza e PD, opozita e vertetë duke denoncuar Ingraten, problemin real e madhor te vendit krejt ndryshe nga ca intelektualë po dhe eksponentë të paneglizhueshëm opozitar, të cilët kanë futur në gojë “nongratën” ndryshe bilbilin propagandistik te Rames,(ndjesë për përfytyrimet perverse që shkakton metafora e bilbilit) dhe po përpiqen të shkatërrojnë

Krejt ndryshe nga Nongrata që ta ngarkon dikush me apo të pa drejtë dhe individi mund të mbrohet, Ingrata është një nder dispozicionet, sentimentet më të hidhura, të pështira, indinjuese e poshtëruese të njerëzimit.

Ingrata është shqetësim i lashtë sa vetë njerëzimi, sepse ajo zhvillohet si brenda personit, në raportimet e tij me prindesinë, vllazninë, komunitetin, shtetin, shoqërinë, atdheun deri tek trashendenca. -(duke harruar “faleminers zotit!” që nuk e blej ajrin, token e driten, mendjen e shendetin, se po të ishte për komunistet e rilindjes, do të ishte privatizuar e do t’më shitej, porcioni i ujit me u la?)

Nuk ka njeri në botë me ndergjegje normale që nuk gjen tek vetja dhimbje e sfilitje të ingratës. Duke filluar nga një falenderim, ose “më fal” e munguar, një telefonatë e thjeshtë, shenim njëfjalësh për një të afërm a mik i cili mund të ketë ikur në jetën e pasosur. Për dikë tjetër që nuk e ke hasur, apo e ke hasur po s’ke gjetur ose kerkuar sa duhet mundësinë e falenderimit a ndjesës për mirësinë ose lëndimin po dhe keqkuptimin me bujarin durimtar.

Siç nuk janë më pak bujarët apo durimtarët që vuajnë ftohjen a humbjen e miqve e te afërmeve për të njejtin shkak, pra ingratës mosmirnjohjes.

“?asnjë qënje e ndergjegjshme nuk mund ta gjejë veten imun nga ky sentiment, sapo të bëjë një rikthim tek vetëvetja, veprimtaria e raportet me të tjerët?”shënon D.Demetrio në librin e tij “Mosmirnjohja”(shih ebook Ingratitudine)

Një team psikologesh të universitetit në Manchester ka realizuar një kerkim-hulumtim mbi ndikimin dhe mirëqenjen psikofizike që sjell falenderimi, ndjesa dhe mirënjohja si antipod i ingrata-s.

Dhe një prej konkluzioneve midis të tjerash është se Ingratet nuk bejnë jetë të gëzueshme e të qetë. Demostrojnë indiferencë, pandjeshmëri, ndaj realitetit normativ shoqëror, nga ana tjetër karakterizohen nga arroganca, prepotenca, frustimi dhe sidomos shpërfillja vlerave, njerezve familjarëve, miqve, ligjesive shoqërore e kushtetuese, historia, vendi kultura së cilës i përket.

Vlera të cilat janë ekzistenciale për të djathtat e çdo vendi dhe kombi edhe si projeksion politik.

Në gjithë universin letrar-artistik duke filluar nga mitologjia, epika legjendare, ajo heroike, (mjaft të përmendim Gilgameshin që shkoi deri në përtej-jetë për ndjesen e munguar ndaj mikut të tij me të cilin kishin zhveshur shpatat) e deri me sot, të gjitha artet, muzika, pamoret, tragjeditë në tematikën qendrore të tyre dhe personazhet e listës së denueshme të te tyre kanë vetëm Ingraten.

Ingrata është gjithashtu objekt romuzesh, proverbash, urtishë në të gjitha kohët si antivlerë, nongrata asnjëherë.

Gjenden kudo të shfletosh.

Por që ne shqiptarët kemi shprehjen ekzemplare e unikale që për nga distilimi filozofik dhe makabriteti, e përkufizon fëlligështinë e Ingrates, sa ia kalon edhe Senekes, pararendësve dhe gjithë të mëvonshmëve dhe vjen drejtpërdrejt nga e njejta filozofi rilindjeje asaj diktatoriale dhe vazhdueses së sotme:

“?duhet me i q? nanen këtij populli, për me t’thanë babë?”

Dhe shqiptarë, populli derisa këtë nanëq?s ta nisë me vrap tek nana e vet apo tek varri i saj, me Ingraten do të ketë mjaft punë.

Demokratët e bënë. Populli mbarë akoma jo./CNA.al





07:22 Opinione

Partia Zarfiste!

Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...

Lajmet e fundit nga