SPAK-u, si kapak për qeverisjen e dështuar
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e këtij shkrimi, ka kuptimin ?fal me zemërbutësi dikë që ka bërë ndonjë faj a gabim?. Ajo shpreh një ndjenjë të thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq si edhe dëshirën për ta ndihmuar atë.
Por, Edmond Panariti nuk është për t?u mëshiruar në këtë rast, edhe pse ia kuptoj hallin e madh në të cilin është gjendur, dhe që ndjehej në çdo fjalë të asaj pjese të deklaratës së tij, kur i cytur prej një pyetjeje pa asnjë bazë të një gazetari, (që kuptohej se e bëri pyetjen pa e ditur se çfarë kisha shkruar unë në lidhje me kompozitorin e madh Limos Dizdari ku evidentoja faktin që nuk është ?Nderi i Kombit?), u rrek të merret me mua, krejt paturpësisht e pa asnjë bazë, duke shkelur edhe normat më elementare të etikës së komunikimit mes dy njerëzve që njihen prej kohësh, që kanë punuar bashkë e që në komunikimin e ndërsjellë i drejtohen njeri-tjetrin me ? i dashur mik!?
Arsyeja se pse nuk e mëshiroj mjeranin e ndërsyer Edmond Panariti, lidhet pikërisht me të qenurin i ndërsyer.
Nëse ai do të fliste me fjalët e tij do të ishte krejt tjetër gje; do ta mëshiroja dhe do ta ndihmoja që më së pari të lexonte çfarë unë kam shkruar për Limos Dizdarin.
Dhe po të kishte vështirësi që të kuptonte atë që unë kam shkruar, do ta ndihmoja duke ia shpjeguar pa asnjë mëdyshje e me shumë vullnet e dashamirësi që ta kuptonte.
Mandej, do t?i sqaroja se në shkrimin tim unë nuk kam bërë asnjë akuzë ndaj Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, siç spekulloi gazetari që bëri pyetjen, me gjasë për ta ?peshkuar? siç u peshkua në fakt i ndërsyeri, sepse bëj pjesë ndër ata qytetarë të vendit tim që i respektoj me nderim autoritetet e larta të shtetit, dhe këtë Edmond Panariti e di shumë mirë, sepse ia kam konfirmuar sa herë ka rënë fjala për Presidentin e Republikës, për Protokollin e Shtetit, për solemnitetin dhe ceremonialin e dekorimeve e plot tema të tjera.
Tani le të vijmë tek ajo që unë kam thënë për zotin Limos Dizdari në një shkrim apel për t?iu gjendur pranë në luftën që kompozitori i madh po bën për të mundur sëmundjen e rëndë dhe për t?iu rikthyer jetës.
Po citoj: ?Edhe pse Limos Dizdari nuk është ?Nderi i Kombit?, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe ?artistë? tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t?i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit?.
Dhe tani një pyetje: ku e gjen zoti Panarit ?insinuatën keqdashëse? dhe pse ?është komplet malinje që të spekulosh? sipas asaj që ai tha, pa e ditur se çfarë unë kam shkruar?!
Në çfarë kam spekuluar, apo, pse kam thënë ?edhe pse Limos Dizdari nuk është ?Nderi i Kombit? ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe ?artistë? tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale?
Kam thënë një të vërtetë në fakt, aq sa jam gati ta sfidoj publikisht Edmond Panaritin, të cilin e ftoj që të marrë listën e të gjithë atyre që që janë nderuar me dekoratën e lartë ?Nderi i Kombit? prej Nënë Terezës, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë e deri tek Ferdinand Samarxhiu dhe Bujar Qamili që janë ndër emrat më të fundit, për t?i dëshmuar se mes këtyre emrave të respektuar, ka edhe plot të tjerë pa asnje kontribut, pa asnjë meritë përveç mediokritetit, e madje, ka në atë listë edhe emra ish bashkëpunëtorësh të ish UDB-së jugosllave apo edhe organizata kriminelësh e terroristësh!
Merreni atë listë që prej kur ka filluar të jepet dekorata e lartë ?Nderi i Kombit? zoti Panariti, dhe ejani t?jua dëshmoj emër për emër për sa ju thashë më sipër, e pastaj diskutojmë se kush bën insinuata keqdashëse apo kush mban qëndrime malinje.
Përgjatë gjithë karrierës time profesionale si gazetar, por edhe politike në të gjitha angazhimet e mia publike dhe institucionale, kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast të vetëm nuk kam bërë asnjë insinuatë keqdashëse, apo më keq akoma, të kem spekulluar aq sa dikush të ketë guxuar të më drejtohet me fjalët ?është malinjë të spekullosh?.
Ti je i pari o Edmond Panariti, që nuk pate as kurajon intelektuale që të paktën të thoje se falenderoj Luan Ramën për apelin që bëri dhe na e solli në mendja Limos Dizdarin, për të cilin ju as denjuat që të bënit një akt njerëzor e krejt qytetar, që të paktën t?i kishit dërguar një mesazh urimi në datën e lindjes kur ai u bë tetëdhjetë vjeç, më datën 7 shkurt të këtij viti, se për ndonjë gjë më shumë se aq as e pretendoj.
Por kjo është një temë tjetër dhe nuk ka lidhje me njerëz të ndërsyer, sepse është çështje dinjiteti, çështje kulture, çështje qytetarie. Është çështje integriteti!
Pastaj, se çfarë është të shkosh në spitalin ku gjendet Limos Dizdari dhe të përdorësh mikrofonët e ftuar aty për të më sulmuar mua, vetëm e vetëm se thashë një të vërtetë pa sulmuar e përmendur askend, këtë nuk është e nevojshme ta thotë një njeri i ndërsyer, sepse siç thonë në Dibrën e mençurisë, ?burri ka kohë me u korit?!
E rëndësishme dhe mbi çdo gjë është që Limos Dizdari të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes e ta kemi në mes tonë që të këndojmë bashkë me të ?Këputa një gjethe dafine?.
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...