ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Nga Çim Peka
Takimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit e Partisë Demokratike të Elbasanit pati një risi që nuk e kemi parë këto 9 muajt e fundit. Në harkun kohor të gati një viti, ai ka arritur politikisht dhe personalisht gjëra që asnjë nga ne nuk mund t?i mendonte. U rikthye ne politike nëntë vjet pas largimit; nëntë vjet më i moshuar, por nëntë herë më i qartë për fatin e Partisë Demokratike. Ia arriti që për nëntë muaj të prodhojë lajm; të tërheqë vëmendjen e opinionit publik më shumë se të gjithë faktorët së bashku. Për herë të parë në më shumë se një dekadë, ai, dhe jo Edi Rama, përcaktoi tonalitetin politik të vendit. Arriti të kthente përmbys situatën në Partinë Demokratike. Arriti që, akoma pa e marrë drejtimin e Opozitës, të detyronte Edi Ramën të mendonte seriozisht largimin për në Presidencë.
Por a mjaftojnë vetëm këto? JO.
Dje në Elbasan ai doli përtej Partisë Demokratike. Dhe ishte gjëja e duhur. Sot nuk ka demokrat që nuk ka një opinion të vetin edhe për Lulzim Bashen, edhe për Edi Ramën, edhe për George Soros, edhe për Departamentin e Shtetit. Nuk ka çfarë i bind më. Për më tepër që këto janë tema të rrahura e stër-rrahura, që janë jo vetëm të vjetra, por pas gjithë kësaj kohe nuk ngjallin më interesin e publikut.
Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush është Edi Rama; se çfarë përfaqëson qeveria e tij; se kriminalizimi i shoqërisë nëpërmjet kultivimit dhe trafikut të drogës është një teori dhe projekt politiko-ekonomik i tij. Edhe përsa i përket raportit të Ramës me Kosovën, rajonin dhe çështjen kombëtare, janë krejt të qartë. Ajo për të cilën nuk janë të qartë shqiptarët, është alternativa. Deri dje pak është folur për alternativën.
Dje Sali Berisha e ndryshoi diskursin politik nga çështjet e brendshme të Partisë Demokratike dhe të këqijat e Edi Ramës, në tema që jo vetëm shkojnë përtej votuesit demokrat, por edhe në një model tjetër të të bërit opozitë jo vetëm nëpërmjet akuzave, por pikë së pari nëpërmjet alternativës.
Sali Berisha duhet që rikthimin e tij, ta shndërrojë në ?kthim në të ardhmen?. Dhe për këtë nuk i mjaftojnë militantët demokratë. Për këtë duhet të shpalosë një diskurs të ri politik; një platformë të re opozitare; një alternativë serioze ndaj Edi Ramës; një Sali Berishë dhe Parti Demokratike që vjen nga e shkuara, jo për të risjellë të shkuarën, por për të ofruar të ardhmen. Temat që preku dje, si demokracia; arsimi; ekonomia; emigracioni; familja; çështja kombëtare, janë çështje që nuk prekin vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët.
Sali Berisha mund të rikthehet duke mos u ricikluar. Rrugë tjetër nuk ka. Ai duhet t?i rikthehet qeverisjes së tij, dhe të identifikojë gjërat që nuk shkuan. Ai nuk duhet të mjaftohet vetëm me rithemelimin e PD-së, por ai duhet të ri-shpikë veten, partinë, programin, ofertën, njerëzit.
Dje ai hodhi hapin e parë, por as kjo nuk mjafton.
Nga sot e tutje ai duhet t?u flasë votuesve jo-demokratë. Ai duhet të prezantoje një ofertë politike-ekonomike-sociale për dekadën e ardhshme, dhe jo një kopje të dekadës së shkuar.
Oferta nuk është vetëm program, por edhe njerëz.
Duke mos mohuar kontributin e asnjërit prej atyre që i janë bashkangjitur lëvizjes së tij, ai duhet të shkojë përtej tyre. Duhet të gërmojë dhe të gjejë të rinj e të reja po në ato familje demokrate dhe konservatore, por edhe përtej tyre.
Qeveria e Edi Ramës përveçse hajdute, është dhe qeveria më e paaftë në këto 3 dekada demokraci. Kjo në kohën kur numri i shqiptarëve të shkolluar në Perëndim, dhe jo vetëm, është mbi 70 mijë. Duhet të ofroje ata specialistë dhe ekspertë, të cilët nuk e shikojnë më të ardhmen e tyre në Shqipëri, por në emigracion.
Me staturën e tij, ai ka mundësinë dhe luksin ta shndërrojë Partinë Demokratike në magnetin e të rinjve, profesionistëve, specialistëve, dhe pse jo, ambiciozëve. Vetëm ai ka mundësinë ta shndërrojë PD-në në tokën më pjellore të politikanëve të rinj, seriozë, ambiciozë dhe të ndershëm.
PD në këto tre dekada ka qenë më shumë lëvizje se parti. Ka qenë konkurruese dhe fituese vetëm me Sali Berishën në krye të saj, pa të zbriti si parti e tretë. Misioni i fundit i Sali Berishës është që PD-në ta kthejë nga lëvizje, në parti. E thënë më qartë, ta lërë një parti me fibër politike dhe lidership politik konkurrues e fitues edhe kur ai të mos jetë më. Kur PD të kthehet nga lëvizje ne parti, mund të themi se kemi stabilizuar pluralizmin.
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij pol...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...